Lajme nga vendi
Moti me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut
Moti sot kryesisht me vranësira dhereshje të kohëpskohshme të shiut, vende vende më të dendura (mbi 25 lit/m2) dhe me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, vende vende erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 16 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Prezantimi i automjeteve të blinduara të lehta Stryker të blera nga Shtetet e Bashkuara
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut do të prezantojnë sot në kazermën “Straso Pinxhur” në Petrovec, pranë Shkup, 17 automjete të reja të blinduara të lehta Stryker, të siguruara nga Shtetet e Bashkuara.
Automjetet e tipit Stryker janë pjesë e procesit të modernizimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjes së gatishmërisë së forcave ushtarake.
Ky furnizim konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO dhe në forcimin e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Lajme nga vendi
BDI: Ivan Stoilkoviç largon pesë shqiptarë me vendim arbitrar
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të ministrit Ivan Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e ligjit dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve publike.
Sipas BDI-së, rasti përmban elemente të një procesi të kontestueshëm si në aspektin procedural ashtu edhe në atë material. Partia thekson se procedura disiplinore është zhvilluar jashtë afateve ligjore, çka sipas tyre e bën atë juridikisht të pavlefshme.
Po ashtu, në reagim thuhet se vendimi është marrë pa prova të mjaftueshme dhe pa përcaktuar përgjegjësi individuale, ndërsa përmenden edhe indikacione për ndërtim të mëvonshëm të argumenteve për të justifikuar një vendim të marrë paraprakisht. BDI vlerëson se masa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës është joproporcionale në raport me pretendimet.
Partia opozitare paralajmëron se këto veprime përbëjnë një model të rrezikshëm vendimmarrjeje dhe mund të interpretohen si arbitrare, sidomos kur merren pa respektuar afatet ligjore dhe pa prova të qëndrueshme.
Rasti bëhet edhe më i ndjeshëm, sipas BDI-së, për shkak se bëhet fjalë për pesë punonjës shqiptarë në një ministri që ka për mision marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, duke shtuar nevojën për transparencë të plotë dhe paanshmëri.
BDI kërkon publikimin e plotë të procedurave dhe vendimeve që kanë çuar në këto largime, hetim institucional për respektimin e ligjit dhe rishqyrtim të menjëhershëm të vendimeve në përputhje me standardet e administratës publike.
Sipas tyre, ky rast duhet të shërbejë si test për seriozitetin e institucioneve dhe përkushtimin ndaj parimit të barazisë dhe ligjshmërisë.
Lajme nga vendi
Dorëzohet aktakuzë ndaj tre personave, vodhën kabllo në një fabrikë në Shkup
Pas kryerjes së një hetimi, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti aktakuzë kundër tre bashkëkryesve të veprës penale “Vjedhje e rëndë” sipas nenit 236, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
“Në ditët e para të marsit të këtij viti, nga ambientet e fabrikës “Zhelezara”, të pandehurit vodhën lloje të ndryshme kabllosh me vlerë totale prej 196.500 denarësh, në pronësi të një personi juridik nga Kavadari. Gjatë vjedhjes, ata dëmtuan edhe një kabllo që ishte pjesë e një instalimi publik elektrik, me vlerë 800.000 denarë. Kur i ngarkuan kabllot në një makinë dhe u përpoqën t’i nxirrnin nga ambientet e fabrikës, të pandehurit u zbuluan dhe u privuan nga liria”.
“Me aktakuzën, prokurori publik i paraqiti Gjykatës një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të caktuar më parë për njërin nga të pandehurit, ndërsa masat paraprake janë në fuqi për dy të tjerët”, thonë nga Prokuroria.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

