Connect with us

Lajme nga vendi

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 07 Prill Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Dje, në ora 12:20, në rrugën “Goce Delçev” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 18-vjeçar nga Tetova. Gjatë një kontrolli në trafik, punonjësit e policisë kanë ndaluar një motoçikletë me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, ku është konstatuar se po e drejtonte pa dhënë provimin për shofer. Motoçikleta i është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

…….Dje, në ora 15:15, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria pnjë 56-vjeçar nga Gostivari. Pas një aksidenti trafiku të ndodhur më parë mes një automjeti zyrtar policor “Peugeot” dhe një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Gostivarit, janë kryer verifikimet dhe është konstatuar se 56-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Sipas nenit 297-a të Kodit Penal, automjeti është konfiskuar.

……Dje, në ora 16:25, në udhëkryqin e rrugës “Nikola Tesla” dhe bulevardit “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një motoçikletë të drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga Tetova, i cili nuk posedonte leje drejtimi. Me udhëzim të Prokurorit Publik, motoçikleta i është konfiskuar, ndërsa në prani të prindit, përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale dhe inspektorit për të mitur, me të miturin është kryer bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

…….Dje, në ora 14:45, në SPB Tetovë është denoncuar se në periudhën prej datës 04.04 deri më 06.04.2026, në një xhami në fshatin Saraqinë të Tetovës, me përdorimin e një mjeti të forte është kryer vjedhje e rëndë, me ç’rast nga kasaforta janë marrë mjete monetare nga donacionet vullnetare. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Mavrovës, një 40-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se në udhëkryqin e Mavrovës, pas një debati paraprak për detyrat e punës, është sulmuar fizikisht nga punëdhënësi i tij nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Advertisement

……Sot në mëngjes, në ora 06:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar një 41-vjeçare nga Shkupi, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në një objekt hotelier në Gostivar, ajo është sjellë në mënyrë agresive dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit. Ajo po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje, në ora 21:00, në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar-fshati Gradec ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti pasagjerësh “Fiat Punto” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 38-vjeçar nga fshati Vërbjan dhe një motoçiklete me targa të Tetovës, e drejtuar nga një 23-vjeçar nga Tetova. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat