Connect with us

Lajme nga vendi

KATËR DITË NË RRUGË, GJENDET NJË FËMIJË PASTREH NË TETOVË (VIDEO)

Published

on

Një fëmijë i mitur për katër ditë me rradhë është strehuar dhe ka fjetur në hapësirë të jashtme në ish shtëpinë e re të Mallrave në Tetovë.

Ai për katër ditë rradhazi derisa sot është hetuar nga Policia e Tetovës ka qëndruar duke përballuar temperaturat e ulta në këto ditë të ftohta dimri.

Ndërkaq, sot në orët e paraditës inspektorë të policisë së Tetovës kanë informuar edhe institucionet tjera siç është Qendra ndërkomunale për Punë Sociale të cilët erdhën në vendin e ngjarjes për të procesuar më tutje rastin deri në zgjidhjen përfundimtare ligjore.

Fëmija sipas informacioneve ishte nga Kumanova por gjatë tërë kohës vështirë ka komunikuar me policët dhe puntorët social.

Sipas procedurës ligjore, Qendra për Punë Sociale e Tetovës duhet të lajmërojë qendrën adekuate për punë sociale në këtë rast qendrën e Kumanovës, që të merren me përkujdesjen e të miturit të bisedohet me prindërit e tij që të kthehet eventualisht në familje dhe në rastin më të keq, të strehohet në ndonjë shtëpi strehimi për të mitur.

Advertisement

Raste  e këtilla kohëve të fundit janë në rritje e sipër jo vetëm në Tetovë por edhe në qytete tjera të Maqedonisë perendimore ku të miturit vijnë si lypës. Në të shumtën e rasteve këto të mitur kanë edhe persona të rritur që ua marrin paratë veçanërisht gjatë muajve të verës kur në qytetet tona vijnë për pushime bashkëatdherët tanë që punojnë në shtetet e ndryshme evropiane.

Ndërkohë, lidhur me këtë fenomen, Qendrat  për Punë sociale duhet të risin kapacitetet e tyre profesionale në vazhdimësi dhe të jenë prezent në çdo rrugë të Tetovës që të merren me të miturit lypës dhe të kujdesen që ata të rriten në familjet e tyre e jo në rrugë sepse rruga prodhon narkomanë , kryerës të veprave penale dhe sjellje tjera devijante. Prandaj edhe qytetarët duhet të jenë më vigjilent dhe kur të hetojnë raste të këtilla ti paraqesin në policinë e Tetovës që të merren masa në kohë dhe mos të shofim fëmijë në kulmin e dimrit të flejnë në rrugët dhe këndet e Tetovës. /TV KOHA/

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat