Lajme nga vendi
LSM në protestë për 1 maj: Luftojmë për paga, jo për t’u lutur
Nën moton “Luftojmë për paga, jo për t’u lutur“, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë me një protestë masive punëtorësh do ta shënojë 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës, përcjell TV21. Protesta do të fillojë në orën 11:00, nga para Shtëpisë së Punëtorëve me të njëjtat kërkesa për rritjen e pagës minimale dhe të pagave të tjera.
“Luftojmë për paga, jo për t’u lutur” është slogani nën të cilin këtë vit punëtorët do ta shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Punës 1 Maj dhe do të dalin në rrugë krah për krah, njëri pranë tjetrit, për të kërkuar rritjen e pagës minimale, sepse paga minimale sot është përcaktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës pa pëlqimin e partnerëve socialë, pra pa pëlqimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe në dëm të punëtorëve për vetëm 1.667 denarë”, tha Slobodan Trendafilov, kryetar i LSM.
Lajme nga vendi
29-vjeçarja nga Manastiri ndërron jetë në spitalin e Gostivarit
Më datë 06.04.2026, në orën 07:00, në SPB Tetovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit është denoncuar se tek ata është sjellë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore R.M. (29) nga Manastiri, e cila pas pak kohësh ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.
Lajme nga vendi
Inspektime në treg: Paralajmërohen masa të rrepta për abuzimet me çmimet e ushqimeve
Qeveria dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut janë duke analizuar operatorët tregtues për shpërdorimet e mundshme çmimet e ushqimeve. Kryeministri Hirstijan Mickoski tha se analiza është në përpunim e sipër dhe do të ketë masa të rënda kundër keqpërdoruesve.
“Analizat tona janë në drejtim të asaj për të konstatuar nëse ka keqpërdorime dhe qasje jo tregtare nga operatorët tregtues. Vetëm të ju kujton se në vitim 2022 në muajin mars dhe prill shkalla e inflacionit ka qenë dyshifror, përkatësisth 10, 5 për qind. Me korrektimet që i bërë dhe masat fillestare me uljen e TVSH-së dhe mundësisë për akcizë më të vogël, neve i përgjysmuam mundësitë për inflacion më të madh”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër .
Sipas kreut të ekzekutivit, falë masave të ndërmarra nuk pritet inflacion më i madh se 5 për qind.
“Sipas përllogaritjeve tona presim që inflacioni të mos shkon më shumë se 4,5-5 për qind në muajin mars. Do të kemi ngarkesë. Ishte e dukshme në gjysmën e dytë të muajit mars. I bëjmë analizat dhe do të sjellim vendim të duhur”., theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Në seancën e ardhshme të Qeverisë, seanca që duhet zhvilluar pas festave do të sillen masa të reja. Do të targetohen më shumë sektorë por fokusi do të jetë te produktet ushqimore bazë./Alsat.mk.
Lajme nga vendi
Tensione në kuvend midis deputetes shqiptare dhe maqedonasë për mungesë të dokumentacionit në shqip
Deputetja opozitare Ilire Dauti sot ka protestuar gjatë një mbledhjeje në kuvend për të drejtat e gruas dhe meshkujve për mungesën e dokumentacionit përkatës në gjuhën shqipe të ofruar nga sekretariati i legjislativit, raportojnë mediat maqedonase.
Press24.mk shkruan se sot në mengjes gjatë debatit u shkaktuar një “kaos”, pasi që deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët reagoi për shkak të mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Sipas këtij mediumi, zonja Dauti kërkoi një ndërprerje të mbledhjes sepse dokumentet për debatin nuk ishin në gjuhën shqipe, por vetëm maqedonase.
“Si mund të flasim për dhunë sot kur unë vetë isha viktimë e dhunës psikologjike”, citohet Dauti të ketë thënë nga ky medium.
Pas disa minutash tensionesh, u bë një pushim për të qetësuar tensionet.
Mbetet e paqartë nëse në vazhdim u sollën dokumentacioni i mbledhjes edhe në gjuhën shqipe.
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

