Connect with us

Lajme nga vendi

Reformat në arsimin e lartë, studentët e dalluar në 100 universitetet më të mira në botë ose në Maqedoni do të kenë përparësi punësimi në universitetet shtetërore

Published

on

Studentët që studiojnë në 100 universitetet më të mira në botë me bursë shtetërore ose studiojnë në Maqedoni si dhe ata që janë shpallur studentët më të mirë, do të kenë përparësi kur të punësohen në universitetet shtetërore, si staf mësimor dhe shkencor, paralajmëroi ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska. Ajo po ashtu bëri të ditur se është vendosur një mënyrë e re e financimit të institucioneve të arsimit të lartë.

“Po forcojmë kriteret për avancim në titujt e fakultetit. Kushdo që aplikon për zgjedhje në titullin – profesor asistent, profesor i asociuar ose profesor i rregullt, që tani e tutje, varësisht nga titulli, do të jetë i detyruar të prodhojë dhe publikojë 6 deri në 7 punime shkencore deri në kohën e zgjedhjes, nga të cilat 3 deri në 4 duhet të publikohen në një revistë me faktor ndikimi nga bazat e të dhënave Web of Science ose Scopus”, theksoi Vesna Janevska, minstre e Arsimit dhe Shkencës.

Profesorët e rregullt të zgjedhur pasi të jenë zgjedhur, në të ardhmen pas miratimit të ligjit, do të kenë të drejtë rizgjedhjeje pas 7 vitesh. Ata që tashmë janë zgjedhur si profesorë të rregullt nuk do të mbulohen nga ky ligj, dhe komuniteti akademik do të unifikohet në të gjithë territorin. Mandati i rektorëve do të jetë 4 vjet, në vend të 3 viteve që është aktualisht, dhe modeli për zgjedhjen e një rektori do të ndryshohet gjithashtu.

“Pagat nuk janë më temë diskutimi. Ato u rritën me 14% vitin e kaluar, dhe buxheti për mbështetjen e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore është rritur gjithashtu nga 380 milionë denarë në vitin 2024 në 773 milionë denarë këtë vit. Më shumë se dyfishi”, u shpreh theksoi Vesna Janevska, minstre e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur ligj të ri për arsimin e lartë dhe shkencën, i cili pritet të ofrojë arsim akademik me cilësi më të lartë dhe të inkurajojë aktivitetin shkencor dhe kërkimor në vend.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat