Connect with us

Lajme nga vendi

ERJONA JONUZI: ME TRUP NË BRATISLAVË, ME MENDJE NË TETOVË!

Published

on

Volejbollistja  tetovare Erjona Jonuzi  është  lojtarja e parë shqiptare  e cila krahas klubeve vendore dhe reprezentacionit me sukses të madh është dëshmuar  edhe  jashtë vendit. Së  fundit ajo ka firmos kontratë një vjeçare me kampionin e Sllovakisë, Sllovan Bratislava.  deklaroi Erjona Jonuyi

Hapat e para në volejboll i bëri në Shkëndinë e Tetovës, kurse tani volejbollistja tetovare, Erjona Jonuzi, është duke realizuar ëndrrën e saj për t`u dëshmuar edhe në ekipet e  mëdha evropiane. 

Në një rrëfim personal në Tv Koha, Erjona Jonuzi, konfirmoi se kohë me parë, zyrtarisht, është pjesë e kampionit në fuqi të Sllovakisë, Sllovan Bratislava, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë një vjeçare.

‘’Po është e vërtet para disa ditëve u nënshkrua një kontratë një vjeçare  me  klubin kampion në fuqi në Sllovaki, Sllovan Bratislava. Është një ndjenjë shumë e veçantë  e  gjithë  puna  që unë kam  bërë këtë  vit  u pa edhe nga  një ekip  kampion dhe  jam  shumë e lumtur  që do të jem pjesë e klubit Sllovan Bratislava për  vitin  e ardhshëm’’

Rrugëtimi i Erjona Jonuzit është historia e përkushtimit, guximit dhe besimit në vetvete. Ajo nuk është thjesht një emër i njohur në sportin vendor, por një shembull i vajzës që sfidon paragjykimet, tejkalon lëndimet dhe e kthen pasionin në profesion.

Advertisement

‘’Në  Nové Mesto nad Váhom është  viti i dytë që unë  jam atje. Vitin e parë pësova  një  lëndim  ku  nuk mu dha mundësia që ta përfundoj kampionatin atje, mirëpo për  aq pak  loja që unë pata  atje klubi  e  pa kualitetin  dhe unë  nënshkrova edhe  për  vitin tjetër, domethënë  për  këtë vit që unë isha atje. Ka qenë një  vit  shumë i rëndësishëm  për karrierën time sepse  unë u ktheva  nga një lëndim mjaftë serioz nga një operacion dhe ishte shumë e vështirë që të kapja  ritmin  në kohë me vajzat  tjera, por  që ia  arrita  me  punë normal.  Si kapitene  atje mendoj se kam dhënë maksimumin si brenda  dhe jashtë  fushës, respektin e kam pasur  maksimalisht edhe nga  klubi edhe nga  shoqet e klubit  edhe  nga  fansat e  klubit. Kështu që për mua  mund të them  që ishte  një vit shumë i  suksesshëm’’ tha  volejbollistja Jonuzi.

Varësisht fizikut, Erjona thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në Volejboll.

Teksa flet për karrierën dhe sfidat që e presin, nuk mund ta harrojë Shkëndinë dhe shoqet e saja në këtë skuadër. Për klubin “kuqezi” nga Tetova, emocionet vijnë vetvetiu.

‘’ Shkëndija ! Kur filloj të flas për Shkëndijën emocionohem  sepse  unë i kam  hedhë  hapat e para  në karrierë  dhe  do të  jetë klubi më i rëndësishëm  në jetën time. Më vjen keq  se nuk  është pjesë e kampionatit  të Maqedonisë tash. Por që  besoj dhe shpresoj se  në një kohë shumë të afërt  do të jetë  përsëri pjesë dhe  do të nxjerrim shumë lojtare  të tjera  që  do të na  bëjnë krenare  si në vendin  tonë ashtu  edhe jashtë  vendit tonë . Për shoqet e klubit Shkëndija  nuk kam fjalë për  to se  jam aq shumë falënderuese  për  ato. Për  çdo ndeshje , për çdo stërvitje që kemi bërë bashkë sepse unë jam këtu ku jam shkaku i atyre’’ u  shprehë volejbollistja tetovare  Erjona  Jonuzi

Kujtojmë se  Erjona  Jonuzi  gjatë karrierës së saj si volejbolliste  ka luajtur  për Shkëndijën, një  kohë  ishte  në Turqi , pastaj  nga  viti 2022 deri në  vitin 2024  ishte pjesë e Rabotniçkit,  prej ku kaloi në ekipin e Sllovakisë Nové Mesto nad Váhom. Erjona është  edhe volejbolliste standarde  në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut.  
 
Shaban Sinani – TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat