Connect with us

Lajme nga rajoni

BORA SHKAKTON KAOS NË KROACI – STUHIA VJEN DREJT MAQEDONISË!

Published

on

Pamjet që po i shihni vijnë nga Kroacia. Ky vend është goditur nga kthesa e papritur e motit me reshje të dendura të borës dhe erërave të fuqishme buzë Adriatikut.

Kroacia ka ndezur “alarmin e kuq” për përkeqësimin e motit, kurse shërbimet metereologjike shpërndajnë mesazhe njoftimi duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar nëse lëvizin drejt zonave të goditura. Në disa autostrada shtetërore kroate trafiku zhvillohet në kushte dimri. U bëhet thirrje qytetarëve që nëse kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Kroacisë, të ndjekin motin dhe të kenë me vete pajisjet dimërore.

Stuhia me erëra dhe borë po drejtohet edhe në vendin tonë. “MeteoAlarm” njofton se nën ndikimin e një cikloni të ftohtë me qendër mbi Gjirin e Gjenovës, sonte gjatë natës dhe nesër pasdite, në Maqedoni do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë të fuqishme jugore, lokalisht me shpejtësi deri në 60 km/h. Në pjesët perëndimore të vendit priten mbi 25 litra shi në metër katrorë.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu në pjesën veriperëndimore të vendit, në viset malore, reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore dhe pritet të formohet shtresë dëbore mbi 15 centimetra.

Sipas “MeteoAlarm” ekzistojnë kushte që kufiri i dëborës të ulet nën 1.000 metra lartësi mbidetare.

Advertisement

Temperaturat do të bien dukshëm dhe në mëngjes do të jenë në intervalin nga minus 2 deri në 9 kurse gjatë ditës nga 6 deri 15 gradë.

Kthesa e papritur e motit, pritet t`i godasë pemët dhe perimet, të cilët janë në fazën e lulëzimit, gjë që mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në rendimentet bujqësore.

Lajme nga rajoni

Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi vijon normalisht

Published

on

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo komentoi në një deklaratë për mediat nga Kryeministria sulmin e hakerëve iranianë mbi sistemin e Postës Shqiptare.

Demo tha se AKSHI dhe ekspertë të Postës Shqiptare po zhvillojnë një analizë të detajuar mbi atë çfarë ka ndodhur, ndërsa theksoi se nuk ka të dhëna për informacione të inkriptuara që mund të jenë të paaksesueshme për pjesën operacionale të vetë institucionit dhe se shërbimet vijojnë normalist.

“Është duke u zhvilluar analizë nga AKSHI dhe ekspertët e postës shqiptare. Ajo që mund të themi është që shërbimet e postës vijojnë normalisht. Nuk k atë dhënë që ka informacione të enkriptuara që janë të paaksesushme nga posta. Duhet të presim raportin e institucioneve. Ajo çfarë dua të nënvizoj është që autoriteti i luftës kibernetike i ka kapacitete dhe i rrit garancitë dita-ditës sa i përket integritetit. Jo të gjithë institucionet janë të përfshirë në ombrellën e kësaj mbrojtjes”, tha Demo, raporton euronews.al.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

SHQIPËRI: KRYEMINISTRI RAMA BËN SHTATË NDRYSHIME NË QEVERI!

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë disa ndryshime të mëdha në kabinetin e tij qeverisës, duke shkarkuar shtatë ministra, përfshirë zëvendëskryeministren dhe ministres e Energjisë, Belinda Balluku, e cila është nën hetime për korrupsion. Në mesin e të shkarkuarve është edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali.

Pa u mbushur 6 muaj në detyrë, kabineti “Rama 4” pëson ndryshime thelbësore.

Në fund të mbledhjes maratonë mes anëtarëve të kabinetit dhe grupit parlamentar, kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, ka lajmëruar 7 ndryshime në qeveri që prekin sektorët kyç.

Pas tre dorëheqjeve të refuzuara, kryeministri ka vendosur të zëvendësojë Belinda Ballukun.

Postin e saj si zv.kryeministre do ta zërë Albana Koçiu, e cila do të lërë në këtë mënyrë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndërsa vakancën e krijuar nga largimi i Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do ta plotësojë Enea Karakaçi.

Advertisement

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, do të rikthehet në parlament vetëm si deputete e qarkut të Tiranës, ndërsa diplomacia do t’i besohet ambasadorit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ferit Hoxha.

Albana Koçiu do të zëvendësohet tek Punët e Brendshme nga Besfort Lamallari.

Vetë Lamallari ia lë postin e ministrit të Drejtësisë Toni Gogut, që e liron vendin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin për deputeten e qarkut të Vlorës, Erjona Ismaili.

Nga qeveria ikën me vendim të kryeministrit edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Vendin e tij do ta zërë Ermal Nufi, një emër i panjohur për publikun.

Ndryshimet në qeveri pritet që fillimisht t’i kalojnë Presidentit të Republikës për dekretim dhe më pas votimit në parlament. Me betimin para kreut të shtetit, ata marrin detyrën e re.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Bllokohet plotësisht aksi rrugor Librazhd-Pogradec, policia: Lejohen vetëm mjetet e emergjencës

Published

on

ELBASAN- Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka njoftuar bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec. Kjo është e vlefshme deri në një njoftim të dytë. Në njoftimin zyrtar të bluve, thuhet se ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla.

Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Gjithashtu do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, informojmë se do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë. Në zbatim të këtij vendimi:

Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla. Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks; Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Advertisement

Do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë. Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve. Apelojmë për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat e Policisë. Për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Faleminderit për bashkëpunimin./Dosja.al

Continue Reading

Më të lexuarat