Connect with us

Lajme nga bota

11 shtete nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për Luftën në Lindjen e Mesme: Të gjendet sa më shpejt zgjidhje ose pesha do rëndojë mbi ekonominë globale

Published

on

Ministrat e financave nga 11 vende, përfshirë Britaninë, Japoninë dhe Australinë, paralajmëruan të martën se lufta në Lindjen e Mesme do të peshonte mbi rritjen globale, inflacionin dhe tregjet financiare, edhe nëse kriza zgjidhet.

Nënshkruesit e tekstit përveç tre vendeve të përmendura më sipër janë Suedia, Holanda, Finlanda, Spanja, Norvegjia, Irlanda, Polonia dhe Zelanda e Re, mirëpritën në deklaratën e tyre të përbashkët armëpushimin “i cili është thelbësor për mbrojtjen e popullsisë civile dhe sigurinë e rajonit”.

Ata gjithashtu bënë thirrje për “një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme” përmes negociatave, duke vënë në dukje se “rigjallërimi i armiqësive, zgjerimi i konfliktit ose përçarja e vazhdueshme në Ngushticën e Hormuzit do të paraqiste rreziqe serioze shtesë për sigurinë globale të energjisë, zinxhirët e furnizimit dhe stabilitetin ekonomik dhe financiar”.

Ministrat gjithashtu konsiderojnë se “edhe me një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit, efektet në rritje, inflacion dhe tregje do të vazhdojnë”.

Siç thuhet në deklaratën e lëshuar nga qeveria britanike, 11 vendet “angazhohen të shmangin dhe u bëjnë thirrje të gjitha vendeve të tjera të shmangin taktikat proteksioniste”, të tilla si kontrollet e pajustifikuara të eksportit, grumbullimi i stoqeve dhe zbatimi i barrierave tregtare për hidrokarburet dhe zinxhirët e tjerë të furnizimit të prekur nga kriza.

Advertisement

Lajme nga bota

VIDEO/ Momente terrori gjatë sulmit që vrau nëntë persona në një shkollë në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret për të shpëtuar veten. Zbulohet edhe fotoja e autorit

Published

on

Pamje të reja janë publikuar në lidhje me sulmin e ndodhur në Turqi ku 9 persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë.Në video shihet se si nxënësit hidhen nga dritaret e shkollës në përpjekje për të shpëtuar jetën.

Ngjarja ndodhi në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaras, ku një nxënës 14-vjeçar sulmoi shkollën me armë dhe vrau nëntë persona (tetë nxënës dhe një mësues) dhe plagosi 13 të tjerë, përpara se t’i jepte fund jetës së tij.

Nga të plagosurit, gjashtë janë të shtruar në spital në njësitë e kujdesit intensiv, me tre prej tyre në gjendje kritike. 14-vjeçari Isa Aras Mersinli , i cili ndoqi shkollën, është djali i një ish-oficeri policie. Prindërit e nxënësit janë arrestuar.

 

Continue Reading

Lajme nga bota

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Published

on

Dështimi i bisedimeve për paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka ndikuar menjëherë në tregjet globale të energjisë, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës.

Pas përfundimit të negociatave gjatë fundjavës pa një marrëveshje dhe paralajmërimit të presidentit Donald Trump për bllokimin e porteve iraniane, çmimi i naftës ka kapërcyer sërish nivelin prej 100 dollarësh për fuçi.

Sipas mediave të huaja, nafta Brent, që shërben si referencë globale, ka shënuar rritje prej 7.3%, duke arritur në 102.30 dollarë për fuçi. Kjo luhatje në tregje lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet se dështimi i negociatave mund të thellojë krizën globale të energjisë, transmeton Klankosova.tv.

Vetëm disa ditë më parë, çmimet kishin rënë ndjeshëm nën pragun e 100 dollarëve, pasi Uashingtoni dhe Teherani kishin arritur një armëpushim të përkohshëm dyjavor, i cili përfshinte edhe hapjen e një prej rrugëve më të rëndësishme tregtare detare, Ngushticës së Hormuzit.

Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale të energjisë, transmeton Klankosova.tv është shndërruar në një pikë kyçe të tensioneve, pasi Irani paralajmëroi se mund të sulmojë anijet që e përdorin atë, në përgjigje të veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.

Qarkullimi në këtë zonë ka qenë kryesisht i kufizuar që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, megjithatë disa shtete, si India dhe Malajzia, kanë arritur të negociojnë kalim të sigurt për anijet e tyre.

Advertisement

Ndërprerjet në këtë korridor strategjik kanë mjaftuar për të shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajme nga bota

U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim

Published

on

Britney Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi, pasi u arrestua për drejtim automjeti në gjendje të dehur në Kaliforni.

Përfaqësues të saj konfirmuan se 44-vjeçarja është futur vullnetarisht në trajtim, ndërsa më herët ishte raportuar se ajo kishte nisur të punonte për veten pas incidentit.

Sipas mediave, këngëtarja ka qëndruar esëll që prej arrestimit dhe ka marrë pjesë në takime të Alcoholics Anonymous.

Në një deklaratë pas lirimit, përfaqësuesit e saj u shprehën: “Ky ishte një incident i pafalshëm. Britney do të ndërmarrë hapat e duhur dhe do të respektojë ligjin.” Ata shtuan se kjo mund të jetë një pikë kthese për jetën e saj dhe se familjarët po punojnë për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Këngëtarja pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj, ndërsa burime pranë saj bëjnë të ditur se edhe marrëdhënia me dy djemtë e saj, Preston dhe Jayden, është përmirësuar kohët e fundit.

Spears ka kaluar një periudhë të gjatë sfidash personale dhe ligjore, përfshirë kujdestarinë shumëvjeçare që përfundoi në vitin 2021, dhe ky zhvillim shihet si një tjetër hap drejt stabilizimit të jetës së saj.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat