Connect with us

Lajme nga vendi

SHOQATA BJESHKATARE “BUKURITË E SHARIT” MBAJTI KUVENDIN VJETOR

Published

on

Shoqata Bjeshkatare “Bukuritë e Sharrit” nga Bogovina që numëron  diku  120  anëtarë mbrëmë mbajti Kuvendin vjetor që kishte  karakter llogaridhënëse.

Mbrëmë Shoqata bjeshkatare  “Bukuritë e Sharrit” me seli në Bogovinë mbajti Kuvendin  e rregullt vjetor që kishte  karakter llogaridhënëse . Të pranishëm  krahas  kryesisë  së Shoqatës  të pranishëm ishin  të gjithë anëtarët si dhe  kryetari i Unionit të Shoqatave  bjeshkatare  në Maqedoni  Fari  Rexhepi.  Qëllimi i Kuvendi  ishte  raporti  të punës së Shoqatës për vitin 2025, raporti financiar ,plan programi i punës për vitin 2026 si dhe ndarja e mirënjohjeve për ata të cilët kanë përkrahë dhe kanë dhënë kontribut  në afirmimin e kësaj shoqate .  Kryetari i Shoqatës Bjeshkatare “Bukuritë e Sharrit” nga Bogovina , Nazmi Zeqiri  për Kuvendin vjetor  për TV Koha deklaroi

“Ne çdo fundvit mbajmë Kuvendin që të shpalosim programin  tonë për punën  e vitit të kaluar, raportin financiar dhe  plan programin e punës për vitin 2026, ndërsa  do të ndahen mirënjohje  për aktivistët më të dalluar  për vitin e kaluar” tha  kryetari Nazmi Zeqiri

  Për  aktivitet  që parashihen të realizohen në vitin  2026   kryetari Zeqir  tha se  në krahasim  me  vitin që e lëmë pas do jetë më i madh

“ Vjet kemi pasur diku 30 aktivitete, kurse vitin tjetër planifikojmë që të ritet  numri i aktiviteteve. Kemi qenë mysafirë në Kosovë, në Shqipëri hapim  miqësinë, hapim shoqërinë. Dhe me  një fjalë  bëjmë promovimin e  bukurive  të vendeve tona” tha  kryetari Nazmi Zeqiri

Advertisement

 Kuvendin e  shoqatës  Bjeshkatare e “Bukurit e Sharrit”  e përshëndeti  kryetari i Unionit të Shoqatave  Bjeshkatare në Maqedoninë e Veriut, Fari Rexhepi  duke  i dëshiruar suksese edhe më të mëdha  në vitin e ardhshëm kur parashihen aktivitet të shumta.    Kuvendi  përkrahu  edhe  propozimet për ëra  ta të  cilët e kanë përkrahur  Shoqatën në mënyra të ndryshme,  nëmesin e  të propozuarve për  mirënjohje është edhe Televizioni Koha. 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat