Connect with us

Lajme nga vendi

Rasti “Besa Trans”/ Një ditë pas përvjetorit të aksidentit tragjik, filloi rigjykimi

Published

on

Pas disa seancave të anuluara, në Gjykatën Penale të Shkupit filloi rigjykimi për rastin “Besa Trans”, pasi Apeli para një viti e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë ku pronari i kompanisë transportuese Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burg. Haxhiu, i cili tanimë tre vite qëndron në bankën e të akuzuarit, para gjykatësit sërish deklaroi se nuk ndihet fajtor për veprën penale që i ngarkohet, respektivisht se ka falsifikuar certifikatën e licencës së autobusit i më 23 nëntor të vitit 2021 u dogj në Struma të Bullgarisë dhe si pasojë, humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. I pafajshëm u deklarua edhe përfaqësuesi i personit juridik “Besa Trans”,  Arif Kovaçi.

Me rifillimin e gjykimit për lëndën që nuk ka të bëjë me aksidentin, por vetëm me licencën, është ndërruar edhe prokurori. Akuzën në rigjykim do ta përfaqësojë Zoran Zdravev, pasi që Vlladimir Milloshevski është avancuar në pozitën e prokurorit të lartë.

Në seancën e sotme, ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit, resorit kompetent i cili jep certifikatat e licencave për transportuesit. Draganço Jovev i punësuar në këtë ministri, tha se mbetet në deklarimin që e ka dhënë gjatë gjykimit të parë, respektivisht se kompania “Besa Trans” ka pasur licencë për transport ndërkombëtar për pesë autobusë, por nuk ka pasur licencë për autobusin e djegur.

Në seancën e radhës, të caktuar për më 19 dhjetor, pritet të dëshmojë përfaqësuesi i Doganës, të cilën gjykatësi Ivica Stefanovski, e cilësoi si “çelës” të lëndës.

Sipas akuzës, prej 10 janarit të vitit 2021 e deri në ditën e aksidentit, autobusi ka kaluar kufirin me certifikatë licence të falsifikuar 20 herë. Për këtë, sipas Prokurorisë është fajtor pronari i kompanisë Bekim Haxhiu, i cili nëpërmjet shoferëve të ndryshëm, ka mundësuar që autobusi të udhëtojë në relacione të ndryshme. Mbrojtja ka mohuar në vazhdimësi se ka bërë falsifikim të certifikatës së licencës, ndërsa insistojnë në formulimin se për të pasur falsifikim, duhet që dikush të krijojë një dokument të rrejshëm, që sipas tyre në këtë rast, nuk ka ndodhur.

Advertisement

Tragjedia e Bullgarisë, mbetet ndër më të rëndat në historinë e vendit, ndërsa familjarët, por edhe opinioni vazhdimisht kanë kërkuar përgjegjësi. Bullgaria hapi hetim për arsyet e aksidentit, megjithatë i mbylli pasi sipas tyre fajtor ka qenë shoferi që ka humbur jetën në aksident, sepse ka lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar, në kushte të papërshtatshme të rrugës.Gazetar: Suad Bajrami

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat