Connect with us

Lajme nga vendi

Presidentja ndau 20 bursa asnjë student shqiptar nuk është në mesin e njëzetë studentëve për studime jashtë vendit

Published

on

Asnjë student shqiptar nuk është në mesin e njëzetë studentëve që fituan bursën studentore “Boris Trajkovski” nga ana e presidentes Gordana Siljanovska Dafkova. E, në fjalimin e saj, presidentja foli për faktin se shumica e të rinjëve që largohen nga vendi, largohen për faktin se atyre nuk u jepet mundësia e drejt për avancim, sipas saj, çmimin më të madh për këtë gjë e paguan shteti dhe vet qytetarët.

GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA, PRESIDENTE 

“E dijmë se njëra prej arsyeve kryesore për migrimin e të rinjëve më të talentuar është pikërisht nevoja e tyre për të krjuar vlera, të avancojnë jo në bazë të lidhjeve dhe privilegjeve, por vetëm në bazë të njohurive të fituara  dhe kualitetit që ata e posedojnë.  Të dashur studentë, jeni pjesë e një grupi të vogël të rinjësh që ne, nuk guxojmë t’i humbim”

Ndërkaq, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska studentëve që fituan bursën shtetërore u bëri me dije që prej tyre pritet forcimi i kapaciteteve institucionale dhe zhvillimit të vet shtetit.  Ajo kërkoi nga ata që të mos harrojnë se nga vijnë në momentin kur të përfundojnë me sukses këto studime.

VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

Advertisement

“Është një inkurajim për të vazhduar të ecni përpara me guxim, për të eksploruar, për të krijuar, për të mësuar dhe për të kaluar kufijtë e të mundshmes. Tani kur jeni bursist dua të ju këshilloj diçka ndonëse edhe nuk më pyesni, kur ti merrni diplomat, kur t’i hedhni kapelet lartë, kthejeni në mendjen tuaj se prej nga vini dhe kush ju mbështeti në rrugën tuaj drejtë suksesit”

Përndryshe, bursa studentore për studentët e dalluar “Boris Trajkovski” është bursë financiare që kap shumën afërsisht 15 mijë euro. Gjysmat e mjeteve sigurohen nga shteti ndërkaq 50 përqindëshi tjetër i shumës sigurohet nga kolegji “City” nga Selaniku. Si iniciativë është nisur nga koha kur tashmë presidenti i ndjerë, Boris Trajkovski ishte në detyrë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat