Connect with us

Lajme nga vendi

POROJ: MBAHET KROSI TRADICIONAL PRANVEROR “MUJDIN ALIU”

Published

on

Në organizim të shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Poroj sot u mbajt edicioni i 22-të me radhë krosi pranveror tradicional  “Mujdin Aliu”  që përkon me 27 vjetorin e rënies heroike të këtij heroi kombëtar.

Me  intonimnin e himnit kombëtar Shqiptar, sot për nder të 27 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mudjin Aliu, në organizim  të shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Poroj të Tetovës u organizua krosi tradicional pranveror me nxënësit e kësaj  shkolle në kategorinë e  djemve dhe vajzave.

Të  pranishëm në këtë aktivitet sportiv krahas punonjësve të shkollës të pranishëm  ishin edhe përfaqësues  të Komunës së Tetovës  me në  krye zëvendës kryetarin Albi Qamili, familjarë të dëshmorit Mujdin Aliu dhe përfaqësues të Bashkësive Vendore Poroj , Xhepçisht dhe Xhermë. Zëvendës Kryetari, Albi Qamili, si ish-nxënës i kësaj shkolle deklaroi se Komuna e Tetovës do të inkurajojë vazhdimisht aktivitete të kësaj natyre.

Është një nder  dhe  emocion  i veçantë  të paktën për mua  që vij dhe kam marrë mësimet e para nga kjo shkollë dhe mbaj mend  qysh kur  unë kam qenë në shkollë ky kros është organizuar. Komuna e Tetovës  do të jetë gjithmonë përkrahë  këtyre  aktiviteteve të  cilat veçse aktivitet  sportive  na  bënë  të kujtojmë sakrificat më sublime të  bijve më të mëdhenj të Kombit  tonë, më trim të kombit tonë Mujdin Aliut i  cili  la në kujtesën  tonë , në memorien  tonë  se çka  do të thotë të duhet  atdheu, çka  do të thotë  të duhet liria dhe drejtësia. Prandaj  komuna e Tetovës  do të inkurajoj gjithmonë aktivitet të tilla  që  mësimi i jetës së Mujdin Aliut  të jetë mësim  jo vetëm për këta  nxënës, për ne  por  për gjithë brezat  që  do të vinë’’   deklaroi zëvendës kryetari i Komunës së Tetovës  Albi Qamili

Drejtori i shkollës  Bujar Islami  në cilësinë e organitarorit  tha se ‘Qëllimi i krosit dhe këtij manifestimi i  është që të përkujtohet dëshmori i kombit Mujdin Aliu i cili vinë nga këtë treva .

 ‘’Qëllimi është  që edhe  gjatë këtyre  manifestimeve  të përkujtojmë  dëshmorët dhe te  nxënësit të instalohet një lloj dëshire, një lloj  vullneti  që të  dinë sa  më shumë për vlerat kombëtare, të  cilat na si edukator, si institucione, këto  janë ngjarje e një historie të re  të kombit tonë. Pra  nxënësit  duhet ta  dinë se kush ka qenë Mujdin Aliu, çka ka qenë Mujdin Aliu, vepra e tij sa  është e rëndësishme  dhe nëpërmjet  këtij manifestimi i cili  ka  karakter  edhe  sportiv  edhe  edukativ . Ku po ashtu nga  ky lloj  aktiviteti sportiv i  cili mbanë emrin e dëshmorit  të kombit Mujdin Aliu kanë dal  shumë  sportist të mirënjohur, shumë atlet të mirënjohur të cilët  denjësisht e prezantojnë vendin tonë në gara të ndryshme’’ deklaroi Bujar Islami  drejtor i shkollës

Advertisement
 Fitues  të  krosit  për  klasat  e  gjashta dhe të shtat  ishin  Eliona Izeiri  dhe  Kimed Sulejmani, ndërsa në  kategorinë e nxënësve  të klasave të teta  dhe nënta  fitues  dolën  Alea Aliji dhe Blerim Fejzuli. Organizatori  për fituesit ndau mirënjohje dhe medalje.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

Pas shkumës së bardhë në lumin Vardar, analizat paraprake brenda normave, priten rezultatet përfundimtare

Published

on

Shkuma e bardhë u shfaq më 24 korrik, ndërsa Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, në koordinim me institucionet kompetente, ndërmori inspektime të jashtëzakonshme në terren dhe analiza laboratorike për të përcaktuar shkakun e rastit.

Sipas Inspektoratit, gjatë kontrolleve të kryera te subjektet industriale në zonën që janë nën kompetencë shtetërore nuk janë konstatuar parregullsi ligjore. Autoritetet bëjnë të ditur se subjektet kanë vepruar në përputhje me kushtet e përcaktuara në lejet ekologjike për menaxhimin e ujërave të ndotura.

Institucioni thekson se cilësia e ujit në këtë pjesë të Vardarit ndikohet nga faktorë të shumtë, përfshirë ujërat komunale dhe atmosferike, si dhe aktiviteti i një numri të madh subjektesh afariste në zonën përreth, prandaj të gjitha institucionet kompetente po veprojnë në mënyrë të koordinuar.

Raporti paraprak i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, i dorëzuar më 29 korrik në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, konstaton se parametrat fiziko-kimikë të analizuar nuk i tejkalojnë vlerat kufitare të lejuara.

Njëkohësisht, me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor, mostra janë analizuar edhe nga një laborator i akredituar. Raporti përfundimtar pritet t’i dorëzohet Inspektoratit dhe Ministrisë më 4 gusht, pas së cilës institucionet kanë paralajmëruar se do ta informojnë opinionin për rezultatet përfundimtare.

Advertisement

Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor bëri të ditur se do të vazhdojë me inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme për të siguruar mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve.

Ndryshe, në lumin Lepenc, i cili e furnizon Lumin Vardar, u shfaq një vëllim i madh i shkumës së bardhë në rrjedhjen e tij në Shkup. Shkuma u raportua si ndotje e madhe e lumit, lum i cili në Karposh bashkohet me Vardarin. Rasti ishte raportuar në orën 14:10./portalb.mk/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”

Published

on

Një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova është helmuar pasi ka konsumuar një mjet për tretjen e ngjyrës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas policisë, rasti është raportuar dje rreth orës 14:00, kur Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës ka njoftuar SPB Kumanovë se tek ta ishte sjellë për trajtim një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova me shenja helmimi.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, fëmija është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për trajtim të mëtejshëm.

Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Ky nuk është rasti i parë i helmimit të fëmijëve në rajonin e Kumanovës. Gjatë vitit të kaluar u regjistruan disa raste të ngjashme, ku fëmijë të moshave të ndryshme u helmuan pasi konsumuan mjete për pastrim, dezinfektues ose tableta të lëna në vende të arritshme për ta.

Advertisement

Autoritetet shëndetësore dhe institucionet kompetente apelojnë që produktet kimike, barnat dhe substancat e rrezikshme të ruhen gjithmonë jashtë mundësisë së fëmijëve, për të parandaluar raste të tilla.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KUJDES MAKSIMAL NGA ZJARRET: NJË SHKËNDIJË MUND TË SHKAKTOJË TRAGJEDI!

Published

on

Gjatë muajit korrik, mesatarisht janë regjistruar rreth 15 zjarre në hapësira të hapura në ditë. Falë ndërhyrjeve të shpejta të zjarrfikësve dhe mbështetjes nga mjetet ajrore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), të gjitha zjarret janë vënë me sukses nën kontroll dhe janë shuar. Reshjet e shiut gjatë periudhës së kaluar ndikuan në uljen e numrit të zjarreve dhe ngadalësuan përhapjen e tyre, njoftojnë nga DMSH-ja. Megjithatë, periudha me reshje ka përfunduar. Mjafton vetëm një shkëndijë! – thonë autoritetet.

Zjarri në Leshnicë të Tetovës është lokalizuar –thuhet në njoftimin në Facebook të Komandantit të Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti, I cili thotë se në koordinim të plotë me të gjitha institucionet përgjegjëse, në terren intervenuan dy avionë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ekipet e zjarrfikësve të Tetovës, të cilat punuan pa ndërprerje dhe me përkushtim maksimal.

“U bëj apel të gjithë qytetarëve që gjatë ditëve në vijim të tregojnë kujdes maksimal, të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo tym apo vatër zjarri në numrin emergjent 112” – thotë Avni Ameti.

Por, jo vetëm kaq!

Sipas tij, pas çdo zjarri që shuhet, fshihet një histori sakrifice, guximi dhe përkushtimi.

Advertisement

Zjarrfikësit përballen çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur jetën, familjet dhe pronën e qytetarëve. Nuk është thjesht një profesion – është një mision që kërkon zemër, disiplinë dhe vendosmëri.

Shumica e zjarreve shkaktohen pa qëllim. Qytetarët zakonisht nuk synojnë të shkaktojnë zjarr, por një pakujdesi e vetme mund të ketë pasoja të rënda.

Prandaj bëhet thirrje që të mos hidhen bishta cigaresh në hapësira të hapura, veçanërisht nga automjetet në lëvizje.

-Mos ndizni zjarr apo skara në pyje dhe në vende me bimësi të thatë.

-Pastroni barin e tharë dhe shkurret rreth shtëpive dhe uikend-shtëpizave -dhe krijoni një brez mbrojtës.

Advertisement

-Mos digjni kashtën dhe kullotat. –

-Tregoni kujdes gjatë përdorimit të veglave që krijojnë shkëndija, si gurët prerës dhe aparatet e saldimit.

-Fermerët të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të pajisjeve për largimin e shpendëve, të cilat mund të shkaktojnë zjarr.

U bëhet thirrje qytetarëve që çdo sjellje të dyshimtë ta raportojnë menjëherë në stacionin më të afërt policor ose në numrin 112.

Raportoni persona që mbajnë lëndë të dyshimta të lëngshme, pishtarë, fishekzjarre të mëdha ose mjete e aktivitete të tjera që mund të shkaktojnë zjarr.

Advertisement

Në kushtet e temperaturave jashtëzakonisht të larta kërkohet kujdes maksimal.

Një shkëndijë mund të shkaktojë një tragjedi të madhe!” – apelojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim./Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat