Connect with us

Lajme nga vendi

DPB; 46-vjeçari nga Gostivarit me punë në Zvicër ka denoncuar se të dhënat e tij janë keqpërdorur për marje krediti

Published

on

Dje, në ora 12:30, në DPB Gostivar, një 46-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se janë keqpërdorur të dhënat e tij personale. Më konkretisht, denoncuesi, i cili punon në Zvicër, gjatë një bisede me një përmbarues në Gostivar është informuar se ndaj tij po zhvillohet një procedurë si pronar i një firme për një borxh prej 5.085.079 denarësh ndaj një banke në falimentim. Njëkohësisht, kërkoheshin si peng një automjet transportues “MAN” dhe një makinë pune (eskavator). Gjithashtu, ai ka sqaruar se kurrë nuk ka poseduar firmë apo makineri dhe dyshon se të dhënat e tij janë keqpërdorur me dokumentacion të falsifikuar gjatë marrjes së një kredie. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lajme nga vendi

VLEN: Kultura është në duar të sigurta, ansamblet po ruhen dhe forcohen

Published

on

VLEN sot nëpërmes një kumtese siguron se institucionet shqiptare kulturore nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi.
“Derisa të tjerët përhapin panik, mjegull dhe dezinformata, VLEN po punon me fakte, vendime dhe me hapa konkretë për kulturën shqiptare. Për ne, arsimi dhe kultura janë shtyllat e vizionit tonë për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Në këtë drejtim, institucionet kulturore shqiptare jo vetëm që nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi.

Angazhimi I Qeverisë VLEN dhe i zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, ka sjellë lajme të mira për Ansamblin Muzikor të Tetovës.

Ky institucion jo vetëm që nuk rrezikohet, por përkundrazi, po forcohet. Aktualisht po punohet intensivisht në kompletimin e dokumentacionit për funksionalizimin e plotë të këtij institucioni, përfshirë edhe punësimin e rreth 20 artistëve në fazën e parë.
Ky është një hap I rëndësishëm drejt jetësimit të plotë të këtij institucioni dhe një dëshmi e qartë e përkushtimit për zhvillimin e kulturës shqiptare.Në të njëjtën kohë, për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup tashmë janë siguruar pëlqimet për 5 punësime të reja. Këto zhvillime tregojnë qartë qasjen institucionale të VLEN-it, ku kultura trajtohet si vlerë strategjike.

VLEN mbetet e vendosur që të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve kulturore shqiptare, përmes mbështetjes konkrete për artistët, krijuesit dhe trashëgiminë tonë kulturore”, thonë VLEN.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Arrestohen dy shtetas rumunë, mashtruan shkupjanen dhe i morën para dhe stoli ari

Published

on

Më 22.04.2026 rreth orës 19:30 në Shkup, në zonën e Çairit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria J.G. (35) dhe një të mitur, të dy nga Rumania, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se kishin mashtruar një grua 83-vjeçare nga Shkupi. Sipas denoncimit, J.G. ka ardhur në shtëpinë e të dëmtuarës në zonën e Gjorçe Petrovit, duke u paraqitur si shitës i produkteve luksoze të amvisërisë dhe me anë të mashtrimit ka marrë 300 euro dhe stoli ari, me vlerë rreth 300,000 denarë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i shquar shqiptar Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit që të varroset në ceremoni private, pa pritje e organizime institucionale

Published

on

Ka ndërruar jetë akademiku dhe studiuesi i njohur Rexhep Qosja, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, kulturës dhe mendimit kritik shqiptar. Sipas njoftimit të familjes, varrimi është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes, në një ceremoni private. Me dëshirën e të ndjerit, nuk është organizuar asnjë ceremoni pritjeje, ndërsa familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

Familja ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë periudhë zie dhe të mundësohet një lamtumirë e qetë dhe e dinjitetshme. Rexhep Qosja ishte një nga emrat më të shquar të albanologjisë, i njohur për kontributin e tij të gjerë në letërsi, kritikë letrare dhe studime historike, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme intelektuale.

https://www.facebook.com/share/p/1GsLLMzzA3/

“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Valjet Rexhepi, nipi i akademikut tashmë të ndjerë.

Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Gucisë, ndërsa njihet si shkrimtar me një penë të vyer, kritik letrar dhe historian.Si shkrimtar, ai njihet kryesisht për romanin e tij të vitit 1974 “Vdekja më vjen nga sy të tillë”, i përkthyer në shumë gjuhë, Një Dashuri dhe Shtatë Mëkate (2003), Nata është dita jonë (2007) Bijtë e askujt (2010), Sekretet e Zbuluara (2020) e shumë të tjerë.

Advertisement

Ai ishte Doktori i parë i Shkencave Filologjike në Kosovë, autor i antologjive dhe monografive të ndryshme shkencore, duke përfshirë një histori trevëllimëshe të letërsisë shqipe në periudhën Romantike.

Qosja ka shkruar libra që përshkruajnë historinë e popullit shqiptar në Ballkan dhe ka spikatur si figurë në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund Luftës së Kosovës të vitit 1999.

Continue Reading

Më të lexuarat