Connect with us

Lajme nga vendi

EURODEPUTETI Waitz: RMV-ja TË ARRIJË PROGRES NË NDRYSHIMET KUSHTETUESE!

Published

on

Është thelbësore për integrimin evropian të vendit, veçanërisht në kontekstin e realitetit të ri gjeopolitik, që të gjithë aktorët politikë, veçanërisht Qeveria, të japin rezultate të prekshme në fushat kyçe, ndërsa në të njëjtën kohë BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të përmbushin detyrimet e tyre, ta mbështesin plotësisht vendin, përfshirë edhe përmes angazhimit aktiv diplomatik për ta ndihmuar atë të përparojë në përmbushjen e detyrimeve të veta, thekson raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, eurodeputeti Thomas Vajc në draft-raportin vjetor të progresit për vendin, të cilin do ta paraqesë në Komitetin e Punëve të Jashtme të PE-së (AFET) javën e ardhshme, më 26 shkurt. Ky do të jetë raporti i dytë për vendin që nga viti 2022, pas atij të miratuar nga PE vitin e kaluar.

Në deklaratën shpjeguese në draft-raport, Vajc se dokumenti synon të ofrojë një vlerësim të balancuar dhe objektiv të progresit të vendit në procesin e aderimit dhe në përputhje me praktikën e vendosur, po përgatitet si përgjigje të Pakos së Zgjerimit të KE-së për vitin 2025.

RAPORTI I EURODEPUTETIT  Waitz

“Në këtë kontekst gjeopolitik, mund të lindin mundësi për të ringjallur dhe përshpejtuar procesin e pranimit. Megjithatë, ky proces do të mbetet i bazuar në meritë dhe i lidhur fort me progresin në fushat themelore, në veçanti sundimin e ligjit. Prandaj, është thelbësore që të gjithë aktorët politikë në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht Qeveria dhe deputetët e shumicës në pushtet, ta njohin këtë urgjencë të re dhe të fillojnë të japin rezultate të prekshme, bindëse dhe të sinqerta në këto fusha kyçe pa vonesa të mëtejshme”

 Në Korrik të vitit të kaluar, Parlamenti Evropian miratoi Raportin e parë të eurodeputetit austriak Vajc mbi Maqedoninë për vitet 2023 dhe 2024 me 461 vota “pro”, 121 “kundër” dhe 107 “abstenime”, por ai nuk përmbante formulimin “identiteti dhe gjuha maqedonase”.

Advertisement

Në një deklaratë me shkrim pas votimit, Vajc theksoi se vendi është lider në rajon, duke treguar përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së, duke përfshirë një ndryshim historik të emrit dhe reforma të guximshme.

Por pranimi i saj është bllokuar padrejtësisht për një kohë shumë të gjatë për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe Shkup – Sofje, duke nxitur frustrimin dhe zhgënjimin publik me BE-në – theksoi Vajc në deklaratë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat