Connect with us

Lajme nga vendi

INSPEKTIME NË “KORRIDORIN 8”, PËRFUNDON MË 2029

Published

on

Përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare realizuan inspektim të punimeve ndërtimore në Korridorit 8. Drejtori i rrugëve shtetërore tha se për momentin po punohet në sektorin më të vështirë, duke treguar se aktualisht punojnë rreth 600 punotorë në mënyrë intesive që projekti të merr fund sa më shpejtë.

 KOCE TRAJANOVSKI – Drejtor i rrugëve shtetërore
“ Kjo pjesë është 31 kilometra , është hapur traseja  edhe punohet  në mbi 11 kilometra , dhe ju e shihni edhe cilat janë aktivitete që kryhen këtu , të pranishëm janë rreth 600 të punësuar në këtë pjesë edhe mbi 500 makineri  , punojnë për momentin këtë  pjesë. Dua të them se kjo pesjë është një nga më të vështirat ku një kohësisht është edhe më e shtrenjta që e bëjmë ne në republikën e Maqedonisë
 .”

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski premtoi se qytetarët do të qarkullojnë në autostradën e re deri në fund të vitit 2029, pa devijime nga afati.

ALEKSANDËR NIKOLLOVSKI – Ministër i Transportit
 “ Afati I parë që u nënshkrua nga qeveria e kaluar ishte viti 2027 , por duhet të kemi parasysh se qeveria e kaluar vetëm që nënshkruar   marrëveshje dh pagua avancë prej 240 milion eurosh  nuk vendosi asnjë gurë e kujtoni edhe punët ndërtimore edhe në këtë autostradë edhe në tetovë Gostivar dhe në Autostradën Prilep Manastirit ndodhën në këtë qeveri dhe logjikisht është edhe ata dy vite që humbën me qeverinë e kaluar të kompensohen pasi që ndërtuesi nuk kishte mundësi të punoj edhe për atë shkak afati është dhjetor 2029 dhe nuk do të ketë lëvizje nga aj afat.”

Përfaqësuesja e ambasadës së shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikol Varns tregoi se sa i rëndësishëm është ky korridor, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe strategjik.

Advertisement

 NIKOL VARNS – Përfaqësuese e Ambasadës së SHBA-ve
 “Ky projekt përfaqëson më shumë se infrastrukturë.  Përfaqëson përkushtimin tonë të përbashkët drejt integrimit rajonal, gatishërisë së NATO-s dhe prosportitetin e Maqedonisë së Veriut dhe Ballakanit perëndimor. Korridori i 8-të do e transfarmojë ekonominë e Maqedonisë së Veriut duke lidhur lindjen me perëndimin, duke lehtësuar shkëmbimet tregtare dhe duke krijuar mundësi për qytetarët tuaj. 40 kilometrat që janë në nëdrtim e sipër por ndërtojnë këtë urë. Si një aleate e NATO-së Maqedonia e Veriut është një pjesë e veçantë e gatishmërisë së NATO-së dhe rezistencës. Korridori i 8-të është një aset strategjik që do të mundësojë lëvizjen e shpejtë të paisjeve dhe personlit, duke koontribuar në rritjen e stabilitetit dhe mbrojtjes”.

“Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që projekti të realizohet brenda afateve që ishin përcaktuar më parë,” tha kryeministri Hristjan Mickoski gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore në autostradën Gostivar–Bukojçan. Ai shtoi se një nga prioritetet kryesore është ndërtimi i këtij projekti, i rëndësishëm për lidhjen dhe përmirësimin e rëndësisë gjeostrategjike dhe pozitës së shtetit.

 HRISTJAN MICKOSKI – Kryeministër
“Qeveria jonë është plotësisht e përkushtuar në ndërtimin e këtij lloji të infrastrukturës, sepse lidhja dhe pozicioni gjeografik i vendit duhet të shfrytëzohen si një avantazh. Të jesh një kryqëzim në rajon është një përparësi strategjike dhe, siç tha e respektuara e ngarkuara me punë ambasadore e SHBA-së në vendin tonë, ne jemi pjesë e NATO-s dhe në këtë mënyrë, përmes realizimit të këtyre korridoreve, përmirësohet qëndrueshmëria dhe siguria në rajon, si dhe në Krahun Jugor të NATO-s”

Shpronësimi i tokës është realizuar në 90 për qind, ndërsa deri më tani janë paguar rreth 470 milionë euro. Në këtë projekt ndërtimor janë përfshirë edhe fakultetet vendase të ndërtimtarisë dhe arkitekturës, me qëllim që të marrin përvojë të ndërtimit të projekteve të mëdha siç është edhe korridori i 8-të.

Advertisement

Lajme nga vendi

I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa para

Published

on

Një i dënuar nga burgu i Prilepit raportoi se është mashtruar me 890,000 denarë (rreth 15 mijë euro), pasi një person i premtoi se do ta ndihmonte ti ulej dënimi me burg.

Sipas raportit të paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme të Prilepit, mashtrimi ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit, transmeton Lideri.mk. I dënuari deklaroi se personi K.K. e kishte bindur se kishte një mënyrë për të ndërmjetësuar për uljen e dënimit dhe i kishte dhënë para disa herë.

Pasi kuptoi se premtimet nuk po përmbusheshin dhe se ishte mashtruar, ai e raportoi rastin në polici. Institucionet kompetente po marrin masa për të sqaruar incidentin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat./Lideri

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taksisti nga Shkupi i mori 7.800 denarë (130 euro) turistit zviceran për një vozitje në qytet

Published

on

Një turist i huaj ka mbetur i befasuar në mënyrë të pakëndshme pasi u vozit me një taksi në Shkup, prandaj e denoncoi rastin në polici. Ai pagoi një shumë të pabesueshme prej 7,800 denarësh për një udhëtim të shkurtër nga qendra e qytetit në Vodno të Mesme.

Rasti ka të bëjë me një shtetas zviceran 43-vjeçar, transmeton portali Lideri.mk, i cili e raportoi rastin në polici. Ai deklaroi se e përdori shërbimin në mbrëmje, por u habit nga shuma e lartë që shoferi i kërkoi.

Sipas denoncimit të tij, kur reagoi se çmimi ishte dukshëm më i lartë se zakonisht, shoferi i taksisë u bë agresiv. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes me automjetin, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Policia informon se po merren masa për të sqaruar rastin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat./Lideri.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Kutia e zezë, Grubi e mban peng Ahmetin!

Published

on

Është për të ardhur keq të shihet se si BDI po përpëlitet në baltën e vet. Për 20 vjet me radhë ishte pjesë e pushtetit, herë me LSDM-në e herë me VMRO-DPMNE-në, por përtej populizmit bosh, të ashtuquajturat arritje të tyre për shqiptarët nuk patën kurrëfarë peshe reale politike.

Tani po dalin në shesh të gjitha manipulimet e tyre. Në vend që në mënyrë sistematike dhe afatgjatë të zgjidhnin çështjet për të drejtat e shqiptarëve, ata na lanë trashëgimi mjete të mangëta e gjysmake, që në thelb shërbyen vetëm si mbulesë për pasurimin kriminal të funksionarëve të BDI-së.

Është ofenduese dhe tepër e ulët teza se Marrëveshja e Ohrit respektohet, rruga evropiane ecën përpara dhe partneriteti strategjik me SHBA-të ruhet vetëm kur BDI është partneri kujdestar i qeverisë. Ky narrativ është një përpjekje dëshpëruese e Ahmetit për të mbetur politikisht relevant.

Paralelisht, po e ndjek edhe frika nga dëshmia e Artan Grubit, i cili si kutia e zezë e BDI-s mban peng të paktën pesë funksionarë aktualë partiakë. Për këtë nënçmim të inteligjencës së shqiptarëve dhe për këtë mashtrim të gjatë, BDI e pagoi çmimin në zgjedhjet lokale, por duket se ende nuk është mbushur mend.

VLEN po jep një leksion të vërtetë se si trajtohen dhe zgjidhen çështjet me interes të lartë për shqiptarët.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat