Lajme nga vendi
Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026 mars.
Lajme nga vendi
Abazi: Edhe policët do të përgjigjen për Koçanin, brenda 10 ditëve pritet akuza për pjesëtarët e MPB-së
Kryeprokurori i Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi thotë se brenda 10 ditëve do të ketë aktakuzë edhe për pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht për policët, në rastin e diskotekës “Puls” në Koçan, përcjell TV21. Abazi thotë se tashmë janë dëgjuar të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët në lidhje me këtë rast.
“Nga ana e prokurorit publik në këtë lëndë janë dëgjuar të gjithë të akuzuarit. Janë siguruar të gjitha dëshmitë. Javën e kaluar u dëgjua edhe i akuzuari i fundit. U dëgjuan edhe dëshmitarët dhe u është dhënë njoftim për hetim të përfunduar dhe për dhjetë ditë presim…pasi që të hetohen edhe dëshmitë e reja që i siguruam dhe deklaratat e të akuzuarve dhe dëshmitarëve, presim për shkurt kohë, dhjetë ditë të merret vendimi i Prokurorisë Publike. Të gjitha dëshmitë materiale në lidhje me këtë rast penalo-juridik janë siguruar, nga viti 2012, deri në veprimin e fundit dhe ditën e ndodhisë së fatkeqësisë. Hetimi po zhvillohet në atë drejtim, të shohim lëshimet e secilit prej personave me autorizime policore, cilat janë lëshimet e secilit prej tyre, dhe gjithsesi në aktakuzë do t’i tregojmë të gjitha. Të gjitha lëshimet dhe veprimet e lëshuara nga ana e zyrtarëve të policisë”, tha Abazi.
Lajme nga vendi
Stojkovski: Numri i burrave me kancer të prostatës në RMV rritet nga 30 deri 40 çdo vit
Numri i pacientëve të regjistruar me kancer të prostatës nga 30 deri në 40 persona çdo vit. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Igor Stojkovski, transmeton Portalb.mk.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar në Klinikë vitin e kaluar, gjysma, ose 2,540 pacientë, ishin meshkuj. Sëmundjet më të zakonshme malinje te burrat janë kanceri i prostatës, sistemit tretës dhe mushkërive.
Vitin e kaluar, pati 494 pacientë të regjistruar me kancer të prostatës.
“Rekomandohet të fillohet kontrolli për kancerin e prostatës në dekadën e pestë. Kufiri i moshës po zvogëlohet dhe sëmundja po shfaqet te një popullatë më e re. Kanceri i mushkërive, fshikëzës dhe fytit tek burrat shoqërohet me pirjen e duhanit”, tha Stojkovski.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore ‘Zhelezniçar’, Spase Janev, tha se si profesionistë të shëndetit, ata duhet të punojnë më shumë në rritjen e ndërgjegjësimit, veçanërisht te popullata e burrave, për kryerjen e kontrolleve të rregullta parandaluese.
“Nëse dikush ndjen një simptomë edhe në moshën 40-45 vjeç, duhet të vijë për një ekzaminim. Është shumë e rëndësishme të rritet ai nivel i vetëdijes te popullata mashkullore në mënyrë që ata t’i nënshtrohen rregullisht këtyre ekzaminimeve. Të gjithë bashkëqytetarët tanë në moshën 45-55 vjeç, që është më kritikja, duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre për skrining”, tha Janev.
Ndryshe, në muajin nëntor në mbarë botën zhvillohet fushata ‘Movember’ e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin e burrave, sidomos për kancerin e prostatës, kancerin testikular, shëndetin mendor dhe parandalimin e problemeve serioze.
Lajme nga vendi
Misteri i avionit Wizz Air – U përpoq 2 orë të ulej në Shkup, përfundoi në Prishtinë
Një avion Wizz Air që ishte nisur nga Venecia për në Shkup ka përfunduar në Prishtinë. Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, Airbus A321neo i kompanisë hungareze me kosto të ulët u përpoq të ulej në aeroportin e Maqedonisë së Veriut për gati dy orë, por pa sukses. Kështu, pasi i kishte ardhur rrotull aeroportit të Shkupit për 17 herë, ai u drejtua Prishtinës në Kosovë, ku u ul pa probleme të mëtejshme.
Linja ajrore ia atribuon problemin motit të keq, edhe pse avionë të tjerë u ngritën dhe u ulën në të njëjtën kohë, me dukshmëri të klasifikuar si maksimale. Aeroplani me 239 vende kaloi disa herë mbi aeroportin maqedonas në një lartësi shumë të ulët.
Avioni u nis nga Venecia në orën 14:33 dhe iu afrua Shkupit në orën 15:41. Nga ai moment, ai bëri disa rrotullime, pa mundur të ulej. Në orën 17:33, ai filloi të shkonte në veri, me destinacion Prishtinën. Ai u ul atje në orën 17:55, më shumë se tre orë pas nisjes.
“Wizz Air konfirmon se fluturimi W6 4752 nga Venecia në Shkup më 25 nëntor është devijuar në Prishtinë për shkak të kushteve të këqija të motit në Shkup”, – i tha Corriere-s linja ajrore. “Të gjithë pasagjerët do të transportohen në Shkup me transport tokësor. Siguria e pasagjerëve, ekuipazhit dhe avionëve tanë është përparësia jonë kryesore dhe ne falënderojmë ekuipazhin tonë për profesionalizmin e tyre dhe pasagjerët për mirëkuptimin e tyre.”
Megjithatë, linja ajrore nuk sqaroi pse avionët e tjerë u ulën pa incidente.
-
Lajme nga vendi4 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

