Connect with us

Lajme nga vendi

LSDM: Qytetarët shtrenjtë i paguajnë përrallat e Mickoskit për ekonominë

Published

on

Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se “qytetarët i paguajnë shtrenjtë përallat e Mickoskit se ekonomia e Maqedonisë është e treta në Evropë”.

Nga LSDM theksojnë se “kur qytetarët hyjnë në një dyqan, kur shkojnë në treg, kur paguajnë faturat, kur shikojnë portofolet e tyre të zbrazëta dhe frigoriferët e zbrazët, ata e dinë më së miri se sa realiste është përralla e Mickoskit për ekonominë e tretë në Evropë”.
“Me Mickoskin, standardi i jetesës së qytetarëve po përkeqësohet dita-ditës, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para dhe jetojnë gjithnjë e më keq. Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se perimet janë më të shtrenjta me mbi 38%, frutat me mbi 10% dhe çmimet e shitjes në bujqësi me 23%. Mishi, vezët, vaji i ullirit janë më të shtrenjta… gjithçka është në lajme. Dhe pagat nuk lëvizin, të gozhduara në fund, punëtorët e RMV-së kanë pagat më të ulëta në Evropë”.

“Ekonomia është në një trend në rënie. Investimet kanë rënë me mbi 60%. Kompanitë po pushojnë nga puna punëtorë, ka mbi 1,500 punëtorë të pushuar nga puna vetëm në pak muaj. 180 milionë euro, që nga muaji i kaluar, është borxhi për rimbursimet e TVSH-së ndaj kompanive. Ndërsa tregon përralla për ekonominë e tretë në Evropë, Mickoski nuk ka marrë masa për të ndihmuar qytetarët në krizë dhe për të mbrojtur standardin”, thonë nga LSDM.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat