Connect with us

Lajme nga rajoni

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli mohon akuzat: Nuk kam gisht në këtë çështje

Published

on

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj.

Në dëshminë e tij, të siguruar nga korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami, Murseli ka mohuar akuzat duke thënë se nuk e ka organizuar ai vrasjen e Liridonës dhe as nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

“Unë gjatë këtyre viteve, prej ngjarjes jam akuzuar për një krim shumë të rëndë të cilin nuk e kam kryer, unë nuk kam organizuar kurrfarë vrasje, nuk kam marrë pjesë në vrasje, nuk e kam pa vrasjen, as unë as fëmija. Në momentin e vrasjes jemi qenë duke ikë, këtë e tregon edhe Leonard Ademaj në polici por edhe në media. Mund t’i shihni intervistat ku tregon se çka i kane treguar fëmija, ai version është që unë e fëmijët kemi vrapuar nga makina. Pastaj, në këtë proces gjyqësor, pa të drejtë është përmendur edhe z. Behgjet Pacolli i cili fare nuk ka lidhje me këtë rast dhe padrejtësisht i është përmendur emri dhe kisha të nevojshme të sqaroj se ndjej keqardhje sa herë është përmendur emri i tij sepse është e padrejtë.

I nderuar trup gjykues ju do të merrni vendim së shpejti, ne kemi propozuar një CD ku shihet komunikimi im me fëmijët, ndryshe nuk do e propozonim dhe e vetmja arsye pse nuk kam komunikim të rregullt është sepse jam në masën e paraburgimit, e jo pse nuk duan fëmijët. Është shumë e ulët të citohen rrejshëm. Natën e vrasjes ia dorëzova fëmijët familjes Ademaj, po të fshihja diçka nuk e kisha këtë guxim. Në natën e vrasjes fëmijët e mi janë intervistuar në polici, një polic pyet se a po deklarojnë kështu dhe ata thonë po. Një ditë pas, isha në prokurori, te prokurori. Besa Limani aty e shihni cka kanë deklaruar fëmijët.

Ju betohem, Naim Murseli nuk ka qenë në veturë, Naim murseli nuk ka paguar për vrasjen. Kjo është e vërteta. Pa të drejtë jam akuzuar e targetuar, nga mediat, nga kjo sallë por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Kaq kisha i nderuar trup gjykues ju do të vendosni fatin tim, fatin e fëmijëve të mi, ju vlerësoni faktet e provat dhe nga ju pres vetëm një dënim të drejtë. Pres nga ju që vërtetë të ketë drejtësi për Liridonën, sepse për këtë jemi këtu. Liridona meriton drejtësi të plotë, por të keni parasysh që integriteti juaj të jetë në nivelin më të lartë.” Deklaroi Murseli.

Advertisement

Lajme nga rajoni

VUÇIQ: ARMATIM TË RI KUNDËR ALEANCËS ZAGREB – TIRANË – PRISHTINË!

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, dhe paralajmëroi blerje të reja ushtarake.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar armatim të ri duke propozuar miratimin e një strategjie për robotizimin e forcave të armatosura serbe.

Sipas tij, plani përfshin krijimin e njësive ushtarake të pajisura me platforma robotike dhe dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si dhe përdorimin e municioneve “fluturuese”.

Me paralajmërimin e armatimit të ri, Vuçiqi duket se i referohet aleancës ushtarake midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

“Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit. Angazhimi ynë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fuqishëm”

Advertisement

Vitin e kaluar, Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan marrëveshje për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Përfaqësuesit e tri vendeve thanë atëkohë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride.

Ata theksuan se aleanca mes tyre nuk është e drejtuar kundër askujt, por Vuçiq, në disa raste, e përshkroi atë si kërcënim për Serbinë.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Një pjesë e kompleksit te “5 maj” u shkrumbua ditën e sotme, inxhinieri nxjerr dokumentin: Ngjarja u paralajmërua por s’na dëgjoi njeri

Published

on

Inxhineri gjeodet, Romeo Nazarko ka publikuar disa dokumente përmes së cilave tregon se ngjarja që alarmoi ditën e sotme zonën e “5 majit” ka qenë e paralajmëruar.

Në postimin e bërë në Facebook-un e tij Nazarko shkruan se kohë më parë, nëpërmjet një shkrese drejtuar Kuvendit në vitin 2024, u kërkua informacion për djegien e të njëjtës ndërtesë te “5 maj”, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.


Në kërkesën drejtuar Kuvendit me qëllim për të marrë informacion për djegien e kompleksit, shkruhet se ndërtesa është përfshirë nga flakët për shkak të materialeve që janë përdorur jashtë standarteve.

Nga ana tjetër, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka konfirmuar shguarjen totale të zjarrit pranë QSUT-së.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Nga Skënderbeu te Nënë Tereza dhe Ismail Qemali, Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës promovon Samitin e IV të Diasporës.Në videon e shpërndarë, shfaqen disa prej figurave më të njohura të historisë shqiptare, të rikrijuara me teknologji moderne, si Gjon Buzuku, Ismail Qemali, Skënderbeu, Nënë Tereza, Fan Noli, vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Jeronim De Rada dhe figura të rëndërishme që kanë kontribuuar në formimin e Shtetit shqiptar.

Përmes këtij materiali vizual, kreu i qeverisë njofton zhvillimin e Samitit të IV të Diasporës, i cili do të mbahet më 13, 14 dhe 15 prill. Videoja synon të sjellë një ndërthurje mes historisë dhe teknologjisë, duke i dhënë një dimension modern promovimit të një prej eventeve më të rëndësishme për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.Top Channel

Continue Reading

Më të lexuarat