Connect with us

Lajme nga vendi

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 13 Prill Tetovë dhe Gostivar

Published

on

Sot pas mesnate, në ora 00:50, në Stacionin Policor të Gostivarit, një 20-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se ajo dhe motra e saj janë sulmuar fizikisht nga daja i tyre në fshatin Turçan i Epërm, derisa ishin për vizitë në shtëpinë e tij. Sipas denoncimit, daja u ka drejtuar edhe kërcënime serioze, por është parandaluar nga babai i tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……

Dje, në ora 11:40, në Njësinë Policore të Kamjanit është denoncuar se në fshatin Bogovinë, në afërsi të një marketi, është përfshirë nga zjarri automjeti i udhëtarëve „Opel Insignia“ me targa gjermane, pronë e një 29-vjeçari. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit – Bogovinë. Mbikëqyrje ka kryer ekipi nga SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……

Dje, në ora 15:50, në rrugën magjistrale A2, është privuar nga liria një 21-vjeçar nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin e paregjistruar „Golf“ pa leje drejtimi dhe ka kryer tejkalim në vijë të plotë. Automjeti përkohësisht është konfiskuar.

Advertisement

Pastaj, në ora 16:00, në Gostivar, është privuar nga liria një i mitur 14-vjeçar nga fshati Çegran, i cili drejtonte motoçikletën „Aprilia“ me targa të Gostivarit pa leje drejtimi.

Sot pas mesnate, në ora 01:10, në rrugën „Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, është privuar nga liria një 22-vjeçar nga fshati Vranjoc, i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve „Lancia“ pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.

……

Dje, në ora 19:50, zyrtarët policorë nga NjP Kamjan kanë privuar nga liria një 55-vjeçar nga fshati Pallçisht i Epërm. Paraprakisht, rreth orës 17:50, një 46-vjeçar ka denoncuar se në një objekt hotelerik në fshat është sulmuar fizikisht nga 55-vjeçari, i cili e ka kërcënuar me thikë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj sulmuesit do të dorëzohet padi përkatëse.

Dje,në ora 13:45, në Njësinë Policore të Jegunocit, një 32-vjeçar nga fshati Vratnicë, në cilësinë e kryetarit të organizacionit komunal të një partie politike, ka denoncuar se gjatë natës mes 12 dhe 13 prillit, një autor i panjohur me mjet të fortë ka thyer tre dritare të zyrës së partisë politike, e vendosur në fshatin Jegunoc. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

……

Dje, në ora 16:00, në Gostivar, zyrtarët policorë kanë shoqëruar një 15-vjeçar nga lagja Mllaki. Gjatë kontrollit tek personi është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 paragrafi 7 i Ligjit për Armët.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat