Connect with us

Lajme nga vendi

MOTI BËN KTHESË TË PAPRITUR – NË FUNDJAVË SHI DHE BORË!

Published

on

Edhe pse sipas kalendarit kemi hyrë në pranverë, dimri pritet të rikthehet shumë shpejt dhe me intensitet të lartë. Llogaritjet më të fundit të modeleve meteorologjike tregojnë një skenar dimëror që fillimisht do të godasë rajonin kurse nuk do të përjashtohet edhe vendi ynë.

Duke filluar nga 26 mars 2026 (e enjte), nga veriu drejt jugut dhe juglindjes së Evropës do të depërtojë ajër shumë i ftohtë, i pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Kjo do të shkaktojë formimin e një sistemi të thellë ciklonik mbi Gjirin e Gjenovës, i cili më pas do të shtrijë ndikimin e tij në të gjithë Gadishulli Ballkanik, përfshirë edhe vendin tonë.

Si pasojë priten reshje të dendura shiu dhe bore, krijim i shtresës së konsiderueshme të borës, erëra të forta dhe rënie e ndjeshme e temperaturave.

Në vendin tonë, të enjten, në orët e vona të ditës dhe gjatë natës drejt së premtes (27 mars), fillimisht në zonat perëndimore dhe më pas në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje shiu, herë pas here intensive dhe të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të rralla.

Advertisement

Do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë nga jugu dhe juglindja, që lokalisht mund të kalojë 60 km/orë. Në disa zona këto procese mund të marrin formë stuhish. Reshjet mund të arrijnë mbi 25 litra për metër katror.

Për shkak të rënies së temperaturave, në zonat malore dhe në lartësi mbi 1.000 metra do të ketë reshje bore, ku pritet të formohet shtresë mbi 15 cm.

Ekziston mundësia që veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit, kufiri i borës të zbresë edhe nën 1.000 metra, duke sjellë reshje bore edhe në vendbanime më të larta.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat