Connect with us

Sport

NBA: OKLAHOMA E VETMUAR  KRYESON KONFERENCËN E PERËNDIMIT

Published

on

Kampionati  amerikan i basketbollit NBA ka vazhduar edhe sot me shtatë ndeshje  ku ekipet  vendase  ishin më të  suksesshme . Oklahoma e vetmuar  kryeson Perëndimin me  26  fitore e  3  humbje

 Gjashtë  fitore  të ekipeve  vendase  dhe  vetëm një fitore e ekipit  mysafirë është  epilogu iu  shtatë ndeshjeve  të  zhvilluara  sot  në  kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma  kryeson me 26  fitore e vetëm  3  disfata  para  Detroit  që ka  21  fitore  7  disfata

Skuadra kampione Oklahoma sot regjistroi  fitoren e radhës 119-108  ndaj ekipit Memfis  duke  regjistruar  fitoren e  26  sezonale . Aleksandër Shai  shënoi 31 pikë e  10 kërcime. Boston  mundoi  ekipin e  Indianes  me rezultat 103-95, ndërsa më efikas  në lojë ishte Jaulen Brown me 31 pikë. Denver  mundi   Juta  Jazz me rezultat135-112 .

Golden State triumfoi ndaj ekipit Orlando me rezultat bindës 130-97,  ku protagonist kryesor ishte Stephen Curry me 26  pikë, Detroit në transfertë mundi Portlandin 110-102

 Pas  29  ndeshjeve  të zhvilluara  Konferencën e Perëndimit e kryeson Oklahoma  me  26  fitore  e  3  disfata e ndjekur  nga  Denver dhe  Sakramento  që  kanë nga 21 firore dhe  nga  7  disfata  në pozitën e katërt është  Lakers  me  19  fitore e 8  disfata.

Advertisement

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Sport

NBA: FITORE TË RËNDËSISHME PËR LAKERS DHE WARRIORS

Published

on

Katër fitore  të vendasve dhe  po aq  fitore  të  ekipeve mysafire është  epilogu  i tetë ndeshjeve  të zhvilluara  sot  në kampionatin amerikan  të basketbollit NBA

 Los Angeles Lakers mund Filadelfian në Kaliforni në një ndeshje të vendosur në fund. Vendasit humbën shërbimet e Luka Donçiç në periodën e dytë për shkak të një problemi në këmbën e majtë. Lojtari  më efikas në këtë ndeshje ishte Austin Reaves që realizoi 35 pikë më vetëm 25 minuta. Ndërsa te skuadra   mysafire  më efikas  ishte Joel Embiid me 35 pikë  

Fitore  me peshë të madhe  në transfertë ka regjistruar  skuadra e  Golden State  Warriors  97-101në përballjen  me  Finiks.  Lojtari  më efikas  te  Wariors ishte Spencer me 20 pikë,  6 kërcime dhe 4 asiste , ndërsa te vendasit më efikas ishte Bruks me  24 pikë të shënuara.

Fitore  në cilësinë e vendasit kanë shënuar edhe Orlando, Atlanta dhe Toronto, ndërsa  në cilësinë e mysafirit  fitore kanë shënuar edhe Charlotte,  San Antonio  dhe Uashingtoni[,

 Tabelën në Konferencën e Perëndimit e  kryeson Oklahoma me 40  fitore e  12  disfata  e ndjekur nga San Antonio që ka 35 fitore e 16 humbje.

Advertisement

 

DETROIT –WASHINGTON   117-126

ORLANDO -BROOKLYN        118-98

ATLANTA -UTAH JAZZ          121-119

TORONTO -CHICAGO           123-107

Advertisement

HOUSTON –CHARLOTTE         99-109

DALLAS – SAN ANTONIO      123-135

PHOENIX –GOLDEN STATE     97-101

LAKERS-PHILADELPHIA         119-115

 
 
Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement
Continue Reading

Sport

HAPEN LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE MILANO CORTINA 2026

Published

on

 Sonte me fillim në ora  20.00  në  stadiumin  San Siro të Milanos  do të  mbahet  ceremonia hapëse e  Lojërave  Olimpike Dimërore  ‘’Milano Cortina  2026’’ku  do të marrin pjesë mbi 2900  sportist  nga  92 vende  të Botës

 Sonte me një ceremoni spektakolare do të nis edicioni i  25-të jubilar  Lojërat Olimpike  Dimërore Milano-Cortina  2026.  Hapja  solemne  do të  filloj me  parakalimin e   afro  3.000  sportistëve  nga  92 vende  të botës .

Ndryshe nga edicionet e mëparshme inauguruese, ku delegacionet dhe mbajtësit e flamujve hynin në një vend të vetëm të ndarë në grupe, ky edicion do të shohë pjesën më të madhe  të  sportistëve që do të marshojnë edhe nëpër vendet ku edhe  do të garojnë

 Ceremonie  kryesore e Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026   do të  mbahet  sonte   me  fillim në ora 20.00 në Stadiumin Olimpik San Siro të Milanos, si dhe në vendet olimpike të Livignos, Predazzos dhe Cortinës. Në përputhje me protokollin olimpik, parada fillon me Greqinë dhe përfundon me Italinë, vendin pritës, duke ndjekur rendin alfabetik të delegacioneve në italisht.  

Kujtojmë  se   Maqedonia e Veriut në këto  Lojëra  Olimike  Dimërore përherë të parë do të përfaqësohet me  4 garues,  Shqipëria  gjithashtu do të  përfaqësohet me  4  sportistë, ndërsa  Kosova  vetëm  me  2  garues.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

FC SHKUPI: GRUPI PËR STABILIZIM PEZULLON AKTIVITETET

Published

on

Vetëm disa ditë para fillimit të pjesës pranverore të kampionatit në Ligën e Parë të  futbollit, përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale, grupi që aktualisht administron faqen dhe aktivitetet e FC Shkupit ka njoftuar ngrirjen e të gjitha veprimeve të tyre në klub.

Vendimi vjen pas paqartësive të krijuara rreth statusit të udhëheqjes, pasi një person i prezantuar si “i autorizuar” nga ish-presidenti ka komunikuar se ka marrë drejtimin e klubit. Grupi i tifozëve thekson se autorizimi i prezantuar nuk dëshmon transferim pronësie, por vetëm përfaqësim administrativ, çka ka nxitur shqetësime për transparencën dhe të ardhmen e funksionimit të klubit.

Duke mos arritur marrëveshje të shkruar për formën e bashkëpunimit dhe drejtimin e klubit, përfaqësuesit e tifozëve kanë vendosur të pezullojnë aktivitetet deri në sqarimin e situatës, duke theksuar përgjegjësinë ndaj lojtarëve, stafit dhe opinionit sportiv.

“Këshilli për shpëtim dhe rikthim të ndershmërisë, dinjitetit dhe identitetit të Klubit Futbollistik Shkupi” deri sa të arrihet një marrëveshje e shkruar mes nesh dhe “personit të autorizuar nga ish presidenti”, NGRIJMË TË GJITHA AKTIVITETET TONA NË KLUB DHE RRETH KLUBIT, ndërsa “personit të autorizuar nga ish presidenti” i urojmë fat dhe punë të mbarë në shpëtimin e klubit

Situata mbetet e hapur, ndërsa pritet një zgjidhje institucionale në prag të nisjes së pjesës pranverore të sezonit. 

 

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat