Lajme nga bota
Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Dhoma e ulët e parlamentit francez miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm një projektligj që ndalon aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç për të mbrojtur shëndetin e tyre.
I mbështetur nga qeveria dhe i miratuar nga Asambleja Kombëtare me 130 vota pro dhe 21 kundër, projektligji tani do t’i shkojë Senatit për shqyrtim.
Nëse miratohet përfundimisht, Franca do të jetë vendi i parë evropian që do të vendosë një kufizim të tillë moshe për aksesin në mediat sociale.
Kjo masë është një përparësi për presidentin Emmanuel Macron, i cili e quajti votimin e sonte një “hap të rëndësishëm”.
Lajme nga bota
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka këmbëngulur se lufta ndaj Iranit duhet të përfundojë përmes dialogut dhe negociatave serioze, por ka sugjeruar që qëndrimi i Izraelit po dëmtonte diplomacinë.
“Qëndrimi i pakompromis, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të lejohet të sabotojë zgjidhjet diplomatike”, ka thënë Erdogan, një kritik i vazhdueshëm dhe i hapur i Izraelit, në një fjalim televiziv.
Deklarata e tij vjen në kohën kur presidenti amerikan po këmbëngul se SHBA-ja është duke zhvilluar negociata për fundin e armiqësive me Iranin, mirëpo Teherani zyrtar ende nuk e ka pranuar se ka bisedime.
Lajme nga bota
Sulm pranë centralit bërthamor në Iran/ SHBA dhe Izraeli godasin Bushehrin
Organizata e Energjisë Atomike e Iranit tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan zonën përreth centralit bërthamor Bushehr të Iranit këtë mbrëmje.
Agjencia e lajmeve IRNA raportoi sulmin, i cili nuk shkaktoi dëme në strukturë apo viktima.
Lajme nga bota
Irani kërkon tarifë tranziti prej 2 milionë dollarësh nga anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit
Irani ka filluar të ngarkojë tarifa joformale tranziti për disa anije tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas njerëzve të njohur me çështjen, të cituar nga “Bloomberg”.
Sipas medias në fjalë, kërkesat e Teheranit variojnë deri në 2 milionë dollarë për udhëtim dhe vendosen rast pas rasti, duke krijuar në mënyrë efektive një “taksë” jozyrtare në një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

