Lajme nga vendi
ULEN RASTET E GRIPIT – NË JAVËN E FUNDIT 1306 RASTE!
Nga periudha 02 deri më 8 Shkurt janë regjistruar 1306 raste të gripit apo sëmundje të ngjashme me gripin, kumtoi Instituti për Shëndet Publik. Sipas tyre, kjo shifër është për 12.8% më e vogël krahasuar me javën paraprake.
Numër më I madh I infketimeve të reja me grip respektivisht 715 persona janë të moshës 15 deri 64 vjec, 228 janë fëmijë të moshës 5 deri 14 vjec, 184 fëmoijë të moshës 0 deri 4 vjec, kurse 179 janë persona mbi 65 vjec.
Sipas ISHP-së të sëmurë me grip jnë paraqitur në Shkup – 543, Prilep – 146, Tetovë – 110, Strumicë – 82, Manastir – 76, Gjevgjeli – 56, Ohër – 48, Dibër – 46, Kavadar -36 e kështu me radhë.
Qytetet e vetme ku nuk janë paraqitur raste të reja të gripit janë në Dellçevë, Vallandovë dhe Probishtip.
ISHP-ja njofton se gjatë sezonit të gripit deri tani janë registruar 4 viktima.
Lajme nga vendi
Fetai: Marrëveshja për tregti recirpoke me SHBA-të dëshmon qeverisjen e përgjegjshme të orientuar drejt rezultateve
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Fetai, ka njoftuar se është shënuar hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, dakordimi i deklaratës së përbashkët dhe kornizës për Marrëveshjen për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar përbën dëshmi konkrete të qeverisjes së përgjegjshme, transparente dhe të orientuar drejt rezultateve.
“Ai theksoi se ky zhvillim hap më shumë mundësi për bizneset vendore, siguron qasje më të madhe në tregun amerikan dhe sjell përfitime të prekshme për shtetin.
Kjo nënkupton më shumë mundësi për bizneset tona, qasje më të madhe në tregun amerikan dhe përfitime konkrete për shtetin. Si Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, mbetem i përkushtuar që proceset ti udhëheqim me integritet, koordinim institucional dhe fokus të qartë në interesin publik”, përfundon ai.
Lajme nga vendi
VLEN: TARIFAT BIEN – ALEANCA ME SHBA HAP EPOKËN E TREGTISË SË LIRË
Marrëveshja me SHBA-në është përshëndetur edhe nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, Orientimi është i qartë dhe i palëkundur: krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një ekonomi moderne, të hapur dhe konkurruese, për një shtet të fortë dhe të besueshëm në skenën ndërkombëtare.
Marrëveshja e arritur ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për tregti reciproke dhe bashkëpunim energjetik është një hap historik që forcon partneritetin tonë strategjik dhe hap horizonte të reja për zhvillimin ekonomik – thonë nga koalicioni VLEN.
Sipas tyre, eliminimi i tarifave doganore për mallrat amerikane në tregun tonë është një sinjal i fuqishëm për hapje, konkurrencë dhe integrim më të thellë në tregjet globale.
Ky është vizioni i qeverisë së udhëhequr nga VLEN: një ekonomi e hapur që krijon kushte për rritje të qëndrueshme, përmirësim të standardeve dhe nxitje të investimeve të huaja. Me këtë marrëveshje, ne jo vetëm që fuqizojmë klimën e biznesit dhe rrisim konkurrueshmërinë e ekonomisë, por edhe krijojmë perspektivë më të madhe për punësim dhe zhvillim.
Kjo marrëveshje, sipas VLEN, është një sinjal i qartë për thellimin e partneritetit strategjik dhe një konfirmim i mbështetjes së fortë që Maqedonia e Veriut gëzon nga SHBA.
Marrëveshja, sipas VLEN, trason rrugën drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sigurojë tarifa jo më të larta se 15%, ndërsa për disa produkte dhe industri deri në 0%, duke hapur mundësi të reja për eksport, investime dhe rritje ekonomike.
Me SHBA-në si partner të besueshëm, Maqedonia e Veriut po ndërton një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë – thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.
Lajme nga vendi
7 VJET NGA AKSIDENTI TRAGJIK NË LLASKARCË, NJË PERSON ENDE NË ARRATI
Sot mbushen 7 vjet nga aksidenti tragjik i autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit, në të cilin humbën jetën 16 persona dhe 38 persona u lënduan. Pas katër vjet e gjysmë gjykim, 6 persona fillimisht u dënuan me gjithsej 39 vjet burg, ndërsa në vitin 2025 dy prej tyre iu shtua dënimi edhe për disa vite nga Gjykata e Apelit. Fajtor kryesor, sipas aktgjykimit ishte shoferi i autobusit, i cili mori dhe dënimin më të lartë me 14 vjet burg, ndërkaq pronari i kompanisë transportuese u dënua me 4 vjet burg, që më vonë Apeli ia rriti në 10. Ndërkohë, në këtë përvjetor rezulton i arratisur, Remzi Miftari, i cili në vend që ta vuante dënimin me burg prej 10 vitesh për tragjedinë, u largua nga shteti duke e shtyrë vuajtjen e dënimit me arsyetimin se do t’i nënshtrohej një operacioni.
Së fundmi, mbikëqyrja e jashtëzakonshme në Gjykatë konstatoi një sërë lëshimesh nga gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve, anëtarët e Këshillit Penal në Gjykatën e Gostivarit, lëshime në shërbimin postar të stacionit policor në Gostivar, si dhe shtyrje mjekësore të kontestuara, lidhur me arratisjen e Remzi Miftarit.
Vitin e kaluar Gjykata e Apelit në Shkup, pas ankesës së Prokurorit Publik Darko Jakimovski, ia rriti dënimin me burg pronarit të kompanisë “Durmo Tours”, të pandehurit Durmish Beluli, nga katër në dhjetë vjet. Gjithashtu edhe përgjegjësit për transportin, Remzi Miftari, nga gjashtë në dhjetë vjet. Gjykata e Apelit në Shkup i hodhi poshtë si të pabazuara ankesat e disa prej të akuzuarve në rastin “Llaskarca”,
Ndërkohë, akuzuari i tretë, Igor Gjeorgjievski – udhëheqës i Stacionit të Kontrollit Teknik “AMZ Gostivar”, u dënua me 5 vite burg.
I akuzuari i katërt, Goran Dukovski – kontrollor teknik në “AMZ Gostivar”, u dënua poashtu me 5 vite burg.
I akuzuari i pestë, Jane Babavorvski – kontrollor teknik në “AMZ Gostivar”, gjithashtu u dënua me 5 vite burg.
I akuzuari i gjashtë, Manoil Trifunovski – shoferi i autobusit të aksidentuar, u dënua me më së shumti vite burg. Ai do të jetë i privuar nga liria për 14 vite.
Në fjalët përfundimtare prokurori i lëndës Darko Jakimovski theksoi se të gjithë të gjashtë të akuzuarit për aksidentin e “Llaskarcës” janë fajtorë, por secili e mohon dhe ia hedh fajin njëri tjetrit. Familjarët e viktimave dhe të lënduarit mbështetën akuzën e Prokurorisë dhe kërkuan që të dënohen të gjithë të akuzuarit. Nga ana tjetër, asnjëri prej të akuzuarve nuk e pranoi fajin, gjegjësisht të gjithë kërkuan që të lirohen nga akuza.
Ndryshe autobusi i aksidentuar i “Durmo Turs”, ishte i linjës së rregullt Shkup-Gostivar, ndërkaq kompania transportuese vazhdon ende të bartë udhëtarë.

