Connect with us

Lajme nga vendi

Universiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

Published

on

Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të studentës së tyre Daorsa Spahija.

Përmes një telegrami në Facebook, universiteti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e saj, duke i ftuar të gjithë ta kujtojnë me dashuri dhe mirënjohje,.

“Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, humbëm një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte. Dhimbja është e madhe, e heshtur dhe e vështirë të shprehet me fjalë.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e saj, të afërmit, miqtë. Le ta kujtojmë Daorsën me dashuri dhe me mirënjohje për kohën që patëm mundësinë ta kemi pranë nesh”, shkroi UT.

Lajme nga vendi

Gjendja epidemiologjike në Gostivar stabile

Published

on

Situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile, vlerësojnë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse numri i kontrolleve të para shënoi rritje krahasuar me ditën paraprake. Ndërkaq, nga MSh-ja njoftojnë se në të gjithë territorin e vendit nuk janë regjistruar raste të reja të konfirmuara laboratorikisht me ethet e Nilit Perëndimor.

“Situata në Gostivar mbetet stabile – nuk ka raste të reja të konfirmuara laboratorikisht me ethet e Nilit Perëndimor. Gjatë 2 gushtit janë regjistruar gjithsej 84 kontrolle të para, që është për 27 më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur ishin evidentuar 57 kontrolle. Pavarësisht rritjes ditore, numri i kontrolleve mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me kulmin e 18 korrikut, kur u regjistruan gjithsej 649 kontrolle. Sa u përket etheve të Nilit Perëndimor, në Institutin e Shëndetit Publik nuk kanë arritur raste të reja të konfirmuara laboratorikisht. Mostrat e fundit nga rastet e dyshuara kanë rezultuar negative në testimin PCR. Gjithashtu, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk ka pacientë të rinj të pranuar me dyshime për ethet e Nilit Perëndimor. Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me institucionet kompetente, vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën dhe do ta informojë me kohë opinionin për të gjitha të dhënat e reja relevante”, thonë nga MSH.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur

Published

on

Qendra për Menaxhimin e Kriseve (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 08:00 të datës 3 gusht 2026, në të gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 30 zjarre në hapësirë të hapur.

Sipas informacioneve të fundit, momentalisht nuk ka zjarre aktive. Nga numri total, një zjarr është vënë nën kontroll, ndërsa 29 të tjerë janë shuar plotësisht.

Nën kontroll mbetet zjarri në territorin e komunës së Brodit Maqedonas, midis fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë, ku digjej pyll i degraduar me drurë të ulët dhe vegjetacion i ulët.

QMK informon se shërbimet kompetente vazhdojnë të ndjekin situatën në terren dhe mbeten të gatshme për ndërhyrje të shpejtë në rast se shfaqen zjarre të reja.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Tabanoc”, “Bogorodicë” dhe “Dojran” pritet rreth një orë

Published

on

Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

“Në vendkalimet kufitare “Tabanoc”, “Bogorodicë” dhe “Dijran” ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi për rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rëshqitje të dheut.

Continue Reading

Më të lexuarat