Sport
DERBI PËR TIFOZËT E OHRIT FALAS – PËR HARAÇINASIT 300 DENARË!
Nesër me fillim në orën 14:00 në të gjitha terrenet e ligës së dytë të futbollit në Maqedoni zhvillohen ndeshjet e javës së 17-të të kampionatit 2025/2026. Derbi i kësaj jave zhvillohet në Ohër ku përballen dy ekipet që kryesojnë renditjen Ohri – Shkëndija e Haraçinës.
Në Ohër përballen dy ekipet që kryesojnë Ligën e Dytë të Futbollit vendor Ohri dhe Shkëndija e Haraçinës, ndeshje kjo e cilësuar si derbi i kampionatit, pasi në renditjen tabelore Ohri kryeson me 39 pikë kurse Shkëndija e Haraçinës ka 38.
Dy skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Dy skuadrat mposhtën ekipe të Ligës së Parë, Ohri mposhti Vardarin ndërsa Shkëndija Rabotniçkin.
Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, duket se po ndërmerren aktivitete që nuk kanë lidhje me futbollin dhe rivalitetin në terren.
Përmes një njoftimi nëpër rrjetet sociale, Klubi nga Ohri, ka njoftuar se gjithë tifozët me letërnjoftim të Ohrit mund të futen në stadium falas, ndërsa mysafirët nga Haraçina dhe Shkupi do të duhet të paguajnë biletë hyrëse prej 300 denarëve.
Ky veprim josportiv i nikoqirëve nga Ohri na rikujton ngjarjet e futbollit të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar kur e njëjta metodë aplikohej edhe për Shkëndinë e Tetovës kur zhvillonte ndeshje si mysafirë.
Sport
VOLEJBOLL: MË 19 PRILL NIS EDICIONI I TRETË “LIGA E VETERANËVE”
Kampionati i volejbollit për veterenaë starton më 19 prill me turnirin e parë që organizohet në Gjevgjeli. Në kampionatin e këtij viti do të garojnë shtatë ekipe. Shkëndija në xhiron e parë takohet me Tetovën.
Në organizim të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, nga 19 prilli fillon edicioni i tretë i kampionatit të volejbollit për veteranë.
Në këtë edicion do të marrin pjesë shtatë ekipe: Gjevgjelia, Shkëndija, Velesi, Skopje, Strumica, Tetova dhe Prilepi.
Garat do të zhvillohen me sistemin e turnirëve, ndërsa turniri i parë do të zhvillohet më 19 prill në qytetin e Gjevgjelisë.
Ekipin e Shkëndisë do ta drejtojnë tandemi i trajnerëve Miftar Ziberi me ndihmësin Latif Halilin të cilët në dispozicion kanë formacionin më të mirë me të gjithë legjendat e këtij klubi.
Kapiteni Durim Luma, gjatë një prononcimi për Tv Koha, nuk e fsheh se në këtë edicion do të jenë pretendent për titull.
‘’Këtë vit jemi të mobilizuar edhe më shumë dhe jemi të përforcuar. Kemi një fond të lojtarëve më të gjerë në krahasim me vitin e kaluar. Kështu që ambiciet tona gjithsesi se janë të luajmë përsëri në finale por kësaj radhe besoj se do ta fitojmë edhe titullin kampion pasi ne përveç lojtarëve tjerë të cilët kanë marrë pjesë vitin e kaluar. Pra vëllezërit Vela, Zulfi Baftjari,Besim Rexha, Mensur Hamza, na janë bashkangjitur edhe disa lojtar tjerë në veçanti Habil Ajet dhe Naim Abazi që për na do të jenë një mbështetje dhe një përforcim jashtëzakonisht i madh. Qëllimi është të marrim pjesë pikë së pari dhe pastaj të vinë edhe rezultatet ‘’ deklaroi kapitemi i Shkëndijës Durim Luma
Kampionati i veteranëve do të zhvillohet me sistemin e turnirëve, pra në çdo qytet prej nga vijnë ekipet garuese.
‘’ Vendas të turnirëve do të jenë secila ekip nga një javë. Shorti bëhet për secilin turnir veç e veç. Ne tanimë e dimë kënd do ta kemi kundërshtar në turnirin e parë, të dytë dhe të tretë e kështu me radhë deri te i shtati. Turniri i parë mbahet në Gjevgjeli dhe ne për kundërshtarë do ta kemi ekipin e Tetovës që pritet të jetë një derbi i madh kurse turnirin e dytë do të jemi ne nikoqir dhe për kundërshtarë do ta kemi Gjevgjelinë ‘’ tha kapiteni Durim Luma.
Në xhiron e parë më 18 prill në Gjevgjeli do të takohen: Shkëndija – Tetova, Boreci – Skopje dhe 11 Oktomvri – Gjevgjelia.
Sport
CHL: ATLETIKO MADRIDI DHE PSZH KUALIFIKOHEN NË GJYSMËFINALE!
Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain pas ndeshjeve kthyese që u zhvilluan mbrëmë siguruan kualifikim në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve. Sonte mësohen edhe dy ekipet tjera gjysmëfinaliste.
Dy ndeshje, dy kartona të kuq!
Barcelona pretendon se referët kanë përcaktuar fatin e gjysmëfinalistit në dy ndeshjet kundër Atletiko Madridit.
“Katalanasit” assesi të pajtohen se edhe pas 11 viteve nuk do të jenë në garë për të fituar Ligën e Kampionëve.
Barcelona është eliminuar në mënyrën më të hidhur nga Liga e Kampioneve. Çerekfinalja e kthimit u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të katalanasve ndaj Atletikos, por që nuk mjaftoi për shkak të humbjes 0 me 2 në Barcelonë.
Në pjesën e dytë, VAR u bë protagonist absolut. Fillimisht anuloi një gol të Torres për Barçën dhe më pas solli kartonin e kuq për Garsian te katalanasit dhe këtu ishte fundi i pretendimeve të Barcelonës për kualifikim në gjysmëfinale.
Në ndeshjen tjetër, mes Liverpulit dhe Paris Saint-Germain edhe në ndeshjen kthyese kampioni i Francës shënoi fitore 0-2 dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-0 siguroi kualifikim në gjysmëfinale . Autor i dy golave ishte Ousmane Dembele i cili u shpall edhe lojtarë i kësaj ndeshje.
Në gjysmëfinale, Atletico Madrid do të përballet me fituesin e ndeshjes Arsenal dhe Sporting CP, ndërsa Paris Saint-Germain do të luajë kundër fituesit të përballjes Bayern Munich – Real Madrid.
Sport
LIGA E PARË: DARDISHTA SHËNOI PËR TRE PIKË SUPER TË RËNDËSISHME PËR ARSIMIN
Arsimi në kuadër të javës së 27-të në ligën e parë të futbollit vendor sot regjistroi fitoren e dhjetë sezonale dhe tani me 35 pikë mbanë pozitën e shtë ne tabelë. Arsimi sot në stadiumin e qytetit në Gostivar mundi 1-0 ekipin e Pelisterit të Manastirit me golin e vetëm që e shënoi Dardishta në minutën e 44-të të pjesës së parë .
Pelisteri pas fitores kundër Shkëndijës në Tetovë dhe barazimin me Vardarin në Manastir shpresonte se edhe nga Gostivari do të arin rezultat pozitiv por kjo mbeti vetëm dëshirë e tyre pasi futbollistët e Arsimit që drejtohen nga trajneri Vildan Saliju më tepër donin fitore duke ditur se me tre pikë do të ndihen më të motivuar për ndeshjet e radhës kampionale. Sot me fillim në ora 15:30 zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 27-të mes AP Brera dhe Makedonija Gj.P
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

