Sport
LIGA E PARË: DARDISHTA SHËNOI PËR TRE PIKË SUPER TË RËNDËSISHME PËR ARSIMIN
Arsimi në kuadër të javës së 27-të në ligën e parë të futbollit vendor sot regjistroi fitoren e dhjetë sezonale dhe tani me 35 pikë mbanë pozitën e shtë ne tabelë. Arsimi sot në stadiumin e qytetit në Gostivar mundi 1-0 ekipin e Pelisterit të Manastirit me golin e vetëm që e shënoi Dardishta në minutën e 44-të të pjesës së parë .
Pelisteri pas fitores kundër Shkëndijës në Tetovë dhe barazimin me Vardarin në Manastir shpresonte se edhe nga Gostivari do të arin rezultat pozitiv por kjo mbeti vetëm dëshirë e tyre pasi futbollistët e Arsimit që drejtohen nga trajneri Vildan Saliju më tepër donin fitore duke ditur se me tre pikë do të ndihen më të motivuar për ndeshjet e radhës kampionale. Sot me fillim në ora 15:30 zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 27-të mes AP Brera dhe Makedonija Gj.P
Sport
SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, ZHGËNJEU STRUGA TRIM LUM!
Me nga dy gola që realizuan Meliqi, Ibraimi dhe Latifi kuqezinjt tetovar regjistruan fitoren e 20 sezonale në ndeshjen e javës së 27-të kundër Shkupit duke vazhduar tw mbajnë hapin për mbrojtjen e titullit kampion. Struga Trim Lum sërish i zhgënjeu tifozët.
Shkëndija ashtu siç edhe pritej nuk hasi në vështirësi për të siguruar tre pikë në përballjen kundër Shkupit. Ekipi kuqezi edhe pse me një formacion të kombinuar arriti të regjistrojë fitore të sigurt 6-0 .
E veçanta e këtij takimi ishte se në përfundim të ndeshjet futbollistët e dy ekipeve së bashku me tifo grupin Ballistët”, u grumbulluan duke kënduar në një zë: “Kush nuk kcen, nuk o shqiptar, o hej!” dhe ‘’o sa mirë me qenë shqiptar’’.
Anes Meliqi i cili luajti vetëm në pjesën e parë duke realizuar dy gola, pas ndeshjes tha se kjo ishte e një ndeshje që duhej fituar.
“Ishte një ndeshje që duhej ta kalonim. Tani të gjithë e dimë se jemi në sprintin final të kampionatit dhe çdo ndeshje e marrim shumë seriozisht. Fakti që shënuam gjashtë gola do të thotë se ishim shumë seriozë. Dua të potencoj se më vjen shumë keq për gjendjen e Shkupit. Vetë vij nga Shkupi, aty kam lindur dhe uroj ky klub ta kalojnë sa më shpejt këtë krizë dhe të kthehen sa më shpejt aty ku e kanë vendin. Klubi i Shkupit ka histori shumë të madhe dhe mëkat të jenë në këtë gjendje.” – deklaroi futbollisti Anes Meliqi.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar pasditen e djeshme Struga Trim zhgënjeu tifozët vendas me disfatën 1-2 kundër Tikveshit që ishte edhe disfata e pestë sezonale. Struga Trim Lum vazhdon të mban pozitën e tretë në tabelë me 55 pikë apo gjashtë më tepër se vendi i katërt.
Në pjesën e dytë të ndeshjes ndodhi një skenë trishtuese Pape Fall pati një duel të rëndë me futbollistin kundërshtarë, Petroviq, duke pësuar një goditje të rëndë në krahëror, ndërsa gjatë rënies në tokë, i njëjti kishte lënduar kokën, duke humbur kështu për një çast edhe vetëdijen.
Lojtari me urgjencë ishte transferuar në spital dhe pas ekzaminimeve mjekësore, i njëjti u nënshtrua edhe një incizimi tomografik në kokë, që tregoi gjendjen e tij stabile dhe të qëndrueshme, ashtu që Pape Fall pritet të rikthehet shumë shpejtë me ekipin.
Sport
LIGA E KAMPIONËVE : BARCELONA DHE LIVERPULI SHPRESOJNË NË PËRMBYSJE!
Liga e Kampioneve do të mësojë sot emrat e dy gjysmëfinalistëve të parë të turneut, pasi nisin ndeshjet e kthimit të turit çerekfinal të turneut. Në orën 21:00 do të luhen dy ndeshje të ethshme, ku gjithçka mund të ndodhë, edhe pse në sfidat e para fitoret kanë qenë me rezultatin e pastër 2-0.
Sonte pritet një mbrëmje vendimtare në Ligën e Kampionëve, ku do të mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të edicionit aktual pas zhvillimit të ndeshjeve të kthimit çerekfinale.
Në fokus është përballja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, një duel i zjarrtë spanjoll që mbetet plotësisht i hapur pas rezultatit 2-0 për skuadrën e Simeones në ndeshjen së parë.
Të dy ekipet hynë në këtë takim me synimin e qartë për të siguruar një vend në mesin e katër më të mirëve të Evropës, ndërsa diferencat e vogla nga sfida e parë e bëjnë këtë përballje edhe më dramatike.
Po aq interesant pritet të jetë edhe dueli mes Liverpullit dhe Paris Saint-Germain.
Skuadra angleze kërkon ta përmbysë epërsinë prej dy golave të PSG-së, ndërsa francezët synojnë të shfrytëzojnë cilësinë individuale për të siguruar kualifikimin.
Edhe kjo përballje pritet të jetë e hapur deri në minutat e fundit.
Rezultatet e ndeshjeve të para kanë lënë gjithçka të hapur, duke bërë që sonte të jetë një nga netët më emocionuese të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, ku vetëm dy nga këto katër gjigantë do të vazhdojnë rrugën drejt finales.
Sport
LIGA E TRETË PERËNDIM: KAMJANI NUK DORRËZON KREUN
Klubi i futbollit Kamjani dhe Vëllazërimi i Kërçovës edhe pas xhiros së 16-të, mbeten dy skuadrat pretendente për titullin kampion në Ligën e tretë grupi Perëndim
Gjatë vikendit janë zhvilluara ndeshjet e javës së 16-të në Ligën e tretë grupi Perëndim, ku skuadrat vendase kanë regjistruar 2 fitore po aq edhe skuadrat mysafire. Lideri në renditjen e tabelës klubi futbollit Kamjani ka shënuar fitore të thellë 6-0 në përballjen me ekipin e Renovës. Për ekipin e Kamjanit ishte kjo fitorja e 13 sezonale në 15 ndeshje të zhvilluara. Fitore të sigurt 3-0 ka shënuar edhe Vëllazërimi Kërçovës në përballjen me ekipin Skënderbeu të Porojit. Ekipi i Reçicës ka befasuar Dobroshtin duke e mundur 3-2 në cilësinë e mysafirit. Në transfertë fitore të thellë ka regjistruar Vardari i Bërvenicës kundër Lubotenit 7-2. Ndeshja Drita – Naperdoku është anuluar. Pas ndeshjeve të djeshme tabelën e kryeson Kamjani me 40 pikë e ndjekur nga Vëllazërimi me 38 pikë por me një ndeshje më tepër.
Rezultatet: Luboteni – Vardari 0-7, Vëllazërimi – Skënderbeu 3-0, Dobroshti – Reçica 2-3 dhe Kamjani – Renova 6-0
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

