Connect with us

Lajme nga bota

Stuhi e fuqishme godet Francën, raportohet për dy viktima dhe mbi 400 000 banesa pa energji elektrike!

Published

on

Rreth 450,000 banesa vijojnë të mbeten pa energji elektrike në Francë, pasi stuhia “Nils” goditi vendin.

Gjithashtu Franca jugperëndimore, u pëfshi nga erëra të forta dhe përmbytje të mëdha.

Departamentet e Gironde dhe Lot-et-Garonne mbeten nën gjendje alarmi të kuq për shkak të rrezikut të përmbytjeve të lumit Garonne, raportojnë mediat e huaja.

“Rajonet më të goditura janë New Aquitaine me 292,000 shtëpi dhe Oksitania me 153,000 shtëpi”, njoftoi Enedis, operatori kryesor i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Francë.

Lajme nga bota

Pas dy raundeve takimesh në Abu Dhabi, ja kur priten të mbahen bisedimet e ardhshme SHBA-Rusi-Ukrainë

Published

on

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Kievit dhe Moskës për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Gjenevë, njoftoi Kremlini.

“Raundi i ardhshëm i negociatave do të mbahet më 17-18 shkurt në Gjenevë, gjithashtu brenda formatit trepalësh Rusi -Shtetet e Bashkuara-Ukrainë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, i cili ka marrë pjesë në disa raunde bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë.

Sakaq, Dmytro Lytvyn, një këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, konfirmoi se delegacioni ukrainas po përgatitet për bisedime në Zvicër.

Presidenti ukrainas tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kishin propozuar mbajtjen e raundit të ardhshëm të bisedimeve në Miami, pas dy takimeve në Abu Dhabi. Sipas Zelensky-t, Kievi e kishte pranuar “menjëherë” mundësinë e mbajtjes së bisedimeve në Florida.

Advertisement

“Për ne, nuk është e rëndësishme nëse takimi do të zhvillohet në Miami apo Abu Dhabi. Gjëja kryesore është që të sjellë rezultate”, tha ai.

Rusët, ukrainasit dhe amerikanët kanë zhvilluar dy raunde negociatash në Abu Dhabi në javët e fundit, ndërsa bombardimet e ashpra, vdekjeprurëse dhe shkatërruese ruse vazhdojnë, kryesisht kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas tha se Shtetet e Bashkuara dëshironin që lufta – më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – të përfundonte “deri në fillim të verës, në qershor”. Por negociatat duken të vështira, veçanërisht në lidhje me çështjen territoriale.

Continue Reading

Lajme nga bota

Konsumoi gaforre helmuese vetëm për një video/Humb jetën influencerja e njohur!

Published

on

Një influencuese e njohur e ushqimit në Filipine ka ndërruar jetë pasi konsumoi një lloj gaforreje tepër helmuese gjatë xhirimit të një videoje për rrjetet sociale.

Emma Amit, 51 vjeçe, kishte publikuar një video ku shfaqej duke kapur dhe më pas gatuar gaforren toksike Zosimus aeneus, e njohur në vend si Devil Crab. Ajo humbi ndjenjat pak minuta pas konsumimit dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Autoritetet lokale konfirmuan se në banesën e saj u gjetën disa lëvozhga gaforresh. Lloji i konsumuar përmban toksina shumë të rrezikshme që mund të rezultojnë fatale. Sipas ekspertëve, kjo gaforre konsiderohet ndër më helmueset në rajonin Indo-Paqësor dhe në rreth gjysmën e rasteve helmimi përfundon me vdekje.

Një mik i saj, i cili gjithashtu kishte konsumuar nga gaforret, raportohet se ka humbur jetën.

Continue Reading

Lajme nga bota

Kim Jong-Un ka marrë vendimin, ja kush do të jetë pasardhësja e tij si Lidere Supreme e Koresë së Veriut

Published

on

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka zgjedhur vajzën e tij si trashëgimtare.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Koresë së Jugut (NIS), raporton se bëhet fjalë për Kim Ju Ae, për të cilën dihet shumë pak.

Muajt e fundit ajo është shfaqur shpesh përkrah të atit në aktivitete të rëndësishme shtetërore, përfshirë një vizitë në Pekin në shtator – udhëtimi i saj i parë i njohur jashtë vendit, shkruan BBC.

Sipas NIS, ky vlerësim është bërë duke marrë parasysh një “sërë rrethanash”, mes të cilave edhe prania e saj gjithnjë e më e dukshme në evente zyrtare. Agjencia ka theksuar se do të monitorojë nga afër nëse ajo do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Punës së Koresë së Veriut këtë muaj – ngjarja më e madhe politike në vend, që zhvillohet një herë në pesë vjet.

Në këtë kongres pritet që Pheniani të japë detaje mbi prioritetet për pesë vitet e ardhshme, përfshirë politikën e jashtme, planet ushtarake dhe ambiciet bërthamore.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat