Lajme nga vendi
KF ARSIMI UDHËTON NË STRUMICË PËR REZULTAT POZITIV!
Java e 25-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor vazhdon nesër me dy ndeshje. Në Strumicë takohen AP Brera – Arsimi, ndërsa në Kratovë Sileksi – Shkupi. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 15.30.
Fitorja e madhe kundër Vardarit në javën e 24-të të sezonit pranveror si dhe pauza disa ditore shkaku i obligimeve të reprezentacionit ka ndikuar pozitivisht tek skuadra e Arsimit në prag të ndeshjes së nesërme kundër ekipit AP Brera në Strumicë.
Dy ekipet akoma nuk kanë të siguruar mbijetesën andaj pritet që të dyja skuadrat të japin angazhimin maksimal.
Trajneri Vildan Saliju për Televizionin Koha tha se krahas punës tekniko-taktike me ekipin, fatmirësisht edhe lojtarët të cilët ankoheshin nga lëndimet janë të rikuperuar dhe ndeshjen e radhës e presin maksimalisht të motivuar dhe në atmosferë pozitive.
‘’Këtë pauzë të kampionatit e kemi shfrytëzuar maksimalisht që edhe disa lojtarë të lënduar t`i rikuperojmë, por edhe ato të cilët i kemi pasur shumë të lodhur për shkak të minutazhës së tepërt. Sigurisht pas asaj fitore dhe mbresëlënëse e madhështore kundër Vardarit domethënë s’ka se si të jetë ndryshe. Atmosfera, motivi dhe besimi është në nivel shumë të lartë. Dhe besoj se kemi marrë masat e duhura për t`u përgatit në mënyrë sa më dinjitoze në ndeshjen kundër Brerës. Ne vazhdimisht kemi potencuar se çdo ndeshje për ne do të jetë finale, prandaj nuk ka rëndësi kush është kundërshtar Brera apo dikush tjetër. Ne do të dalim në fushë do të japim maksimumin që të kthehemi të pa mposhtur nga Strumica‘’ deklaroi trajneri Vildan Saliju
Nesër zhvillohet edhe ndeshja mes Sileksit dhe Shkupit, ku skuadra vendas e është favorite absolute.
Të dyja ndeshjet e javës së 25-të në Strumicë dhe Kratovë që luhen nesër fillojnë në ora 15:30.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

