Connect with us

Sport

NESËR STARTON  PJESA PRANVERORE E FUTBOLLIT TË FEMRAVE

Published

on

Me  ndeshjet e  javës së  15-të  që në program janë  të  shtunë, zyrtarisht  starton pjesa e dytë e kampionatit në Ligën e parë të futbollit të vajzave. Luboteni  nesër  është nikoqiree  KFF Reçica

 Kampioni në  fuqi  klubi i futbollit të femrave  Luboteni i Tetovës që aktualisht mbanë pozitën e dytë në tabelë  pas  ekipit të Skopjes,  për  të mbrojtur  titullin kampion të  fituar  në kampionatin 2024/2025, ka  zhvilluar përgatitje  të nivelit të lartë , ndaj edhe të gatshme  presin fillimin e sezonit  pranveror.  Trajner Bojan  Stamenkoviq tha se ekipi i tij është e gatshme  për vazhdimin  e kampionatit  dhe këtë  do ta dëshmojnë që  në ndeshjen e parë të përballet me  KFF Reçica

‘’Shkojmë nga  loja  në lojë , mendoj se  ekipi  me  seriozitet  ka punuar  dhe vazhdon të punon   dhe mendoj  se  maksimalisht e përgatitur  do të  jetë  për  vazhdimin e kampionatit. Ndërsa  gjatë kampionatit  dhe në  periudhën  që vinë  nga  dita  në  ditë  ekipi  ynë  ngritët dhe do të arrijë  formën e duhur  atëherë  kur  do të luajmë  ndeshjet  kryesore .  Ndeshjen e parë me Reçicën e luajmë  të shtunën në  Qendrën Sportive , kështu që pres  një paraqitje të mirë ndeshje d he një paralajmërim për  ndeshjen e së martës kundër Tiverijës‘’  deklaroi Bojan Stamenkoviq  trajner  i KFF Luboteni

  Klubi i  futbollit të femrave  Luboteni   në këtë merkato dimërore ka  sjell  disa  përforcime, ndërsa  një  super prurje  është futbollistja nga Struga  Yllza Maksuti,  e cila  premton se do të japi  më të mirën nga  vetja e saj  në ekipin  e ri.

’Jam e  lumtur  që jam pjesë e ekipit të Luboteni, Jam  këtu  si  një përforcim  për të mbrojtur  titullin kampion . Dhe  shpresoj s e do të  japi më të mirën time për të shënuar  më shumë gola. Presim një fitore  të merituar me shumë gola’’ deklaroi futbollistja  Yllza Maksuti

Advertisement

Në  javën e 15-të të  kampionatit  në ligën e parë të futbollit të femrave  takohen: Kamenica Sasa – Tiverija, , Istatov 2025 Skopje – Koçani, Vardari 2023 – Top Gol dhe  AS United – Skopje 2014

Sport

LIGA E PARË: ARSIMI – SHKUPI NESËR HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 29-të

Published

on

Java e  29-të e  kampionatit në Ligën e Parë të  futbollit  vendor   hapet nesër  me  ndeshjen  Arsimi – Shkupi, ndërsa mbyllet të hënën me dy duelet derbi  Struga Trim Lum – Sileksi dhe  Shkëndija – Bashkimi.

 Duke filluar nga dita e nesërme për katër ditë me radhë zhvillohen  ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e parë të futbollit vendor. 

 Ndeshja  hapëse e kësaj jave është caktuar të zhvillohet nesër me fillim në orën 12:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar mes Arsimit dhe Shkupit.

 Në  këtë ndeshje skuadra vendase është favorite absolute dhe pos tre pikëve të sigurta që do t`i ndihmojnë për mbijetesë çdo rezultat tjetër do ishte befasi.

 Arsimi nga 28 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka të regjistruar 10-të fitore, 5 barazime dhe 13 disfata duke grumbulluar 35 pikë dhe aktualisht mbanë pozitën e shtatë në renditjen e tabelës

Advertisement

 Pesë takimet tjera të javës së 29-të zhvillohen sipas këtij orari të caktuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut

 E shtunë me fillim në ora  16:00, takohen: Makedonija Gj.P – Rabotniçki,

 E diel me fillim në ora 16:00, takohen: AP Brera – Pelisteri dhe Vardari – Tikveshi

 Dhe  ditën e hënë me fillim në orën 14:00 takohen Struga Trim Lum – Sileksi dhe në orën 16:00 Shkëndija – Bashkimi. 

 
Shaban Sinani – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Sport

BOKS: Donjeta Sadiku me fitore nisi Kupën e Botës në Brazil

Published

on

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore bindëse në kuadër të Kupës Botërore të Boksit që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit, duke mposhtur me rezultat të pastër 5:0 përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Ëilson.

Sadiku e nisi meçin në mënyrë agresive që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë në knockdoën kundërshtaren. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku arriti një tjetër knockdoën, duke detyruar ndërhyrjen e gjyqtarit për numërim dhe ndalimin e përkohshëm të meçit. Në raundin e tretë, ajo ruajti kontrollin e plotë dhe e çoi duelin drejt një fitoreje të thellë.

Ky turne konsiderohet tejet i rëndësishëm, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Ndërkohë, meçi i radhës për Sadikun është planifikuar të zhvillohet më 24 prill nga ora 16:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ERJONA JONUZI: ME TRUP NË BRATISLAVË, ME MENDJE NË TETOVË!

Published

on

Volejbollistja  tetovare Erjona Jonuzi  është  lojtarja e parë shqiptare  e cila krahas klubeve vendore dhe reprezentacionit me sukses të madh është dëshmuar  edhe  jashtë vendit. Së  fundit ajo ka firmos kontratë një vjeçare me kampionin e Sllovakisë, Sllovan Bratislava.  deklaroi Erjona Jonuyi

Hapat e para në volejboll i bëri në Shkëndinë e Tetovës, kurse tani volejbollistja tetovare, Erjona Jonuzi, është duke realizuar ëndrrën e saj për t`u dëshmuar edhe në ekipet e  mëdha evropiane. 

Në një rrëfim personal në Tv Koha, Erjona Jonuzi, konfirmoi se kohë me parë, zyrtarisht, është pjesë e kampionit në fuqi të Sllovakisë, Sllovan Bratislava, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë një vjeçare.

’Po është e vërtet para disa ditëve u nënshkrua një kontratë një vjeçare  me  klubin kampion në fuqi në Sllovaki, Sllovan Bratislava. Është një ndjenjë shumë e veçantë  e  gjithë  puna  që unë kam  bërë këtë  vit  u pa edhe nga  një ekip  kampion dhe  jam  shumë e lumtur  që do të jem pjesë e klubit Sllovan Bratislava për  vitin  e ardhshëm’’

Rrugëtimi i Erjona Jonuzit është historia e përkushtimit, guximit dhe besimit në vetvete. Ajo nuk është thjesht një emër i njohur në sportin vendor, por një shembull i vajzës që sfidon paragjykimet, tejkalon lëndimet dhe e kthen pasionin në profesion.

Advertisement

‘’Në  Nové Mesto nad Váhom është  viti i dytë që unë  jam atje. Vitin e parë pësova  një  lëndim  ku  nuk mu dha mundësia që ta përfundoj kampionatin atje, mirëpo për  aq pak  loja që unë pata  atje klubi  e  pa kualitetin  dhe unë  nënshkrova edhe  për  vitin tjetër, domethënë  për  këtë vit që unë isha atje. Ka qenë një  vit  shumë i rëndësishëm  për karrierën time sepse  unë u ktheva  nga një lëndim mjaftë serioz nga një operacion dhe ishte shumë e vështirë që të kapja  ritmin  në kohë me vajzat  tjera, por  që ia  arrita  me  punë normal.  Si kapitene  atje mendoj se kam dhënë maksimumin si brenda  dhe jashtë  fushës, respektin e kam pasur  maksimalisht edhe nga  klubi edhe nga  shoqet e klubit  edhe  nga  fansat e  klubit. Kështu që për mua  mund të them  që ishte  një vit shumë i  suksesshëm’’ tha  volejbollistja Jonuzi.

Varësisht fizikut, Erjona thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në Volejboll.

Teksa flet për karrierën dhe sfidat që e presin, nuk mund ta harrojë Shkëndinë dhe shoqet e saja në këtë skuadër. Për klubin “kuqezi” nga Tetova, emocionet vijnë vetvetiu.

’ Shkëndija ! Kur filloj të flas për Shkëndijën emocionohem  sepse  unë i kam  hedhë  hapat e para  në karrierë  dhe  do të  jetë klubi më i rëndësishëm  në jetën time. Më vjen keq  se nuk  është pjesë e kampionatit  të Maqedonisë tash. Por që  besoj dhe shpresoj se  në një kohë shumë të afërt  do të jetë  përsëri pjesë dhe  do të nxjerrim shumë lojtare  të tjera  që  do të na  bëjnë krenare  si në vendin  tonë ashtu  edhe jashtë  vendit tonë . Për shoqet e klubit Shkëndija  nuk kam fjalë për  to se  jam aq shumë falënderuese  për  ato. Për  çdo ndeshje , për çdo stërvitje që kemi bërë bashkë sepse unë jam këtu ku jam shkaku i atyre’’ u  shprehë volejbollistja tetovare  Erjona  Jonuzi

Kujtojmë se  Erjona  Jonuzi  gjatë karrierës së saj si volejbolliste  ka luajtur  për Shkëndijën, një  kohë  ishte  në Turqi , pastaj  nga  viti 2022 deri në  vitin 2024  ishte pjesë e Rabotniçkit,  prej ku kaloi në ekipin e Sllovakisë Nové Mesto nad Váhom. Erjona është  edhe volejbolliste standarde  në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut.  
 
Shaban Sinani – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat