Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu të herëpashershme që do të jenë më intensive në pjesët juglindore (mbi 15 l/m²). Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë në viset më të larta. Do të fryjë dhe erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë Celsiusë.

Lajme nga vendi

“TETOVA N’FESTË”: ONE CABLE FITUES I TURNEUT NË STREET BASKET 3X3 

Published

on

Me shpalljen  e ekipeve më të mira në Street Basket 3×3 u përmbyllen edhe aktivitetet e “Tetova n’Festë”, pas plot 25  ditëve plot kulturë, sport, muzikë dhe argëtim, që e ktheu Tetovën në qendrën e ngjarjeve verore. Ndeshjet në Street Basket dhuruan emocione për publikun në Tetovë.

Fitues  i  turneut  të  sivjetmë  në  Street Basket 3×3, që ishte edhe manifestimi i fundit në kuadër të verës tetovare v”Tetova n`festë”,  doli  ekipi  “One Cable” , vendi i dytë  i takoi  ekipit  “O1 Kosova”  dhe  vendi i tretë ekipit  “Kino Vllae”.

Për dy netët me radhë në këtë turnir morën pjesë 12  ekipe  nga Tetova, Shkupi, Struga  dhe  një ekip nga  Kosova, ndërsa qytetarët e Tetovës dhe  jo vetëm,  në veçanti  mërgimtarët, shijuan momente atraktive në Sheshin e Tetovës, me emocione  nga lojat spektakolare , ngulitjet atraktive dhe gara në gjuajtjet për tre pikë.

Organizatori, Komuna e Tetovës për më të mirët  ndau shpërblime, kupa dhe mirënjohje adekuate.

Me këtë aktivitet sportiv, pas 25 ditëve, u përmbyll vera tetovare “Tetova n`festë që dhuroi muzikë, argëtim, kulturë, sport dhe shoqërim të ndërsjellë në Sheshin e Tetovës por edhe në Bulevardin “Boris Kidriç”.

Lamtumirë këtij edicioni I ka dhënë edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Advertisement

 ‘’Me energjinë, emocionet dhe atmosferën fantastike të turneut të Streetball-it, e përmbyllëm me sukses edicionin e sivjetshëm të “Tetova n’Festë”! Gjatë këtyre javëve, Tetova u shndërrua në një skenë të hapur me muzikë, sport, art, kulturë dhe aktivitete për të gjitha moshat.  Faleminderit të gjithë artistëve, sportistëve, organizatorëve, vullnetarëve dhe mijëra qytetarëve e mërgimtarëve që u bënë pjesë e kësaj vere të paharrueshme! Ju faleminderit” – ka shkruar Kasami në Facebook.

Shaban Sinani – TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

HOXHA HALIMI PËR TV KOHA: VENDIM SHQETËSUES DHE I PAKUPTIMTË!

Published

on

Vendimi i shtetit shqiptar për ta shpallur “non grata” ishte i papritur për hoxhën dhe ish-ushtarin e UÇK-së, Bekir Halimi.

Në një prononcim për TV Koha, Halimi tha se një vendim i tillë ende nuk i është kumtuar zyrtarisht.  Ai u shpreh se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Shqipëri dhe pret që njoftimin ta marrë përmes rrugëve zyrtare.

Ishte e papritshme një vendim i tillë i shteti amë, të shqiptarëve për ne si personalitet edhe, ne zyrtarisht Akoma nuk e kemi marrë atë vendim. E kemi kontaktu sot ambasadën e RMV-së në Shqipëri që përmes ambasadës sonë të marrim vendimin zyrtar, të shohim për çka bëhet fjalë, por thjeshtë, ai publikim i atij vendimi nga MPB-ja shqiptare ishte një befasi, ishte e papritshme sepse dmth, nuk përputhet me kontributin dhe sakrificën tonë që e kemi bërë gjatë gjithë këtyre dekadave të jetës sonë në shërbim të interest tonë kombëtar.

 Arsyen se pse shteti shqiptar mori një vendim të tillë, Bekir Halimi thotë se nuk e di as vetë ai. Megjithatë, deklaron se do ta ankimojë të njëjtin.

Të gjithë janë të shqetësuar se vendimi është i pakuptimtë, pa bazë ligjore as bazë logjike, për atë shkak ishte edhe ajo përkrahja masive që shihet nëpër rrjetet sociale edhe në qëndrimet e shumë personaliteteve publike, pasiqë aktiviteti im është publik qoftë ai fetar, po edhe ai kombëtar. Për atë arsye të gjithë njerëzit u befasuan me këtë vendim, sepse nuk ka sens, nuk ka logjikë të jetë ai vendim që është marrë. Patjetër, ne nuk mund të pranojmë kësi lloj vendimesh që gjykojmë thellësisht që janë të padrejta dhe jonormale. Ne do të kërkojmë të drejtën tonë edhe Shqipëria është një vend që ne e ndjejmë që është tokë e jona. Liria e qarkullimit në të e llogarisim se është liri bazike dhe sikurse e thamë dje, ne duke pritur Shqipëria për kontributin që kemi dhënë të na mbështet, të na jep nënshtetësi nderi, ata neve na e kufizojnë lëvizjen.

Advertisement

Ndryshe, një ditë më parë, në media u raportua se Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, përmes një vendimi, i ka shpallur “non grata” imamin Bekir Halimi dhe analistin politik, Valon Bela. Një vendim të ngjashëm, disa muaj më parë, shteti shqiptar e mori edhe ndaj shtetases së Kosovës, Igballe Huduti./Tv Koha – Shkup/

Continue Reading

Lajme nga vendi

SHTABI I KRIZËS NË GOSTIVAR: UJI VAZHDON TË JETË I PASIGURT PËR PIJE!

Published

on

Uji në Gostivar vazhdon të jetë i pasigurt për konsum. Ai mund të përdoret vetëm për qëllime teknike, për ruajtjen e higjienës personale dhe pastrimin e shtëpive. Për të hequr ndalimin për pirjen e ujit dhe përgatitjen e ushqimit, nevojiten tri analiza të njëpasnjëshme me rezultate të rregullta. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas përfundimit të mbledhjes së Shtabit të Krizës deklaroi se në ditët në vijim do të shtohen kontrollet e cilësisë së ujit, në mënyrë që të krijohet një pasqyrë më e qartë se kur qytetarët e Gostivarit do të kenë sërish ujë të pijshëm.

Edhe pse në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit ende është e pranishme bakteri, uji mund të përdoret për larje dhe si ujë teknik, ndërsa ndalimi për konsum mbetet ende në fuqi. Megjithëse autoritetet më herët kishin paralajmëruar se kjo baktere mund të shkaktojë infeksione të lëkurës, syve, veshëve dhe traktit urinar, pas mbledhjes së fundit të Shtabit Kryesor të Krizës u bë e ditur se uji është i sigurt për përdorim teknik.

Sa i përket ujit të pijshëm, ende nuk ka afat se kur do të lejohet përdorimi. Do të priten tri analiza radhazi që duhet të konfirmojnë mungesën e baktereve.

Ministri i Punëve të Brendshme u bëri apel qytetarëve që sa më shpesh ta lënë ujin të rrjedhë nga çezmat, pasi krahas hiperklorinimit, kjo ndihmon në përshpejtimin e procesit të pastrimit të rrjetit.

Në takim u dakorduam se ende kemi situatën e njëjtë faktike lidhur me cilësinë e ujit, respektivisht nuk kemi ujë për të thënë se është në rregull. Mbetemi në rekomandimet e mëparshme. Matja do të bëhet më shpesh dhe sapo të kemi tre rezultate të njëpasnjëshme në të gjitha pikat e matjes në qytet, atëherë qytetarët do t`i njoftojmë se krahas për përdorim teknik, uji mund të përdoret për pije”

Advertisement

Bëhet fjalë për bakterin Pseudomonas aeruginosa, i cili zakonisht shfaqet në ujë të ndenjur. Në periudhën e ardhshme do të shtohen matjet e cilësisë së ujit në pika të ndryshme të rrjetit, ndërsa procesi i hiperklorinimit do të vazhdojë. Sipas autoriteteve, ky bakter shfaqet në ujë të ndenjur që nuk ka qarkulluar nëpër çezma.

“Bakteria më shpesh paraqitet në sistemin e ujësjellëit kur uji nuk qarkullon. Duke marrë parasysh se kishte ndalesë që uji të mos përdoret as teknikisht e as për pije për këtë shkak është vepruar konform protokolleve. Është rritur niveli I klorimit, është bërë pastrimi i rrjetit ujësjellës dhe si laborator këto procese i ndjekim vazhdimisht”

Uji në Gostivar është i ndaluar për pije që nga 17 korriku, pasi autoritetet konstatuan se për 22 ditë pompat kishin futur ujë të ndotur me fekale në rrjetin e ujësjellësit të qytetit. Më 19 korrik u shpall epidemi, ndërsa më 21 korrik Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në qytet./Tv Koha/ 

Continue Reading

Më të lexuarat