Connect with us

Lajme nga vendi

Figura e aktorit Selim Ramadani dhe arti i pavdekësisë

Published

on

Në ambientet e Sallës së Fakulteteve të Arteve te Qendra për Kulturë në Tetovë, Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum në Tetovë në bashkëpunim me Familjen Ramadani organizuan një aktivitet kulturor përkujtimor kushtuar jetës dhe veprës së Selim Ramadanit.

Aktiviteti u hap nga moderatorja Rudina Zeqiri, e cila tha: figura e Selim Ramadani zë një vend të veçantë në historinë e kulturës shqiptare. Si aktor, poet dhe dramaturg, ai ndërtoi një profil të shumëanshëm artistik, duke lënë gjurmë të thella në skenën teatrore dhe në letërsinë shqipe. Vepra e tij karakterizohet nga ndjeshmëria poetike, fuqia dramatike dhe përkushtimi ndaj çështjeve njerëzore e kombëtare. Edhe pas dekadash mungese fizike, krijimtaria e tij vazhdon të jetojë dhe të frymëzojë breza të rinj artistësh e studiuesish.

Më  pas në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e shoqatës, Sadie Aliti, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, duke e cilësuar Selim Ramadanin si një ndër figurat që i dha shpirt skenës dhe fjalës artistike shqipe. Ajo nënvizoi se aktivitete të tilla janë ura që lidhin të kaluarën me të tashmen.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vlerësoi kontributin e Selim Ramadanit në afirmimin e kulturës shqiptare dhe premtoi mbështetje institucionale për nisma që promovojnë figurat e shquara kombëtare.

Ndërkaq, studiuesi dhe akademiku Agim Vinca solli një analizë të thelluar mbi krijimtarinë e Selim Ramadanit, duke e vendosur atë në kontekstin e zhvillimeve letrare dhe teatrore shqiptare. Ai e cilësoi Selim Ramadanin si një zë autentik dhe të guximshëm artistik.

Advertisement

Emocione të veçanta solli fjala e motrës së tij, Asije Ramadani, e cila ndau kujtime personale dhe reflektime mbi jetën dhe pasionin e tij për artin. Gjithashtu u bënë edhe promovimet e librave, “Njëmelodi e këputur” dhe “Arti dhepavdekësia”kushtuar me shumëndjenjëdherespektfigurëssëpaharruartë Selim Ramadanit, ku për librat në fjalë folën recensentët. Profesor Xhelal Zejneli foli për figurën e aktorit dhe për botimet tij pas vdekjes nga familjarët e tij.

Një moment i veçantë i aktivitetit ishte recitimi i tri poezive të përzgjedhura nga krijimtaria e Selim Ramadanit, interpretuar nga aktorë dhe miq të tij. Përmes interpretimit artistik, u krijua ndjesia sikur, pas 40 vitesh, ai “u rikthye” për të komunikuar sërish me publikun si poet, dramaturg dhe aktor.

Në vijim, juria profesionale e përbërë nga Ejup Ajdini, Rami Kamberi dhe Daim Iljazi ndau çmimet për poetët e përfshirë në antologjinë “Na bashkoi poezia nr. 25”. Çmimet u ndanë si vijon:

·                     Çmimi i parë: Lola Shehu

·                     Çmimi i dytë: Behare Neziri

Advertisement

·                     Çmimi i tretë: Selvije Kadriu

·                     Çmimi “Selim Ramadani”: Sadie Aliti

Moderatorja e aktivitetit theksoi rëndësinë e këtij organizimi si një dëshmi se poezia dhe arti kanë fuqinë të bashkojnë njerëzit dhe të mbajnë gjallë kujtesën kolektive.

Në përmbyllje të aktivitetit, nga të pranishmit u hodh propozimi që Teatri i Tetovës të mbajë emrin e Selim Ramadanit, si një akt simbolik dhe i merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin skenik dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Ky propozim u mirëprit me duartrokitje, duke dëshmuar respektin dhe mirënjohjen e thellë për figurën e tij.

Ky aktivitet dëshmoi se vepra e Selim Ramadanit jo vetëm që nuk është harruar, por vazhdon të jetojë fuqishëm në ndërgjegjen kulturore të shoqërisë, duke shërbyer si burim frymëzimi për të ardhmen.

Advertisement

 

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat