Connect with us

Lajme nga vendi

LSM nesër do t’i bllokojë Odën Ekonomike , Organizatën e Punëdhënësve dhe Konfederatën e Biznesit

Published

on

 Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, sot njoftoi se nesër do të ketë bllokadë të Odës Ekonomike, Organizatës së Punëdhënësve dhe Konfederatës së Biznesit. Bllokada do të fillojë në orën 12:00 në kryqëzimin para Odës Ekonomike.

“Të mos shqetësohen. Sërish do të jemi 21 përfaqësues të Sindikatës, aq sa nevojitet sipas minimumit ligjor për të dalë në rrugë dhe të bllokojmë. Para Odës Ekonomike, do të bllokojmë pronarët që kanë bllokuar punëtorët për 36 vjet. Pronarë që refuzuan të rrisin pagat e punëtorëve dhe pagën minimale deri në fund të vitit të kaluar, dhe që “ankohen” se punëtorët e kualifikuar po largohen nga Maqedonia dhe se nuk mund t’i mbajnë. Do të bllokojmë pronarët që u frikësuan nga sulmet e Qeverisë dhe partive politike”, tha Trendafilovi. Shtoi se do të bllokojnë derisa të merret një vendim për rritjen e pagës minimale në të paktën 600 euro dhe për rritjen e të gjitha pagave të tjera për 6.000 denarë.

Trendafilovi u bëri thirrje punëtorëve të cilët nesër do të jenë në gjendje t’u bashkohen për të paktën pesë minuta sepse, siç tha, të tjerët po i numërojnë.

“Pas mbarimit të bllokadave, do të bëjmë thirrje për një protestë të madhe punëtorësh, për të cilën do të organizojmë transport nga të gjitha qytetet dhe do t’u japim një shans të gjithë punëtorëve. Protesta që do të organizohet në një ditë jo pune në mënyrë që të nxjerrim shumë më tepër se 21 persona në rrugë para se të organizojmë një grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe privat nëse ata vazhdojnë me qëndrimin e tyre injorues”, deklaroi Trendafilovi. Theksoi se ka një pagë prej 57.000 denarë dhe nuk do të dorëzohet derisa të arrihet një rritje e pagave të punëtorëve.

Kryetari i LSM-së kërkoi që MPB-ja, ministri Toshkovski dhe Prokuroria të marrin menjëherë masa kundër deputetes së VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, e cila, siç tha, “i ka publikuar fëmijët e tij të mitur në mënyrë që të gjithë të mund t’i diskreditojnë dhe në këtë mënyrë ta shantazhojnë”. Kërkoi që kryetari i Kuvendit Gashi të fillojë një procedurë për heqjen e imunitetit parlamentar të Stojanoskës.

Advertisement

Shprehu mirënjohje për inspektorët e MPB-së të cilët, gjatë ditës së djeshme, morën të gjitha masat për ndjekje penale dhe siguruan të gjitha provat e nevojshme. “E pyes ministrin e Punëve të Brendshme: a po e ndjekin shërbimet kryetarin e LSM-së së dhe a po i icizojnë fëmijët e kryetarit të LSM-së. A janë individë dhe nëse janë individë, t’i arrestojnë menjëherë. Prokurori publik duhet të tregojë menjëherë se drejtësia është e barabartë për të gjithë dhe se do t’i arrijë të gjithë”, tha Trendafilovi. Shtoi se publikimi i fëmijëve të mitur është abuzim dhe nuk lejohet askund në botë. Paralajmëroi se për këtë rast do t’i informojë të gjitha ambasadat, Delegacionin e BE-së, sindikatat vëllazërore të Konfederatës Ndërkombëtare dhe Evropiane të Sindikatave dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ONP).Foto: MIA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat