Sport
BOTËRORI 2026: SHQIPËRIA KËRKON TRI PIKËT NDAJ ANDORRËS
Kombëtarja e Shqipërisë në pritje të ndeshjes së parafundit të Grupit K, për kualifikim në Kampionatin Botërorë të futbollit që në vitin 2026 mbahet n SHBA, Kanada dhe Meksikë , nesër zhvillon ndeshjen me Andorrën
Kombëtarja shqiptare për dy ditë me radhë ka zhvilluar përgatitje n Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Të dhënat tregojnë se kuqezinjtë janë përballur tetë herë me këtë rival, duke regjistruar gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje..
Në seancën e mbrëmshme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.
Sot Kombëtarja nga Barcelona ka udhëtuar drejt Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00 në stadiumin ku edhe do t zhvillohet ndeshja .
|
Ndeshja Andorra-Shqipëri do të luhet nesër , në Andorra me fillim në ora 20:45 në ‘Estadi de la FAF” në Encamp, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri rumun Horatiu Fesnic |
Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT
Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.
Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Kjo javë sjell disa ndeshje mjaftë tërheqëse sa i përket e ekipeve që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Një ndeshje më interesante pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të cilat aktualisht mbajnë mesin e tabelës.
Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.
Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:
Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni3 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

