Connect with us

Lajme nga vendi

Janevska: Arritëm konsensus të gjerë se në ç ‘drejtim do të veprojmë për zhvillimin e arsimit në të ardhmen

Published

on

Grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Delegacionit të BE-së, UNICEF-it, Bankës Botërore, GIZ-it, UNDP-së, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendrës Shtetërore të Provimeve, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe sektorit civil hartoi Strategji të re për arsimin, e cila do të zbatohet nga viti 2026 deri në vitin 2032. Para se të miratohet nga Qeveria, do të vihet në shqyrtim publik përmes sistemit qeveritar ENER, me qëllim që të ofrohet mundësi për komente dhe sugjerime në drejtim të avancimit të përmbajtjes.

Për këtë sot informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, para fillimit të punëtorisë së për Strategjinë, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që dhanë kontribut në përgatitjen e saj gjatë gjashtë muajve të kaluar.

Dokumenti thekson zhvillimin e programit të ri për arsimin parashkollor, gjithëpërfshirjen në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe infrastrukturën, ku moment kyç është optimizimi i rrjetit shkollor dhe implementimi i punës me një turn. Janevska informoi se do të ndiqet zbatimi i konceptit të ri për arsimin e mesëm-gjimnaz dhe për arsimin profesional, si dhe model të ri për maturën shtetërore. Në vitin 2026 fillon zbatimi i formulave të reja për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Do të miratohet legjislacion i ri në arsimin e lartë, dhe veçanërisht do t’i kushtohet vëmendje për zhvillimin e kapaciteteve kadrovike të MASH-it.

Ministrja konfirmoi se opinioni gjerë do të ketë mundësinë të kontribuojë në krijimin e versionit më të mirë të dokumentit strategjik, së bashku me planet e shoqëruara të veprimit, pasi ai nga nesër do të publikohet në sistemin ENER të Qeverisë dhe do të jetë i disponueshëm për komente, sugjerime, vërejtje, para miratimit përfundimtar.

Lajme nga vendi

Sekuestrohen 166 dërgesa postare, kallëzim penal ndaj një kompanie dhe ndaj një personi

Published

on

Drejtoria e Doganave njofton se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një kompanie postare dhe ndaj një personi, pasi sipas Doganës, kompania ofronte në mënyrë të paligjshme shërbime postare.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se kompania bënte kontrabandë të dërgesave.

“Inspektorët doganorë të Departamentit të Hetimeve, në një veprim të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Agjencinë Postare dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer një kontroll në një kompani që ofronte ilegalisht shërbime postare ndërkombëtare dhe kontrabandonte mallra. Gjatë kontrollit, u gjetën gjithsej 166 dërgesa postare me mallra të ndryshme, me një vlerë totale prej gati 240 mijë denarësh”.

“Mallrat e kontrabanduara u sekuestruan, dhe nga ana e inspektorëve u ngritën kallëzime penale kundër një personi juridik dhe një personi fizik për veprën penale të fshehjes së mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor. Konkretisht, kompania kryente trafik postar ndërkombëtar pa licencë të duhur, duke i transportuar dërgesat postare me mjete përmes pikave kufitare pa i deklaruar ato tek autoritetet doganore”.

“Më pas ato i ruante ilegalisht në një depo të cilën e posedonte me qëllim që ti transportonte deri te klientët, dhe për të cilat duhet të paguhej”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MASH-i ndan grante për 25 shkolla për parandalimin e dhunës

Published

on

Tetëmbëdhjetë shkolla fillore dhe shtatë të mesme në vend kanë marrë grante nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të zbatuar aktivitete nga programet për mbrojtjen e nxënësve nga lloje të ndryshme të veseve, dhunës dhe delikuencës.

Në ueb faqen e MASH-it janë publikuar rezultatet e thirrjeve publike (për shkollat ​​fillore dhe të mesme) për ndarjen e fondeve për zbatimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtje nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca e nxënësve, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit, abuzimit me drogë dhe substanca të tjera psikotrope, një program për parandalimin e pjesëmarrjes në lojëra fati dhe për mbrojtje nga delikuenca e të miturve për vitin shkollor 2025/2026.

Grante kanë marrë shkollat ​​fillore në komunat Aerodrom, Gazi Babë, Debarcë, Dollnen, Kavadar, Karposh, Kisella Vodë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Likovë, Makedonski Brod, Mogillë, Tetovë, Qendër, Shtip dhe në qytetin e Shkupit shkolla për nxënës me nevoja të veçanta arsimore “E ardhmja”.

Sipas rezultateve të publikuara, fitues të grantit nga MASH janë edhe shtatë shkolla të mesme publike  – nga Radovishi, Kumanova, Shtipi, Manastiri, Berova, Negotina dhe nga Dibra.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mot me diell dhe me vranësira të vogla lokale

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior dhe veriperëndimorë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 14 gradë.

Në Shkup, në orët e mëngjesit në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë.

Continue Reading

Më të lexuarat