Lajme nga vendi
FILIPÇE: TË TËRHIQET LIGJI PËR ARSIM TË LARTË
Lideri I LSDM-së, Venko Filipçe, ashpër ka reaguar ndaj ligjit të propozuar për arsim të lartë. Ai deklaroi se ligji është katastrofal dhe menjëherë duhet të tërhiqet.
Sipas Filipçes nëse ligji dorëzohet në këtë formë, LSDM-ja do të inicojë debat publik dhe mobilizimin e ekspertëve.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“Vlerësoj se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsim të lartë janë katastrofike dhe në vend të progresit së cilësisë, vendoset kontroll qeveritar ndaj universiteteve – një formë e totalitarizmit arsimot. Ligji shkakton diskriminim, cënon autonominë e universiteteve, hap derën e partizimit dhe shkakton padrejtësi sistematike dhe sociale”
Ministria e Arsimit në fillim të shkurtit paralajmëroi reforma gjithëpërfshirëse në arsimin e lartë. Ministrja Vesna Janevska tha se në përgatitjen e ligjit në mënyrë vullnetare kanë marrë pjesë mbi 60 profesorë, institucione, student dhe ekspertë.
Ligji duhet ta zëvendësojë ligjin aktual të vitit 2018. Parasheh model të f9nancimit me dy komponente, me cka do të shpërblehen universitetet me rezultate më të mira.
Vëmendje të vecantë tërheqin kriteret e reja për titujt akademik. Kandidatët për docent, profesor të rregullt e të çrregullt duhet të publikojnë 6 deri 7 punime shkencore, prej të cilëve gjysma e tyre të publikohen në revista të indeksuara në Ueb of Sciense ose Scopus.
Lajme nga vendi
LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 25-të E KAMPIONATIT
Kampionati në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 25-të. Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Pobedës.
Nesër me fillim në ora 15:30 në të gjitha terrenet e Ligës së dytë të futbollit vendor zhvillohen ndeshjet xhiros së 25-të.
Katër skuadrat pretendente për tre vendet e para Bregallnica, Ohri, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës, duhet të shënojnë fitore nëse duan që sezonin e ardhshëm të garojnë në elitën e futbollit.
Aktualisht lideri në renditjen e tabelës Bregallnica është mysafire e Detonit Plaçkovica, një sfidë e vështirë për ekipin nga Shtipi.
Ohri është nikoqire e Prespës, Skopje nikoqire e Kamenica Sasa, ndërsa Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Pobedës.
Tre skuadrat janë favorit absolut dhe çdo rezultat tjetër pos fitores do të ishte befasi.
Situata në pjesën e fundit të tabelës është më e qartë pasi ekipet si Prespa, Slloga e Vinicës, Pobeda dhe Golemo Konjare, nuk kanë gjasa për mbijetesë
Në javën e 25-të takohen: Osogova – Teteksi, Shkëndija – Pobeda, Bellasica – Kozhufi, Slloga – Vardari, Detonit Plaçkovica – Bregallnica , Golemo Konjare – Novaci, Skopje – Kamenica Sasa, Ohri – Prespa.
Lajme nga vendi
FURNIZIMI ME NAFTË: SITUATË KRIZE DERI MË 20 KORRIK 2026!
Në Kuvend, deputetët i dhanë “dritë jeshile” vazhdimit të situatës së krizës në vend lidhur me furnizimin me derivate të naftës. Me këtë vendim, situata e krizës do të jetë në fuqi deri më 20 Korrik 2026.
Për shkak se rreziqet për ndërprerje në furnizimin me naftë dhe derivate të saj vazhdojnë të jenë të pranishme, Kuvendi në seancën e sotme plenare miratoi vendim për vazhdimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky vendim, i cili më parë u mbështet edhe nga Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, parashikon vazhdimin e gjendjes së krizës deri më 20 korrik 2026.
Zbatimi i tij do të fillojë më 21 prill 2026, menjëherë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”.
Në arsyetim thuhet se kjo masë vjen si pasojë e përkeqësimit të situatës ndërkombëtare të sigurisë dhe energjisë pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, si dhe nga çrregullimet serioze në transportin e naftës së papërpunuar – veçanërisht përmes Ngushticës së Hormuzit.
Me qëllim zbutjen e efekteve të krizës, Qeveria ka ndërmarrë disa masa, përfshirë uljen e TVSH-së për energjentët, si dhe uljen e akcizave për naftën dhe benzinat pa plumb.
Këto hapa synojnë ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe sigurimin e furnizimit të pandërprerë.
Lajme nga vendi
LSDM: GRUEVSKI MUND TË ARRATISET NË RUSI OSE BJELLORUSI?!
Pas ndryshimeve politike në Hungari dhe formimit të një qeverie të re, si dhe paralajmërimeve se tre politikanë – mes tyre edhe ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski – do të duhet të largohen nga vendi, LSDM-ja paralajmëron për rrezikun e një arratisjeje të re të tij, këtë herë drejt Rusisë ose Belorusisë.
Kryeministri i ardhshëm hungarez, Peter Maxhar, ka deklaruar se Hungaria nuk do të jetë më strehë për politikanë në arrati.
Ai theksoi se bëhet fjalë për Nikola Gruevskin, por edhe për politikanët polakë Zbignjev Ziobro dhe Marcin Romanovski.
Nga LSDM-ja thonë se Polonia tashmë ka reaguar duke dërguar kërkesë zyrtare për ekstradim, ndërsa Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, sipas tyre, ende nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë për Nikola Gruevskin.
LSDM
“Sipas informacioneve tona, Gruevski nuk do të fitojë azil në Turqi, por po negocion për t’u zhvendosur në Rusi ose Bjellorusi. Pyetja është çfarë çmimi do të paguajë Maqedonia për këtë arratisje. Vlerësojmë s ekziston një rrezik real që Gruevski t’i shpëtojë sërish drejtësisë, për shkak të zvarritjeve institucionale dhe kalkulimeve politike”
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se, nëse Nikola Gruevski paraqitet në Maqedoni, organet e drejtësisë do të veprojnë në përputhje me vendimin e formës së prerë.
Kërkesa e fundit zyrtare për ekstradimin e Nikola Gruevskit është paraqitur në vitin 2019 për të gjitha rastet për të cilat është shpallur fletarrest ndërkombëtar.
Kërkesa është refuzuar nga autoritetet hungareze me arsyetimin se Gruevskit i është dhënë azil dhe, sipas legjislacionit hungarez, ai nuk mund të ekstradohet në shtetin nga i cili është arratisur.
Ish-ministrat e drejtësisë në vitet e kaluara kishin paralajmëruar disa herë se, kur të krijohen kushtet, do të kërkohet sërish ekstradimi i tij.
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

