Connect with us

Lajme nga vendi

Reagimi i Janevskës ndaj “shqipes”, Jovanovska Grujoska: Keqkuptim dhe reagim i momentit

Published

on

Drejtoresha e institutit të gjuhës maqedonase, Elena Jovanovska Grujoska e cilëson si një keqkuptim sjelljen e djeshme të Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, e cila pengoi disa herë kreun e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, teksa u përgjigjej gazetarëve në shqip. Elena Jovanovska Grujoska edhe pse nuk e ka parë, siç e cilësoi ajo, “incidentin”, thotë se nuk beson se këtu kishte qëllim të keq, por mund të ketë qenë një çështje momenti.

“Duke pasur parasysh faktin se nuk e kam ndjekur ngjarjen, po e shkruaja fjalimin për sot. Nuk e kam parë, prandaj nuk kam qëndrim lidhur me këtë çështje. Unë sinqerisht deri më tani nuk kam vërejtur që ministrja të ketë sjellje negative ndaj gjuhës shqipe. Si ka ndodhur incidenti nuk e di, megjithatë mendoj se bëhet fjalë për keqkuptim sepse ministria e arsimit, pavarësisht nëse ministri ka qenë shqiptar apo maqedonas, gjithmonë është sjellë me respekt ndaj institutit për gjuhë maqedonase, kështu që nuk besoj se ka këtu qëllim të keq, mendoj se është vetëm çështje momenti”, tha Elena Jovanova Grujoska, Drejtoreshë e Institutit për gjuhë maqedonase “Krste Misirkov”.

E pyetur se cili do të ishte reagimi nëse e njëjta situatë do të krijohej nga një ministër shqiptar në raport me maqedonishten, Jovanova Grujoska, u përgjigj.

“E dini si, ne në institutin e gjuhës maqedonase i kemi pritur ministrin e arsimit shqiptar, dhe ministrin e kulturës shqiptar, ata këtu janë drejtuar fillimisht në maqedonisht pastaj në shqip, një komunikim i tillë ka ekzistuar gjithmonë, ndërsa unë me të gjithë në kabinetin e ministrisë, në sektorin e shkencës në ministri me të gjithë shqiptarët komunikoj në gjuhën maqedonase, atë gjuhë e di, ata me mua flasin ashtu”, tha Elena Jovanova Grujoska, Drejtoreshë e Institutit për gjuhë maqedonase “Krste Misirkov ”.

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, ministrja e arsimit, Vesna Janevska, nuk kishte tolerancë ndaj shqipes. Ajo që ra në sy, ishte sjellja e ministres gjatë konferencës për media, e cila disa herë e ndërpreu Kasamin, për të kërkuar që komunikimi të ishte “më i shkurtër” ose të bëheshin “përkthime në maqedonisht”, pasi siç tha, duhet ta kuptojnë edhe ata që “nuk e dinë shqipen”. /Alsat.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Mashtrohet tetovari, mbetet pa veturë e pa para

Published

on

Më 06.08.2026 në ora 13:40 në SPB Tetovë, një 59-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi S.B. nga rajoni i Shkupit. Sipas denoncimit, në prill të vitit 2026 ai me S.B. është marrë vesh që t’i shesë një automjet motorik transportues me targa të Shkupit, pronë e një personi juridik nga Shkupi, për një shumë prej 11.000 eurove me marrëveshje për pagesë me këste. Mirëpo, deri në ditën e denoncimit, shuma e rënë dakord nuk është paguar dhe as automjeti nuk është kthyer. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjykata Kushtetuese për herë të parë denoncon një gjyqtar

Published

on

Gjykata Kushtetuese për herë të parë ka kallëzuar një gjyqtar të Gjykatës Themelore Civile Shkup në Prokurorinë Publike dhe në Këshillin Gjyqësor për shkak të moszbatimit të një vendimi të saj, transmeton TV21.

Bëhet fjalë për rastin e gazetares Natasha Stojanovska, lidhur me ngjarjet e 27 prillit 2017.

Gjykata Kushtetuese më herët kishte konstatuar shkelje të së drejtës së saj për lirinë e shprehjes publike dhe kishte urdhëruar rishqyrtimin e rastit.

Megjithatë, Gjykata Themelore Civile e kishte hedhur poshtë kërkesën për përsëritjen e procedurës, duke vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk përbënte bazë për një gjë të tillë.

Nga Gjykata Kushtetuese thonë se me një veprim të tillë nuk janë respektuar vendimi final.

Advertisement

Për këtë arsye, për herë të parë është aktivizuar mekanizmi i ri për zbatimin e vendimeve, i paraparë me Aktin e Gjykatës, i cili është në fuqi që nga shtatori i vitit 2024.

Continue Reading

Lajme nga vendi

DAP: “TURIZËM I DREJTË” – QYTETARËT QË JAPIN ME QIRA AKOMODIME DUHET TË DEKLAROJNË TË ARDHURAT

Published

on

Me vizita në destinacionet turistike vendase, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) po vazhdon fushatën për një sezon turistik të drejtë, me qëllim që të nxisë pagesën e barabartë të tatimeve nga të gjithë qytetarët që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e kapaciteteve të akomodimit të çdo lloji. Në kulmin e sezonit turistik, nga DAP thonë se shumë pronarë privatë presin mijëra turistë dhe realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e pronave të tyre, pa i deklaruar ato për qëllime tatimore, duke mos përmbushur detyrimet ligjore.

Përfaqësuesit e DAP informuan se janë vazhdimisht në terren për t’u ofruar qytetarëve udhëzime praktike për deklarimin e të ardhurave që personat fizikë realizojnë nga dhënia me qira e apartamenteve, banesave, shtëpive, uikend-shtwpive, dhomave dhe kapaciteteve të tjera të akomodimit, si dhe nga veprimtari të tjera sezonale të lidhura me turizmin.

Deklarimi i të ardhurave nga qiraja ose nënqiraja bëhet në mënyrë elektronike përmes sistemit e-Shërbime Tatimore. Qytetarët që janë të punësuar ose që tashmë kanë përdorur sistemin për skanimin e kuponëve fiskalë kanë profil të krijuar, ndërsa ata që nuk kanë profil duhet ta hapin një të tillë për të deklaruar të ardhurat në kohë.

FIKRET ZENUNI – Në rastet kur qiraja zgjat më pak se 31 ditë gjatë një muaji, deklarimi duhet të bëhet deri më 10 të muajit pasues. Kur pagesa realizohet përmes platformave të huaja, afati është gjithashtu deri më 10 të muajit pasues pas pagesës. Tatimi i miratuar duhet të paguhet jo më vonë se data 15 e muajit për muajin paraprak.

Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat bruto, pra mbi shumën totale të paguar nga mysafiri.

Advertisement

Nga kjo shumë zbriten 10% shpenzime të njohura, nëse objekti jepet i pamobiluar ose 15%, nëse objekti është i mobiluar.

DAP vë theks të veçantë edhe te dhënia me qira përmes platformave digjitale si Airbnb, Booking, Facebook, Kajak dhe platforma të tjera.

Nëse qytetarët nuk i përmbushin detyrimet tatimore, Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat Personale parashikon gjobë prej 50 deri në 250 euro, në kundërvlerë në denarë, për personat fizikë që nuk paraqesin deklarimin për të ardhurat nga qiraja ose nënqiraja./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat