Connect with us

Sport

BASKETBOLL: HAPOEL TEL AVIVI PRINË TABELS NË EUROLIGË

Published

on

Kompletohet java e 18-të e Euroligës së basketbollit në kategorinë e meshkujve ku skuadrat vendase regjistruan katër fitore, ndërsa ato mysafire gjashtë. Skuadra izraelite  Hapoel Tel Aviv e vetmuar  kryeson  tabelën

 Hapoel Tel Aviv  rikthehet  serish në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit  në Euroligën e basketbollit  për meshkuj edhe  pas  ndeshjeve  të  xhiros së  18-të. Skuadra  nga  Izraeli   mundi skuadrën gjermane Bayern Munih në transfertë  me rezultatin 82-72.  që ishte  fitorja e 13-të sezonale, Një ndeshje dramatike  u  zhvillua  mes Fenerbahçes dhe Barcelonës e cila përfundoi me fitoren e vendasve  me rezultatin e ngushtë 72-71. Dy ekipet  kanë  pretendimet parësore  për të sigurua  një biletë  për fazën play off.

 Fitore  të  rëndësishme  ka  shënuar edhe Valencia  Basket  në përballjen me  skuadrën e Baskonia Gasteiz  dhe ngjitet në pozitën e dytë në tabelë.  Zhgënjen   skuadra  Lituaneze, Zalgiris Kaunas që  para  tifozëve  vendas  pësoi   disfatë nga  Panathinaikosi me  rezultatin 85-92 . Në  zonën e play ofit prite të mbetet edhe  ekipi i Monakos  që  mundi  Real Madridin me rezultatin 100-95.

 Tabelën e  kryeson Hapoel Tel Aviv me  13 fitore e 5  disfata e  ndjekur  nga  Valencia,  Panathinaikosi dhe Barcelona  që kanë nga  12  fitore e 6  disfata .  Java e  19-të e  Euroligës së basketbollit  do të zhvillohet më  30  dhjetor.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat