Connect with us

Lajme nga vendi

KANCERI SHKAKTARI I DYTË I VDEKJEVE NË RMV – REKOMANDOHEN KONTROLLE PREVENTIVE

Published

on

Duhanpirja paraqet faktorin e rrezikut për sëmundjet malinje, veçanërisht për kancerin e mushkërive. Faktorë tjerë të rrezikut paraqiten edhe mbipesha, përdorimi I alkoolit, mosaktiviteti fizik dhe ushqimi jo I rregullt. Onkologia Vjollca Skenderi, për Tv Koha, thotë se qytetarët të mos anashkalojnë kontrollet preventive dhe të dëgjojnë këshillat e mjekëve.

Neoplazmat malinje apo kanceri, pas sëmundjeve kardiovaskulare, është shkaktari i dytë I vdekjeve në vendin tonë.

Një një raport të Institutit për Shëndet Publik thuhet se gjatë periudhës nga viti 2010 deri në 2024 shkalla e vdekshmërisë ka qenë 180.3 në 100.000 banorë në vitin 2010 deri në 217 në vitin 2024.

Mjekët thonë se Maqedonia e Veriut ndjek trendet botërore kurse shifrat nuk janë enorme. Faktorët që mund të ndikojnë në paraqitjen e kancereve, sipas onkologes Vjollca Skenderi, janë të ndryshme.

“Faktor numër një është faktori I mjedisit jetësor, mandej disa veti si pirja e duhanit, alkooli, mbipesha trupore, gjenetika dhe kur bëhet modifikimi I këtyre faktorëve bëhen ndryshime, qysh në nivelin molekular, qelizor dhe kjo manifestohet me nivelin e karcinomave. 

Advertisement

Sipas onkologes Vjollca Skenderi, në vendin tonë bëhet vetëm skriningu te kanceri i gjirit, me mamografinë te gratë e moshës mbi 40-vjeç dhe për sëmundjet tjera nuk ka skriningje. Mjekët rekomandojnë kontrolle preventive.

“Çdo njeri që është duhanpirës dhe që ka kollë më shumë se dy javë duhet që patjetër të shikojë shëndetin e mushkërive, gjithashtu pacientët që në anamnezën e tyre familjare kanë kancer ytë zorrës duhet ta bëjnë kolonoskopinë dhe atë 10 vjet më herët se sa te anëtari i familjes kur është paraitur kanceri. E njëjta gjë vlen edhe për kancerin e lukthit. Gratë një herë në vit, patjetër duhet ta vizitojnë gjinekologun, meshkujt mbi 50-vjec duhet ta vizitojnë urologun për të matur vlerën e PSA-së për kancerin e prostatës”

Mjekët thonë se në përgjithësi, karcinoma që zë vendin e parë te meshkujt është karcinoma e mushkërive, te gratë është karcinoma e gjirit.

E dyta për nga shpeshtësia te gratë është karcinoma e kollonit kurse te meshkujt ajo e prostatës.

Sipas të dhënave të ISHP-së, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga kanceri në vitin 2024 ka qenë 3.958, prej të cilëve 2.325 meshkuj dhe 1.633 gra.

Advertisement

Në 2024 numri I vdekjeve nga kanceri të moshës mbi 65 vjec thuajse është dyfish më I madh nga numri I vdekjeve deri në moshën 64-vjeç.TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat