Connect with us

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: KV SHKËNDIJA  NISI  PËRGATITJET PËR FAZËN PLAY OUT

Published

on

Klubi i  volejbollit Shkëndija ka filluar me përgatitje për  pjesën  pranverore  të  kampionatit për fazën e play off-it  dhe  play out që starton me  24  janar. Qëllimi  parësor  i kepit  sipas  trajnerit Luma  është  rikuperimi  ekipit pas dështimit në pjesën vjeshtore  të kampionatit

 Sezoni pranveror i kampionatit  në ligën e parë të  volejbollit  për meshkuj  do  fillon  më  24 janar në fazën e play offit  me  ekipet që  prtendojnë titullin kampion  dhe  fazën play out me  ekipet  që  luftojnë mbijetesën. Federata e Volejbollit të Maqedonisë së Veriut tanimë kanë hedhur shortin për ndeshjet e play of-fit dhe ato të play out.  Kjo do të thotë se ekipe kanë filluar përgatitje apo do të fillojnë     këto  ditë. Kështu  që  klubi volejbollit  Shkëndija përgatitjet për ndeshjet e  play oot-it i ka filluar  nga  dita  e djeshme  dhe të njëjtat do të  zhvillohen me  intensitet  të lartë  ku krahas  seancave  të rregullta stërvitore  janë para pa edhe  dy -tri ndeshje kontrolluese  Sipas trajnerit Durim Luma  qëllimi  parësor  i këtyre  përgatitjeve do të jetë puna serioze me lojtarët e ri të  këtij  klubi që të jenë të  gatshëm për kampionatin 2026/2027 , kjo  sidomos pasi që  ekipi dështoi në pjesën vjeshtore të kampionatit. Për fillimin përgatitjeve  trajnetri  Luma tha  se qëllimi parësor është rikuperimi i  ekipit

 ‘’Gjithsesi  se  ne  startojmë me përgatitjen e  ekipit  për gjysmësezonit e dytë dhe  qëllimi dhe synimi kryesor  është që  ekipin ta  rikuperojmë , pasi  sipas mendimit  tim ne dështuam në vitin 2025 me rezultate  që treguam.  Besoj  se me  këto  përgatitje  dhe me ndeshjet  që  do të zhvillohen  në  fillim  të vitit  2026  do të mundohemi  të përgatitemi  ekipin sa më mirë që këto  rezultate  apo këto rezultate  të  vitit 2025  ti  përmirësojmë dukshëm ’’ deklaroi  trajneri  Durim Luma.

  Duke  pasur  para  sysh   në  këtë  kampionat    Shkëndija  nuk ka gjasa për të  qenë   në mesin  e ekipeve  që  pretendojnë  për  pjesën e  epërme të tabelës  andaj  është  rast  i mirë  që  tu jepet  hapësirë   shpresave  të  këtij  klubi

‘’Lëvizje të  lojtarëve  nuk  do të ketë, vetëm  do të mundohemi  dhe  synimi  ynë  edhe  i kryesisë  dhe i imi  personal  si krye trajner  është që  tu  japim  shans  më  shumë të  rinjve . Pra do të aktivizojmë edhe  dy  të  ri  të  tjerë në  gjashtën e parë dhe  do të mundohemi  që  ato  ti përgatitim  për  sezonin  e ardhshëm  që sa më mirë  dhe sa më lehtë të inkuadrohen në ekip. Kurse sa i përket  ndeshjeve  kontrolluese  sigurisht  se do të  bëjmë  dy –tre ndeshje edhe pse  afati është i  shkurt sa  i përket  fillimit apo vazhdimit të kampionatit , Pra  me  24  janar  vazhdon kampionati, por ne  do  bëjmë çmos  që të bëjmë nja  2-3 ndeshje  kontrolluese’’ tha  trajneri  Durim Luma

Advertisement

 Në garat e fazës së play off-it  që fillojnë  më  24 janar takohen: UGD Shtipi -Susheva, Strumica – Universiteti i Tetovës,  dhe Rabotniçki – Boreci , ndërsa  në play out takohen: Liria – Janta Volej, Makedonija Xhio – VesnaProbishtip  dhe Shkëndija – Skopje

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 22 Tetor

Published

on

Dje, zyrtarë policorë nga Sektori për Polici Kriminalistike pranë SPB Tetovë dhe nga ekipi mobil “Task Force”, në koordinim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike, kanë realizuar kontroll aksional në një objekt hotelerie në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë.
Me këtë rast, para objektit është zënë një 48-vjeçar nga Tetova dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur një substancë e bardhë pluhur, pas çka është privuar nga liria.
Ndërsa, brenda në objekt, te pronari 54-vjeçar nga fshati Trebosh janë gjetur 15 paketime me substancë të bardhë pluhur, pas çka edhe ai është privuar nga liria.
Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.
…….
Dje në orën 12:00 në Stacionin Policor Gostivar, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore Gostivar është denoncuar se te ata është sjellë një 15-vjeçar nga Gostivari pa shenja jete. Sipas denoncimit, në shtëpinë e tij në Gostivar ai kishte rrëshqitur dhe ka rënë shkallëve, ndërsa pasi është pranuar në spital, pas reanimimit të kryer ka shfaqur shenja jete dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Gostivar është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik, është kryer këqyrje në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
…….
Dje në orën 19:10 në Stacionin Policor Tetovë, një 38-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 18:30 në rrugën “Todor Cipovski Merxhan”, djali i saj 11-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje në orën 22:30 në Hanet e Mavrovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria një 22-vjeçar nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar automjeti i udhëtarëve “Volksëagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa pasur leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
……..
Dje në orën 20:00 në Stacionin Policor Gostivar, një 71-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 18:30 te Stacioni i Autobusëve në Gostivar, derisa po kryente detyrat e punës si taksist, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Dje në orën 13:25, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria një 29-vjeçar nga Gostivari, i cili ditën e mëparshme është denoncuar nga nëna e tij 53-vjeçare se në disa raste e ka kërcënuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
……
Pas mesnate në orën 02:00 në SPB Tetovë është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një arë në fshatin Sellarcë e Epërme. Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Zherovjan kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se është djegur kashtë, e cila ishte grumbulluar në disa pirgje. Ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit e ka shuajtur zjarrin, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrja e vendngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në shtator, tetë burra në Maqedoni u diagnostikuan me HIV, vetëm këtë vit janë regjistruar 49 raste të reja

Published

on

Në shtator të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan tetë raste të reja me HIV/AIDS, të gjitha te persona të gjinisë mashkullore, tregojnë të dhënat nga buletini më i ri mujor i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Katër nga personat e diagnostikuar rishtazi janë të moshës 30 deri në 39 vjeç, ndërsa nga një rast është regjistruar në grupmoshat 15–19 vjeç, 20–29 vjeç, 40–49 vjeç dhe 50–59 vjeç, transmeton Portalb.mk.

Në shtator u raportuan edhe dy raste të vdekjes te persona me HIV, të cilët ishin regjistruar më parë me këtë infeksion, përkatësisht në vitin 2015 dhe 2018. Të dy personat që vdiqën ishin të moshës 40 deri në 49 vjeç. Sipas të dhënave të ISHP-së, nga fillimi i vitit 2026 deri më 30 shtator, në vend janë regjistruar gjithsej 49 raste me HIV/AIDS.

Që nga fillimi i regjistrimit të rasteve, në vitin 1987, e deri në shtator të vitit 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 778 persona me HIV/AIDS. Prej tyre, 520 persona jetojnë me HIV/AIDS, 144 kanë vdekur, ndërsa 114 figurojnë si të humbur për ndjekje, përkatësisht si persona që janë shpërngulur jashtë vendit.

Në buletinin për sëmundjet akute infektive thuhet se gjatë shtatorit në Maqedoninë e Veriut katër persona kanë vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa gjithsej 1.042 persona janë prekur nga sëmundje akute infektive. Numri i të prekurve është 22 përqind më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 854 raste.

“Të katër personat që kanë vdekur ishin të moshës 65 deri në 70 vjeç dhe te ta ishte diagnostikuar forma neuroinvazive e etheve të Nilit Perëndimor. Ata ishin të hospitalizuar në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, ndërsa te të gjithë ishin regjistruar edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në buletin.

Advertisement

Epidemia e etheve të Nilit Perëndimor është ende në vazhdim.

Pjesa më e madhe e sëmundjeve infektive të regjistruara në shtator ishin infeksione të zorrëve. Nga gjithsej 1.042 rastet e raportuara, 694 ishin raste me enterokolit, që përbëjnë 66,6 përqind të të gjitha sëmundjeve akute infektive të regjistruara.

Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, kur ishin raportuar 465 raste me enterokolit, këtë vit është shënuar rritje prej 49,2 përqind. Nga fillimi i këtij viti deri në fund të shtatorit janë regjistruar 4.313 raste, që është 43,1 përqind më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vendin e dytë për nga shpeshtësia janë lija e dhenve, me 123 persona të prekur, të ndjekura nga salmoneloza me 56 raste, zgjebja me 47 raste dhe infeksionet bakteriale e intoksikimet e shkaktuara nga ushqimi me 30 raste.

Në shtator u regjistruan edhe 29 raste të mononukleozës infektive, tetë raste të sëmundjes së legjionarëve dhe gjashtë infeksione të shkaktuara nga bakteri Escherichia coli.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministria e Transformimit Digjital në RMV bllokon përkohësisht trafikun e jashtëm në internet si masë parandaluese

Published

on

Ministria e Transformimit Digjital informon se, si pjesë e aktiviteteve parandaluese, trafiku i jashtëm në internet në sistemet e prekura është bllokuar përkohësisht, me qëllim parandalimin e shfrytëzimit të mundshëm të dobësive.

Prandaj, ata theksojnë se Ministria, përmes Sektorit të Sigurisë Kibernetike dhe ekipit qeveritar të sigurisë kompjuterike (MKD-GOV-CSIRT), vazhdon me monitorimin e zgjeruar dhe të vazhdueshëm të kërcënimeve kibernetike, analizën e ngjarjeve të sigurisë dhe të dhënave të regjistrave, si dhe kontrollin e treguesve të mundshëm të kompromentimit.

Përndryshe, institucionet qeveritare dhe kompanitë në të gjithë Evropën dhe botën u detyruan të mbyllin faqet e tyre të internetit dje, pasi u zbuluan të meta serioze në gjuhën e programimit mbi të cilën bazohet pjesa më e madhe e internetit, raportuan mediat botërore.

Ministria e Transformimit Digjital informon se, si pjesë e aktiviteteve parandaluese, trafiku i jashtëm i internetit në sistemet e prekura u bllokua përkohësisht, me qëllim parandalimin e shfrytëzimit të mundshëm të dobësive.

Më pas, shtohet, u kryen kontrolle në versionet e softuerit dhe u aplikuan patch-e dhe përditësime të përshtatshme sigurie, si dhe u kontrollua funksionaliteti dhe siguria e serverëve të internetit.

Advertisement

Masat, thonë nga Ministria, synojnë të zvogëlojnë rrezikun e aksesit të paautorizuar dhe kompromentimit të mundshëm të serverëve të internetit.

“Sipas kontrolleve të kryera deri më tani, nuk janë gjetur indikacione për shfrytëzim të suksesshëm të dobësive të listuara ose për kompromentimin e faqeve të internetit të Qeverisë dhe ministrive”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Më të lexuarat