Connect with us

Lajme nga vendi

Safe City: Siguri në trafik apo shkelje e të drejtave të njeriut!?

Published

on

Zbatimi i sistemit Safe City vazhdon të mbetet kryetemë në opinion. Kjo çështje morri interes të veçantë edhe në seancën për pyetje deputetësh në Parlament, pasi deputeti i Aleancës për Shqiptarët të krahut të Taravarit, Halil Snopçe pyeti publikisht ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski se përse ende qytetarët shqiptarë po vazhdojnë të marrin porosi vetëm në gjuhën maqedonase.

“Ende nuk e kam marrë përgjigjen me shkrim, në lidhje me atë se a keni pranuar SMS porosi nga kryeministri Mickoski se përse nuk e zbatoni sistemin e Safe Cityt edhe në gjuhën shqipe. Vetëm ditën e parë, mbi 40 mijë qytetarë shqiptarë kanë pranuar SMS vetëm në gjuhën maqedonase me çka është thyer Ligji për gjuhët. Pse nuk e zbatoni Ligjin për gjuhën shqipe”, e pyeti deputeti Snopçe ministrin Toshkovki. Snopçe gjithashtu kërkoi nga Toshkovski të jep përgjigje se a kanë bërë llogari se sa porosi janë dërguar në fazën e testimit dhe sa ky sistem do t’u kushtojë qytetarëve.

“Sa rroga minimale do të kishin qenë të barabartë me shumën e atyre dënimeve. Unë bëra vetëm një statistikë, vetëm për 12 orët e para. Ishin dërguar 65 mijë porosi, nëse marrim se dënimi mesatar është 50 euro, ne mund të konstatojmë se do të ishin mbledhur 3 milionë euro, ndërsa për një vit – mbi 1 miliard euro. A jeni të vetëdijshëm se çfarë shumash janë këto në një krizë ekonomike me të cilën ballafaqohen qytetarët e vendit tonë, në këtë krizë që qytetarët mezi mbushin shportën e konsumit, ndërsa ne i ngarkojmë me dënime”, theksoi Snopçe.

Në përgjigjen e tij, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ironizoi me matematikën e Snopçes, duke thënë se Snopçe ka një matematikë argëtuese, kurse tha se jeta e njeriut nuk ka çmim. Sipas Toshkovskit, vetëm faza e testimit të këtij sistemi, ka kontribuar në uljen e aksidenteve me fatalitet.

“Mund ta klasifikoj si një matematikë zbavitëse, e bazuar në muhabete të Çarshisë. Sa kushton një jetë njeriu, cili është çmimi i një jete të njeriut, a ka çmim një jetë njeriu? Snopçe, prej kur ka filluar zbatimi i ‘Safe City’, meritë e qytetarëve është shpëtimi i nëntë jetë njerëzish, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nëse në vitin e kaluar kemi pasur 11 aksidente me fatalitet, tani kemi dy, nëntë më pak dhe kjo është meritë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha Toshkovski. Kurse në përgjigjen për gjuhën shqipe, Toshkovski tha se në përputhje me ligjin, të gjitha aktet që do të dalin nga MPB do të jenë në përputhje me ligjin. “Të gjitha aktet do të dorëzohet në gjuhën e vërtetuar me Ligj dhe Kushtetutë”, theksoi Toshkovki. Nga kjo përgjigje nuk ishte i kënaqur deputeti Snopçe, i cili tha se pushteti po dëmton xhepat e qytetarëve.

Advertisement

FILIPÇE: NUK E PËRKRAHIM LIGJIN PËR SISTEMIN SAFE CITY

Ndërkohë, LSDM zyrtarisht u deklaruar se nuk do të përkrah Ligjin për Kundërvajtje, i cili është kyç për t’u miratuar për të filluar të funksionojë sistemi “Safe City”. Këtë e konfirmoi kryetari i kësaj partie Venko Filipçe, i cili tha se si parti – nuk janë kundër sigurisë në komunikacion, por se në ligj ekzistojnë zbrazëtira serioze që e vënë në pikëpyetje zbatimin normal të këtij sistemi.

“Ne atë ligj nuk do ta përkrahim. Ne nuk jemi kundër sigurisë në trafik. Dëshmi për këtë është që e kemi filluar atë sistem, por nuk mund të lejojmë që ai sistem të zbatohet në mënyrë parciale. Përveç që jemi për siguri në trafik, ne jemi edhe për sigurinë e të dhënave personale, të cilin qeveria as nuk e komenton, as nuk përpiqet ta rregullon”, theksoi Filiçe. Ai më tej tha se nuk lejon që partia e tij të jetë e kontrolluar nga ana e pushtetit. “Ja u ulen në tryezën e takimit të liderëve, u morrën vesh, do të shohim se cili është rezultati tjetër i asaj marrëveshje, ne jemi opozitë konstruktive, por nuk jemi opozitë e kontrolluar. Nuk do të lejojmë që të mbështesim ligj, ku një aspekt serioz i gjërave nuk janë rregulluar, e ajo është baza e madhe e të dhënave, për të cilat askush në ligj nuk tregon se si do të kontrollohet”, theksoi FIlipçe.

VLEN: “SAFE CITY” DUHET TË PËRKRAHET

Nga ana tjetër, koalicioni VLEN tha se sistemi “Safe City” është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në rrugë dhe si e tillë duhet të përkrahet. “Kur flasim për “Safe City”, flasim për jetë njerëzish. Flasim për rrugë ku sot humb dikush babanë, djalin, motrën sepse dikush tjetër ka menduar se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët”, theksojnë nga VLEN. Nga koalicioni i partive shqiptare në pushtet gjithashtu kritikojnë qasjen e BDI-së për sa i përket këtij ligji, duke theksuar se partia e Ali Ahmetit nuk është e aftë të prodhojë as një qëndrim të vetëm.

Advertisement

“Në një konferencë të vetme, qytetarët dëgjuan dy versione nga e njëjta parti. Në parim ishte “po”, pastaj del Sadulla Duraku dhe e pranon vetë se “gjërat u janë pështjell”. Pra për çfarë janë, pro apo kundër. E votojnë ligjin apo e bllokojnë. Kjo është pikërisht mënyra si BDI ka funksionuar gjithmonë, plot 20 vite me stërkembëza, gjysmë-zgjidhje dhe mjegull, shumë propagandë, shumë alibi dhe pak zgjidhje”, theksojnë nga VLEN. Më tej nga ky koalicion theksojnë se qytetarët kanë nevojë për institucione që punojnë, ndërsa Safe City s’është temë për politikë ditore por është temë për rend dhe për shpëtim jetësh. (koha.mk)

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 22 Tetor

Published

on

Dje, zyrtarë policorë nga Sektori për Polici Kriminalistike pranë SPB Tetovë dhe nga ekipi mobil “Task Force”, në koordinim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike, kanë realizuar kontroll aksional në një objekt hotelerie në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë.
Me këtë rast, para objektit është zënë një 48-vjeçar nga Tetova dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur një substancë e bardhë pluhur, pas çka është privuar nga liria.
Ndërsa, brenda në objekt, te pronari 54-vjeçar nga fshati Trebosh janë gjetur 15 paketime me substancë të bardhë pluhur, pas çka edhe ai është privuar nga liria.
Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.
…….
Dje në orën 12:00 në Stacionin Policor Gostivar, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore Gostivar është denoncuar se te ata është sjellë një 15-vjeçar nga Gostivari pa shenja jete. Sipas denoncimit, në shtëpinë e tij në Gostivar ai kishte rrëshqitur dhe ka rënë shkallëve, ndërsa pasi është pranuar në spital, pas reanimimit të kryer ka shfaqur shenja jete dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Gostivar është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik, është kryer këqyrje në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
…….
Dje në orën 19:10 në Stacionin Policor Tetovë, një 38-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 18:30 në rrugën “Todor Cipovski Merxhan”, djali i saj 11-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje në orën 22:30 në Hanet e Mavrovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria një 22-vjeçar nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar automjeti i udhëtarëve “Volksëagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa pasur leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
……..
Dje në orën 20:00 në Stacionin Policor Gostivar, një 71-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 18:30 te Stacioni i Autobusëve në Gostivar, derisa po kryente detyrat e punës si taksist, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Dje në orën 13:25, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria një 29-vjeçar nga Gostivari, i cili ditën e mëparshme është denoncuar nga nëna e tij 53-vjeçare se në disa raste e ka kërcënuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
……
Pas mesnate në orën 02:00 në SPB Tetovë është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një arë në fshatin Sellarcë e Epërme. Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Zherovjan kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se është djegur kashtë, e cila ishte grumbulluar në disa pirgje. Ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit e ka shuajtur zjarrin, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrja e vendngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në shtator, tetë burra në Maqedoni u diagnostikuan me HIV, vetëm këtë vit janë regjistruar 49 raste të reja

Published

on

Në shtator të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan tetë raste të reja me HIV/AIDS, të gjitha te persona të gjinisë mashkullore, tregojnë të dhënat nga buletini më i ri mujor i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Katër nga personat e diagnostikuar rishtazi janë të moshës 30 deri në 39 vjeç, ndërsa nga një rast është regjistruar në grupmoshat 15–19 vjeç, 20–29 vjeç, 40–49 vjeç dhe 50–59 vjeç, transmeton Portalb.mk.

Në shtator u raportuan edhe dy raste të vdekjes te persona me HIV, të cilët ishin regjistruar më parë me këtë infeksion, përkatësisht në vitin 2015 dhe 2018. Të dy personat që vdiqën ishin të moshës 40 deri në 49 vjeç. Sipas të dhënave të ISHP-së, nga fillimi i vitit 2026 deri më 30 shtator, në vend janë regjistruar gjithsej 49 raste me HIV/AIDS.

Që nga fillimi i regjistrimit të rasteve, në vitin 1987, e deri në shtator të vitit 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 778 persona me HIV/AIDS. Prej tyre, 520 persona jetojnë me HIV/AIDS, 144 kanë vdekur, ndërsa 114 figurojnë si të humbur për ndjekje, përkatësisht si persona që janë shpërngulur jashtë vendit.

Në buletinin për sëmundjet akute infektive thuhet se gjatë shtatorit në Maqedoninë e Veriut katër persona kanë vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa gjithsej 1.042 persona janë prekur nga sëmundje akute infektive. Numri i të prekurve është 22 përqind më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 854 raste.

“Të katër personat që kanë vdekur ishin të moshës 65 deri në 70 vjeç dhe te ta ishte diagnostikuar forma neuroinvazive e etheve të Nilit Perëndimor. Ata ishin të hospitalizuar në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, ndërsa te të gjithë ishin regjistruar edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në buletin.

Advertisement

Epidemia e etheve të Nilit Perëndimor është ende në vazhdim.

Pjesa më e madhe e sëmundjeve infektive të regjistruara në shtator ishin infeksione të zorrëve. Nga gjithsej 1.042 rastet e raportuara, 694 ishin raste me enterokolit, që përbëjnë 66,6 përqind të të gjitha sëmundjeve akute infektive të regjistruara.

Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, kur ishin raportuar 465 raste me enterokolit, këtë vit është shënuar rritje prej 49,2 përqind. Nga fillimi i këtij viti deri në fund të shtatorit janë regjistruar 4.313 raste, që është 43,1 përqind më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vendin e dytë për nga shpeshtësia janë lija e dhenve, me 123 persona të prekur, të ndjekura nga salmoneloza me 56 raste, zgjebja me 47 raste dhe infeksionet bakteriale e intoksikimet e shkaktuara nga ushqimi me 30 raste.

Në shtator u regjistruan edhe 29 raste të mononukleozës infektive, tetë raste të sëmundjes së legjionarëve dhe gjashtë infeksione të shkaktuara nga bakteri Escherichia coli.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministria e Transformimit Digjital në RMV bllokon përkohësisht trafikun e jashtëm në internet si masë parandaluese

Published

on

Ministria e Transformimit Digjital informon se, si pjesë e aktiviteteve parandaluese, trafiku i jashtëm në internet në sistemet e prekura është bllokuar përkohësisht, me qëllim parandalimin e shfrytëzimit të mundshëm të dobësive.

Prandaj, ata theksojnë se Ministria, përmes Sektorit të Sigurisë Kibernetike dhe ekipit qeveritar të sigurisë kompjuterike (MKD-GOV-CSIRT), vazhdon me monitorimin e zgjeruar dhe të vazhdueshëm të kërcënimeve kibernetike, analizën e ngjarjeve të sigurisë dhe të dhënave të regjistrave, si dhe kontrollin e treguesve të mundshëm të kompromentimit.

Përndryshe, institucionet qeveritare dhe kompanitë në të gjithë Evropën dhe botën u detyruan të mbyllin faqet e tyre të internetit dje, pasi u zbuluan të meta serioze në gjuhën e programimit mbi të cilën bazohet pjesa më e madhe e internetit, raportuan mediat botërore.

Ministria e Transformimit Digjital informon se, si pjesë e aktiviteteve parandaluese, trafiku i jashtëm i internetit në sistemet e prekura u bllokua përkohësisht, me qëllim parandalimin e shfrytëzimit të mundshëm të dobësive.

Më pas, shtohet, u kryen kontrolle në versionet e softuerit dhe u aplikuan patch-e dhe përditësime të përshtatshme sigurie, si dhe u kontrollua funksionaliteti dhe siguria e serverëve të internetit.

Advertisement

Masat, thonë nga Ministria, synojnë të zvogëlojnë rrezikun e aksesit të paautorizuar dhe kompromentimit të mundshëm të serverëve të internetit.

“Sipas kontrolleve të kryera deri më tani, nuk janë gjetur indikacione për shfrytëzim të suksesshëm të dobësive të listuara ose për kompromentimin e faqeve të internetit të Qeverisë dhe ministrive”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Më të lexuarat