Lajme nga vendi
REPARTI I TRANSFUZIONIT NË TETOVË ME HAPËSIRA TË REJA
Reparti I Transfuzionit në Tetovës oshtë është bërë me hapësira të reja. Amir Elezi Drejtori i Institutit të transfuziologjise tha se qendra e transfuzionit në Tetovë ka karatker rajonale dhe ofron shërbime për gjithë fushën e pollogut.
“ Renovimi I këtij objekti ka filluar në vitin 2024 dhe ka përfunduar tani dhe tani hapim edhe zyrtarisht objektin e transfuzionit të gjakut. Është një qendër ndër më të mëdha në nivel të shtetit pasi që njësia e transfuzionit ka katër qendra të Manastirit, Shtipit të Tetovë dhe qendrën në Shkup, ku shërbehen në mënyrë ambulatore gjithashtu edhe grumbullohet gjak edhe përpunohet në qendrën e Tetovës . vitin që lamë pas pas ishte viti ku arritëm rekord të numrit të dhuruesve të gjakut , 60 222 dhurues të gjakut në republikën e Maqedonisë së veriut.”
Ndërsa ministri I shëndetësisë Azir Aliu tha se përpos hapësirave modern ka edhe teknologji të avancuar, ndërsa ai pret që së shpejti të hapet edhe konkursi për punësim që kjo qendër të plotëson edhe mungesat e kuadrit që I ka.
“ Sot jemi këtu për inauguruar edhe hapësirat në transfuzionit që janë edhe në aspekt fizik dhe teknologjik modern dhe me nevojat që I kemi në Tetovë, është një qendra regjionale që jep shërbime për këtë pjesë të shtetit . Urojmë edhe në shtyllën e dytë të kapaciteteve njerëzore , shumë shpejtë do të hapet edhe procedura për punësimi e mjekëve dhe motrave medicinale , me qëllim që të kemi edhe kapacitete njerëzore me nevojat që kemi këtu në Tetovë.”
Prezent në këtë ngjarje ishte edhe zv/kryeministri i parë Bekim Sali i cili tha se investimet e tilla do të vazhdojnë edhe në spitalet tjera ku paraqitet nevoja.
Deri më tani reparti i transfuzionit ka qenë i vendosur në objektin kirurgjikal në spitalin e Tetovës. Ndërsa në ato hapësira tani do të vendoset kirurgjia Torakale. TV KOHA
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

