Connect with us

Sport

SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, ZHGËNJEU STRUGA TRIM LUM!

Published

on

Me nga dy gola që realizuan Meliqi, Ibraimi dhe Latifi kuqezinjt tetovar  regjistruan fitoren e 20 sezonale në ndeshjen e javës së 27-të kundër  Shkupit  duke  vazhduar tw mbajnë hapin për mbrojtjen e titullit kampion. Struga Trim Lum sërish i zhgënjeu tifozët.

Shkëndija ashtu siç edhe pritej nuk hasi në vështirësi për të siguruar tre pikë në përballjen  kundër  Shkupit. Ekipi kuqezi edhe pse me një formacion të kombinuar arriti  të regjistrojë fitore të sigurt  6-0 .

E veçanta e këtij takimi ishte se në përfundim të ndeshjet futbollistët e dy ekipeve  së bashku me tifo grupin  Ballistët”, u  grumbulluan duke kënduar në një zë: “Kush nuk kcen, nuk o shqiptar, o hej!” dhe ‘’o sa mirë me qenë shqiptar’’.

Anes Meliqi i cili luajti vetëm në pjesën e parë duke  realizuar dy  gola, pas ndeshjes tha se kjo ishte e një ndeshje që duhej fituar.

Ishte një ndeshje që duhej ta kalonim. Tani të gjithë e dimë se jemi në sprintin final të kampionatit dhe çdo ndeshje e marrim shumë seriozisht. Fakti që shënuam gjashtë gola do të thotë se ishim shumë seriozë. Dua të potencoj se më vjen shumë keq për gjendjen e Shkupit. Vetë vij nga Shkupi, aty kam lindur dhe uroj ky klub ta kalojnë sa më shpejt këtë krizë dhe të kthehen sa më shpejt aty ku e kanë vendin. Klubi i Shkupit ka histori shumë të madhe dhe mëkat të jenë në këtë gjendje. – deklaroi futbollisti Anes Meliqi.

Advertisement

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar pasditen e djeshme Struga Trim zhgënjeu tifozët vendas me disfatën 1-2 kundër Tikveshit që ishte edhe  disfata e  pestë sezonale. Struga Trim Lum vazhdon të mban pozitën e tretë në tabelë me 55 pikë  apo gjashtë më tepër se vendi i katërt.

Në pjesën e dytë të ndeshjes  ndodhi një skenë trishtuese Pape Fall pati një duel të rëndë me futbollistin kundërshtarë, Petroviq, duke pësuar një goditje të rëndë në krahëror, ndërsa gjatë rënies në tokë, i njëjti kishte lënduar kokën, duke humbur kështu për një çast edhe vetëdijen.

Lojtari  me urgjencë ishte transferuar në spital  dhe  pas ekzaminimeve mjekësore, i njëjti u nënshtrua edhe një incizimi tomografik në kokë, që tregoi gjendjen e tij stabile dhe të qëndrueshme, ashtu që Pape Fall pritet të rikthehet shumë shpejtë me ekipin.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

JOSHUA NUK LEJOI BEFASI MUNDI PRENGËN NË RAUNDIN E DYTË 

Published

on

Kristian Prenga ishte vetëm pak minuta larg një prej surprizave më të mëdha në historinë e boksit, por përvoja dhe klasi i Anthony Joshua-s bënë diferencën. Joshua fitoi me nokaut teknik në raundin e  dytë.

Boksieri shqiptar Kristjan Prenga është mposhtur nga Anthony Joshua në duelin e shumëpritur.

Prenga e nisi sfidën me ritëm të lartë, duke shfaqur vendosmëri dhe agresivitet në raundin e parë, ku arriti të vendosë në vështirësi kundërshtarin duke e rrëzuar dy herë për tokë dhe të lërë përshtypje pozitive me paraqitjen e tij.

Megjithatë, rrjedha e ndeshjes ndryshoi në raundin e dytë, kur Joshua mori kontrollin e plotë të duelit. Boksieri britanik shfrytëzoi përvojën dhe cilësitë e tij, duke dominuar momentet vendimtare dhe siguruar fitoren.

Me këtë sukses, Joshua vazhdon përgatitjet për përballjen e shumëpritur ndaj Tyson Fury, ndërsa Kristjan Prenga, pavarësisht paraqitjes së mirë në fillim të sfidës dhe shpirtit të garës që tregoi, nuk arriti të shmangë humbjen në këtë duel.

Sipas raportimeve, në këtë ndeshje boksi, Joshua përfitoi rreth 4.6 milionë euro, ndërsa Kristian Prenga arkëtoi afërsisht 1.1 milionë euro, duke u shënuar si pagesa më e madhe e karrierës së tij.

Advertisement

Anthony Joshua tha se fitorja e tij me nokaut ndaj Kristian Prengës nuk ishte vetëm rezultat i fuqisë së grushteve.

 “Është më shumë sesa fuqia e goditjes. Ishte shpirti, ishte Latz, ishte Sina. Ishin familjet e tyre.” tha Joshua.

Continue Reading

Sport

KNAUF BAJRO  FITUESI I TURNEUT “MËRGIMATRËT“ NË MILETINË

Published

on

“Knauf Bajro” është ekipi fitues  i turneut tradicional  “Mërgimtarët 2026”  që u mbajt  nga 20 deri më 25 korrik në Miletinë për nderë të bashkatdhetarëve .

Në  organizim  të  rinisë së fshatit  Miletinë  nga data  20  deri më 25  korrik  u mbajt  turneu tradicional i futbollit të vogël  “Mërgimtarët 2026”.  Gjatë  pesë netëve sa  zgjati turneu, ky event ishte një festë e vërtet për banorët e këtij vendbanim përfshirë këtu edhe mërgimtarët.  Tetë ekipet pjesëmarrëse kryesisht nga  Miletina për pesë netë me  radhë dhuruan  spektakël  dhe  emocione  të pa përshkruara  dhe kjo u vërejt edhe me praninë e madhe  në natën finale  kur edhe u shpallë më të mirët. Fituesi i këtij  edicioni doli ekipi “Knauf Bajro”, të cilët në finale mundën ekipin  “Auto Laker Meti” pas ekzekutimit të penaltive. Nasir Ajrullai në cilësinë e organizatorit u shpreh tepër i kënaqur me rrjedhën e turneut  duke falënderuar të gjithë ata  që e përkrahën.

 “Kështu  që na  do të vazhdojmë  çdo  vit  që ti ofrojmë  fshatit një atmosferë që  rina  e fshatit  dhe mërgimtarët  të  jenë sa më afër me  rininë.  Një falënderim  të veçantë edhe njëherë posaçërishitë për mërgimtarët. Mërgimtarët  janë ata që  na nbështesën dhe normal  rina e fshatit gjithsesi edhe për sponsorët tanë”  deklaroi  organizatori Nasir Ajrullai

Kapiteni i ekipit fitues “Knauf  Bajro” Qemal Rasimi i emocionuar me atmosferën e krijuar gjatë pesë ditëve, fitoren  ua dedikojë  mërgimtarëve  dhe  gjithë fshatit.

“Ua  dedikojmë mërgimtarëve, fshatit , është një organizim ku mblidhemi  që është ndë organizimet më të mira  që takohemi me mërgimtarët me  krejt . Këta  na  grumbullojnë nebve   se nëse  nuk janë ato ne nuk  shihemi”tha Qemal Rasimi

I kënaqur me  atmosferën e krijuar  në natën  finale  u shprehë edhe lojtari i ‘Swiss Garden’ Naser Zenuni

 “Aritëm  në  këtë turne  që organizohet  për nder të mërgimtarëve që ta  fitojmë vendin e tretë. Jam shumë krenar  për gjithë shokët  dhe  miqtë.  Gjithashtu  I falënderojmë gjithë mërgimtarët që ishin një numër  shumë të madh” tha Naser Zenuni
 

Organizatori  për  fituesin ‘Knauf Bajrami’  ndau Kupë, mirënjohje dhe  400 Euro, për ekipin e dytë ’Auto Laker Meti” kupë mirënjohje  dhe 200 Euro dhe  për vendin e tret ekipit ‘Swiss Garden’ ndau kupë mirënjohje  dhe 100 Euro. Lojtari më I mire I turneut u shpall Valmir Abduramani, golashënuesi më im mire Zemri Jashari dhe portier më I mire Lirim Ajrullai. Mirënjohje  u ndanë edhe për arbritrat.Shaban Sinani – TV KOha 

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: EKIPET VENDASE NISËN SEZONIN E RI ME FITORE TË SIGURTA

Published

on

Kampionati  ri  i futbollit  në Ligën e pare nisi me fitore  të  sigurta  të  ekipeve  vendase sidomos  të pretendenteve  për titullin kampion; U regjistruan 20  gola  apo mesatarisht 4 gola për çdo ndeshje 

 Pesë ndeshjet e xhiros së pare të sezonit të ri në Ligën e pare të futbollit vendor prodhuan pesë fitore të vendasve me 20 gola të shënuar prej të cilëve 19-të ekipet vendase dhe vetëm 1 gol për ekipet mysafire, një autogol dhe dy penalti një realizuar nga Bunjamin Shabani i Struga Trim Lum dhe një i humbur nga Besart Ibraimi i Shkëndijës.

Kuqezinjtë e nisin me fitore bindëse sezonin e ri në Ligën e parë, duke mposhtur Skopjen  3-0 me  golat që i realizuan Ndzengue, Tamba  dhe Rafa. Shkëndija   dominoi  lojën gjatë 90 minutave  krijoi  shumë raste  por realizuan vetëm tre  prej  tyre. Besatrt Ibraimi në minutën e fundit të lojës nuk e realizoi 11 metërshin. Pas ndeshjes  trajneri  Pollozhani  tha  se  është i kënaqur me rezultatin por jo edhe me lojën.

 “Duke u bazuar te ndeshja, unë jam i kënaqur vetëm me rezultatin, sepse rezultati ishte fitorja jonë, por që unë mendoj që ne duhet të kemi qasje tjetër. Për vetë faktin që ne duhet të rrisim nivelin e vrapimit, duhet të rrisim nivelin me ritmin, sepse do na duhet pastaj edhe në kompeticionin tjetër, aty ku edhe jemi, në Kupat e Evropës. Nuk jam i kënaqur, pavarësisht kësaj që fituam me 3:0, por që qasja duhet të jetë akoma më në nivel të lartë, sepse në momentin që ne nuk kemi ritëm, në momentin që ne futemi te ritmi i kundërshtarit, ajo do na bëjë dëm dhe vlerësoj se kjo është e patjetërsueshme. Nuk ka shanse që ne të futemi te ritmi i kundërshtarit. Pra, kjo është ajo që ne do kërkojmë ose ne do tentojmë që ta arrijmë tek ajo pjesa jonë. Duke i pasur vështirësitë e ndeshjes së parë, duke i pasur vështirësitë e asaj që nuk kishim shumë kohë për ta analizuar kundërshtarin, sepse vjen nga një kategori më poshtë edhe nuk është se kishte miqësore që ti të dalësh me një konkluzion që si luan kundërshtari, dhe kjo sjell vështirësitë e veta. Por ajo që është me rëndësi është trepikëshi, por jo në këtë mënyrë” deklaroi  trajneri Artim Pollozhani

Po  dje fitore të thellë me rezultat 6 me 0 ka regjistruar edhe Sileksi në përballjen me Bashkimin e  Kumanovës. Kjo fiasko e kumanovarëve ndoshta edhe është pritur pasi ekipi me përgatitje ka filluar vetëm disa ditë para fillimit të sezonit të ri.

Struga Trim Lum sezonin e ri e nisi me fitore të sigurt, pasi mposhti debutuesin në elitën e futbollit vendor Shkëndijën e Haraçinës  3-0. Në këtë ndeshje futbollisti Bunjamin Shabani luajti ndeshjen e 200 për ekipin Struga Trim Lum. Me këtë rast klubi e nderoi me një fanellë speciale me numrin 200.

Advertisement

Kampioni në fuqi ekipi i Vardarit shënoi fitore 2-0 kundër Bregallnicës.

Në ndeshjen hapëse të premten Tikveshi mundi Arsimin 5 me 1. Java e dytë e sezonit vjeshtor luhet më  8 dhe 9 gusht.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat