Connect with us

Sport

KF SKOPJE LIDERI I RI NË LIGËN E DYTË!

Published

on

Pesë  fitore  të vendasve , 1 barazim dhe dy  fitore  të skuadrave  mysafire  me  gjithësejt  12 gola të shënuara është epilogu I ndeshjeve  të  xhiros  së 22-të në Ligën e dytë të futbollit  sezoni 2025/2026.

 Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës zhgënjeu  tifozët vendas  pasi  nuk mundi të nxjerr më tepër se një barazim pa gola në përballjen me Bellasicën e  Strumicës. Pas   ndeshjes  drejtuesit e  Shkëndijës  publikisht kanë kërkuar falje  publikut

 Tifozë të dashur,

Fillimisht ju kërkojmë falje për paraqitjen sot. Stadiumi ynë i mbushur me tifozë si ju ka qenë gjithmonë një kala që nuk mposhtet, por sot, fatkeqësisht, nuk ia dolëm.

Megjithatë, ëndrra vazhdon. Vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë Ligën e Parë. E nëse ëndrra jonë është e pastër, do të realizohet.

Advertisement

Ne në asnjë moment nuk kemi menduar se do të jetë lehtë, por së bashku do t’ia dalim.

 

Nga  ana tjetër dy  konkurrentë kryesor për kreun e tabelës  Skopje  ka regjistruar  fitore  në transfertë kundër  Vardarit  në Negotinë  dhe  tani me  50 pikë kryeson tabelën. Fitore  ka  regjistruar edhe Bregallnica e  Shtipit  kundër Ohrit  1-0.

Pas ndeshjeve  të xhiros së 22-të kryeson Skopje me 50  pikë e ndjekur nga Ohri, Bregallnica  dhe  Shkëndija e Haraçinës që kanë nga  49 pikë.

 Rezultatet e xhiros së 22-të

Advertisement

TETEKSI  – KAMENICA SASA  3-0

NOVACI  –  PRESPA 2-0

BREGALLNICA  – OHRID LIHNIDOS 1-0

VARDAR NEGOTINË –  SKOPJE 0-1

KOZHUFI  – GOLEMO KONJARI 1-0

Advertisement

POBEDA – DETONIT PLAÇKOVIÇA 0-3

OSOGOV –  SLOGA Vinicë 1-0

Shaban Sinani – TV Koha

Sport

LIGA E TRETË PERËNDIM: VËLLAZËRIMI I KËRÇOVËS PËRFORCON POZITËN E DYTË

Published

on

Në Ligën e tretë Grupi Perëndim dhje dhe sot janë zhvilluara ndeshjet e  javës  së  15-të. Në  pesë takimet e zhvilluara vendasit ka regjistruar  dy fitore , ndërsa  ekipet  mysafire  tre  fitore. Ndeshje më interesante është  zhvilluar në stadiumin e Bogovinës   mes  Dritës  vendase  dhe Vardarit të Bërvenicës  që  ka përfunduar me  fitore të vendasve  4-3 . Me këtë fitore  ekipi  i Bogovinës  me  16  pikë ngjitet në pozitën e shtatë, ndërsa Vardari   tan  nga  pozita e  tretë zbret në pozitën e pestë .

 Fitore  të thellë në transfertë ka regjistruar Napredoku i Kërçovës 6-1 kundër Skënderbeut në Poroj . Fitore  të thellë 7-1 në transfertë  ka regjistruar edhe  Xhepçishti kundër Lubotenit, ndërsa Vëllazërimi në Kërçovë ka mund Reçicën  2-0. Kamjani ishte i lirë.

Rezulatte e  javës së 15-të: Drita – Vardari  4-3, Dobroshti – Renova 3-2, Vëllazërimi – Reçica 2-0, Luboteni – Xhepçishti 1-7  dhe  Skënderbeu – Napredoku  1-6 .\Tabela: Kryeson  Kamjani me  35 pikë  (-1 ndeshje),  Vëllazërimi  me  32 dhe  Xhepështi në vendin e tretë me  25 pikë

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: FENERBAHCE HUMBË NË SHTËPI NGA ZALGIRIS, POR VAZHDON KRYESIMIN NË EUROLIGË!

Published

on

 Tetë fitore të skuadrave  vendase  dhe vetëm dy të atyre  mysafire  është epilogu  I  ndeshjeve  të javës së 34  në Euroligën e Basketbollit  në l kategorinë e meshkujve

Befasia më madhe në xhiron e 34  të Euroligës ndodhi në Stamboll aty ku  lideri i renditjes Fenerbahçe pësoi  humbje  nga  skuadra Zalgiris Kaunas  me rezultatin  82- 92, por përkundër  disfatë vazhdon të mbetet në kreun e tabelës  me  23  fitore e  11  disfata.

Skuadra Greke Olympiacos pas  fitore  në transfertë  ndaj Parisit 104-87  me  22  fitore e  12 humbje  mbanë pozitën e  dytë së bashku me  Real Madridin  që mundi  Anadolu Efes me rezultatin 82-71.

Në zonën play off, mes gjashtë skuadrave që avancojnë direkt në cerekfinale, janë edhe Valencia Basket, Hapoel Tev Aviv e Zalgiris Kaunas.

Betejë e fortë edhe për zonën “play in” (vendet 7-10), ku aktualisht ndodhen Panathinaikos, Barcelona, Crvena Zvezda dhe Monaco.

Advertisement

Këto skuadra luajnë për dy vendet e fundit që të çojnë në play off. Jashtë kësaj gare duken ekipet italiane, që kanë zhgënjyer këtë sezon.

 

Rezultatet e raundit të 34-të

Parisi – Olympiacos, 87-104

Bayern Munih – Villeurbanne, 93-83

Advertisement

Armani Milano – Virtus Bologna, 103-87

Maccabi Tel Aviv – Dubai , 104-100

Real Madrid – Anadolu Efes, 82-71

Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 82-92

Panathinaikos – Monaco, 107-97

Advertisement

Partizan  – Valencia , 110-104

Barcelona – Crvena Zvezda, 92-88

Baskonia – Hapoel Tel Aviv, 118-109

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement
Continue Reading

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat