Connect with us

Sport

LIGA E DYTË: KATËR EKIPET E PARA FITOJNË SIPAS PLANIT

Published

on

Katër fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe dy fitore tw ekipeve mysafire me gjithsejt 32 gola të shënuar është epilogu i shtatë ndeshjeve  të javës së 25-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.

 Katër skuadrat  pretendente për tre vendet e para  Bregallnica, Ohri, Skopje dhe  Shkëndija e Haraçinës kanë  shënuar fitore të pritura.

Shkëndija e  Haraçinës që drejtohet  nga  trajneri  Berat Imeri  në ndeshje kundër Pobedës së Prilepit ka regjistruar fitore të thellë 5-0  dhe  vazhdon të mbetet  në mesin e katër skuadrave  pretendente   për  kreun e tabelës.  Fitore  ka  regjistruar  edhe Bregallnica  1-0 në transfertë kundër Detonit Plaçkovica, Ohri  mundi Prespën  6-1, ndërsa Skopje  7-0 mundi  ekipin Kamenica Sasa

Rezultatet e javës së 25-të: Osogova – Teteksi 2-1, Shkëndija – Pobeda 5-0, Bellasica – Kozhufi 0-0,  Slloga – Vardari 3-3, Detonit Plaçkovica – Bregallnica  0-1, Skopje – Kamenica Sasa 7-0, Ohri – Prespa. 6-1, Golemo Konjare – Novaci 1-2

Tabelën e kryeson Bregallnica me 58 pikë e  ndjekur  nga  Ohri, Skopje  dhe Shkëndija e  Haraçinës me nga 56 pikë.

Advertisement

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

LIGA E PARË: BASHKIMI DHE ARSIMI MBETEN NË ZONËN E RREZIKUT!

Published

on

Struga Trim Lum me rezultat t; thellë 4-0 mposhti Bashkimin në Kumanovë, ndërsa Rabotniçki shënoi fitore 2-0 kundër Arsimit. Me këto dy ndeshje u kompletua java e  28-të kampionatit në Ligën e Parë futbollit vendor

 Me  dy ndeshjet e zhvilluara dje u kompletua java e  28-të e kampionatit  në ligën e parë, ku skuadrat vendase regjistruan fitore në tre takime po aq sa fituan edhe  ekipet mysafire. Efikasiteti ishte  në nivel meqë u shënuan  afro  4 gola mesatarisht në çdo ndeshje.

 Në stadiumin e Kumanovës  ekipi i Bashkimit pësoi debakël duke humbur nga Struga Trim Lum 0-4. Për skuadrën e Bashkimit ishte kjo disfata e tretë në këtë kampionat  nga ekipi  i Strugës me golaverazh 0-15 nga tre ndeshjet.

 Me  tre  pikët e fituara Struga Trim Lum përforcon pozitën e tretë me 59 pikë. Ndërsa Bashkimi mbetet në pozitë e gjashtë me 37.

 Por ndeshja në Kumanovë pati edhe “pjesën e tretë”!

Advertisement

 Drejtuesit e skuadrës Struga Trim Lum thanë se pas përfundimit të ndeshjes është krijuar  një tollovi ku të përfshirë kanë qenë edhe drejtuesit e  skuadrës vendase për çka futbollistët mysafir për rreth gjysmë kanë qenë të ngujuar brenda dhomave të zhveshjes. Më  pas  ata  janë detyruar të dalin me përcjelljen e  policisëndërsa  është dëmtuar edhe autobusi i ekipit. Këtë incident e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besar Isaku.

 Rabotniçki shënoi fitore shpresëdhënëse kundër Arsimit  2-0.  Për “romantikët” janë këto tre pikë shpresë që së paku në pesë  xhirot e fundit të sigurojë  balotazhin për mbijetesë, ndërsa  Arsimi mbetet në pozitën e shtatë.

Pas kompletimit të javës së 28-të tabelën e kryeson Vardari me  68 pikë , para  Shkëndijës  që ka  67. Java e 29 vazhdon të enjten me ndeshjen  Arsimi – Shkupi.

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E TRETË-PERËNDIM: KAMJANI KRYESON ME 5 PIKË EPËRSI

Published

on

Tre fitore të skuadrave vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjeve të xhiros së 18-të në Ligën e tretë Perëndim. Kamjani mundi Vardarin në Bërvenicë dhe tani kryeson me pesë pikë epërsi

 Java e 18-të e kampionatit të futbollit në Ligën e tretë grupi Perëndim  prodhoi  tre fitore të ekipeve vendase dhe dy fitore të ekipeve mysafire.

 Sfida derbi e kësaj  jave u  zhvillua në Bërvenicë mes Vardarit dhe Kamjanit, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultatin 1-3.

 Me tre pikët e fituara në transfertë Kamjani përforcon pozitën e liderit me 43 pikë apo pesë pikë më tepër se Vëllazërimi Kërçovës  në vendin e dytë me  38 pikë.

 Ndeshje interesante  ishte edhe dueli  Renova – Xhepçishti që përfundoi  me fitoren e ekipit mysafirë me rezultatin 2-3.

Advertisement

 Napredoku i Kërçovës mundi Dobroshtin 4-2, Reçica  mundi Lubotenin 3-1 dhe Skënderbeu në Poroj mundi Dritën e Bogovinës  1-0.

 Pas ndeshjeve të javës së 18-të tabelën e kryeson Kamjani me 43 pikë para Vëlllazërimit me 38 pikë.

 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

KARATE: ISA ELMAZI PJESËMARRËS  NICOSIA KARATE OPEN 2026

Published

on

Karateisti Isa Elmazi nga Klubi i Karatesë “Fati” – Tetovë këtë fundjavë do të garojë në turneun ndërkombëtar Nicosia Karate Open 2026 në Qipro (18–19 prill), ku marrin pjesë 684 garues nga 40 ekipe dhe 20 shtete. Isa udhëtoi sot drejt Nikosias me synim të qartë dhe motiv të lartë, ndërsa të shtunën do të paraqitet në kategorinë -76 kg junior. Duke hyrë në një fazë gjithnjë e më serioze të karrierës, ai po dëshmon vazhdimisht rritje dhe stabilitet në arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe pjesëmarrjen e tij të tretë radhazi në ligat botërore për të rinj në Kroaci. Nga Isa pritet një paraqitje dinjitoze dhe një rezultat pozitiv, ashtu siç i ka hije një kampioni në ngritje. Klubi “Fati” i uron suksese dhe kthim me fitore!

Continue Reading

Më të lexuarat