Lajme nga vendi
Ora letrare “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë” tuboi bashkë krijuesit tetovar dhe vitias në 18 vjetorin e Pavarësisë
Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum nga Tetova dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Ramadan Musliu”nga Vitia në një bashkëpunim kulturor në kuadër të aktiviteteve festive për nder të 18 vjetorit ta Pavarësisë mbajtën një orë letrare “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”. Fillimisht krijuesit tetovar u pritën nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili prezantoi punën dhe aktivitetet e Komunës, sidomos ato në rafshin kulturor dhe ndau mirënjohje për përfaqësuesit e shoqatës nga Tetova, duke vlerësuar lartë angazhimin e tyre në promovimin e kulturës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar.
Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, Sadije Aliti, prezantoi punën dhe veprimtaritë kulturore që kjo shoqatë i realizon në Tetovë e më gjërë në hapësirën shqiptare, faleminderoi për mikpritjen dhe nderoi me mirënjohje Kryetarin i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti,për kontributin e çmueshëm në përkrahje të artit letrar dhe veprimtarive kulturore shqiptare. Me mirënjohje u nderua edhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” në Viti, Fadil Abazi. Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta kulturore dhe letrare në të ardhmen.
Manifestimi letrar vazhdoi në Sallën e Kuvendit Komunal, në shtëpinë e kulturës, me realizimin e orës poetike “Kosovë m’a gëzofsh Pavarësinë”. Në fillim fjalë përshëndetëse për rëndësinë e kësaj date, për Pavarësinë e Kosovës, paraqitën Sadije Aliti, Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, Fadil Abazi-kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” në Viti. Nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për këtë bashkëpunim kulturor fjalë miradije shprehu edhe përgjegjësi Valmir Sahiti, ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Arsim, Arta Ajeti e vlerësoi lartë bashkëpunimin mes krijuesve të rinj nga Tetova dhe nga Vitia.
Në orën letrare poezitë e tyre i lexuan krijuesit tetovar dhe vitias, përfaqësues nga Departamenti i të rinjve i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” dhe nxënës nga Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti, poezi me tematikë dhe frymëzim për nder të kësaj feste, manifestimi u karakterizua nga një frymë solemne dhe një përkushtim i lartë artistik.
Në bibliotekën e qytetit “Ramadan Musliu”, poetët tetovarë dhuruan librat e tyre ku u pritën nga drejtoresha Sadije Dauti, dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes dy shoqatave.
Në kuadër të njohjes së të rinjve të shkollave e qyteteve tona me trashëgiminë kulturore u vizitua Muzeu i Shkollës së parë Shqipe në fshatin Stubëll, ku u mirëpritën nga dr.Sarë Gjergji, i cili prezantoi historikun e këtij institucioni.
Ky bashkëpunim kulturor pati për qëllim kultivimin e vlerave kulturore, kreativitetin krijues ndërmjet të rinjve, bashkëpunimin mes shkollarëve të mesëm, grupeve letrare dhe Shoqatave të shkrimtarëve, bashkëpunim kulturor për afirmimin dhe njohjen e shkrimtarëve dhe krijuesve të rinj dhe me trashëgiminë kulturore me vizita të ndërsjella.
![]()
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

