Lajme nga vendi
Inflacioni vetëm te “ushqimet” është pothuajse 7%, do të rriten çmimet e karburanteve, grurit
Cunami i çmimeve është një rrezik për të gjitha industritë – çmimet e produkteve bazë ushqimore po rriten…
Sheqeri, kafeja, lëngjet, pijet freskuese, çaji, frutat, mishi – te të gjitha këto produkte që bëjnë pjesë në grupin e produkteve bazë që qytetarët i përdorin çdo ditë, inflacioni në mars është dyshifror.
Portalb.mk bëri analizë të të dhënave të detajuara mbi kostot e jetesës për produktet më të rëndësishme ushqimore bazë dhe ja çfarë treguan matjet e Entit Statistikor – kostot e jetesës për mishin janë rritur për gati 12,8%, për qumështin, produktet e qumështit, vezët rritja është për 8,12%, për sheqerin me 10,22%, ndërsa rritja e kostove për vajin dhe yndyrnat është gati 7%.
Në muajin e tretë të këtij viti, inflacioni total vjetor arriti në 4,9%, gjë që e bën të sigurt se në tremujorin e parë ekonomik, inflacioni mesatar tashmë është
tejkaluar. Sipas kryeministrit Mickoski, inflacioni vjetor ishte më i lartë sepse ai i vitit të kaluar ishte në një nivel shumë të ulët për shkak të “shportave të Pashkëve dhe të Ramazanit” me çmime të rregulluara.
“Ka nga ata që do të qeshin me atë që do ta them, por ne jemi përsëri në pesë vendet e para në Evropë, vetëm Sllovenia, Sllovakia, Estonia dhe Belgjika kanë përqindje mujore të inflacionit më të ulët se ne”, tha kryeministri.
Vitin e kaluar në mars krahasuar me marsin e vitit 2024, në kushtet kur masat qeveritare për çmimet ishin në fuqi, përqindja vjetore e inflacionit megjithatë ishte afër 3%, ose saktësisht 2,73%.
Banka Kombëtare, e cila e publikoi raportin e marsit, në të cilin vë në dukje për herë të parë rreziqet e luftës në Lindjen e Mesme, gjithashtu theksoi se na pret një periudhë e rrezikshme, në të cilën do të rriten çmimet jo vetëm të lëndëve të para për produktet bazë ushqimore, por do të vazhdojnë të rriten edhe çmimet e karburanteve dhe metaleve.
“Pritet një rritje e fortë e çmimeve të naftës, në kundërshtim me rënien e pritur në tetor, për shkak të zhvillimeve të fundit luftarake në Lindjen e Mesme. Ndryshime të ngjashme në parashikime ka edhe për çmimin e grurit, kryesisht për shkak të shqetësimeve në lidhje me ofertën e ardhshme. Një rritje e ndjeshme pritet edhe te çmimet e metaleve”, theksojnë nga Banka Popullore.
Edhe pse, sipas analistëve, shkalla e pasojave të shokut inflacionist do të varet nga ajo se sa do të zgjasë lufta, megjithatë, ky vit konsiderohet kritik për sa i përket çmimeve, madje pritet që ky rrezik të shtrihet edhe në vitin 2027.
“Ndërsa për vitin 2027 pritet një rritje më e moderuar krahasuar me parashikimet e tetorit, kurse te çmimi i naftës parashikohet edhe një rënie , gjë që për momentin tregon se tregu pret efekte afatshkurtra nga konflikti luftarak në Lindjen e Mesme. Megjithatë, lëvizjet dhe vlerësimet e çmimeve të produkteve kryesore vazhdojnë të ndikohen fuqishëm nga zhvillimet gjeopolitike, veçanërisht në Lindjen e Mesme, gjë që krijon pasiguri të konsiderueshme në lidhje me dinamikën e tyre të ardhshme, si dhe për efektet e mundshme në ekonominë globale dhe vendase”, thotë BPM-ja.
Shpallja e paqes dyjavore në Lindjen e Mesme dhe fillimi i negociatave për një paqe të qëndrueshme patën menjëherë ndikim në lëvizjet e çmimeve – çmimi i një fuçie nafte ra madje edhe nën 95 dollarë. Sipas komunitetit ekonomik vendas, shkalla e pasojave do të varet nga kohëzgjatja e përgjithshme e tensionit dhe konfliktit.
Pas festave, të martën, Qeveria do të vendosë për masat e mundshme të çmimeve, por nëse kjo do të ndodhë do të varet nga raportet e shërbimeve të inspektimit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

