Sport
LIGA E TRETË-PERËNDIM: KF KAMJANI PRANË SUKSESIT HISTORIK !
Pesë fitore të skuadrave vendase me 21 gol të shënuar është epilogu i javës së 19-të në Ligën e tretë Perendim ku skuadra e Kamjanit me 8 pikë epërsi teoritikisht ka siguruar pozitën titullin kampion.
Fundjavën që e lamë pas është zhvilluar java e 19-të e kampionatit në Ligën e tretë Perëndim.
Lideri në renditjen tabelore, Kamjani në cilësinë e vendasit shumë më rëndë se sa pritej mundi rivalin e kahmotshëm Reçicën me rezultat të ngushtë 2-1. Me tre pikët e fituara tani me 46 pikë është një hapë pranë arritjes së objektivit.
Një ndeshje shumë cilësore dhe me shumë histori është zhvilluar në stadiumin e Dritës në Bogovinë, ku vendasit në fund dolën fitues kundër Vëllazërimit te Kërçovës me rezultatin 3-2.
Ekipi nga Kërçova ka reaguar në mënyrë të ashpër duke adresuar kritika ndaj referëve të ndeshjes.
Rezultatet e javës së 19-të:
Luboteni – Napredoku 4-3, Kamjani – Reçica 2-1, Drita – Vllazërimi 3:2,
Dobrosht – Skënderbeu 3-0 dhe Xhepçishti – Vardari 3-0
Pas javës ë 19-të tabelën e kryeson Kamjani tani me 46 pikë i dyti pozicionohet Vllazërimi me 38 pikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E PARË: FITON VARDARI, PELISTERI U BËRI “SHËRBIM” ARSIMIT DHE BASHKIMIT!
Dy ndeshjet e javës së 29-të në ligën e parë të futbollit vendor prodhoi një fitore të thellë të ekipit vendas dhe një fitore befasuese e Pelisterit në Strumicë.
Skuadra e Vardarit vazhdon sipas planit për arritjen e objektivit të tyre për titullin kampion.
Vardari dje pasdite në përballjen me Tikveshin e Kavadarit shënoi fitore të thellë 7:0.
Tikveshi në këtë ndeshje doli në fushë me formacion të kombinuar, me gjashtë futbollistë nga reparti i të rinjve.
Sulmuesi Azar Omeragiq i cili zhvilloi ndeshjen jubilar të 100-të për Vardarin ishte autor i tre golave.
Në Strumicë ekipi AP Brera zhgënjeu publikun vendas pasi pësoi disfatë nga konkurrenti drejtë për drejtë për mbijetesë 0-1 nga Pelister i Manastirit.
Golin e vetëm e realizoi Ivanovski nga penaltia, ndërsa portieri mysafir Jovçevski mbrojti penaltinë e Mihajllovit.
Pas kësaj ndeshje Arsimi i Çegranit dhe Bashkimi i Kumanovës mund të ndihen pak sa më të qetë sa i përket mbijetesës edhe pse akoma janë zonën e rrezikut.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E DYTË: KATËR EKIPET E PARA NUK LEJOJNË BEFASI!
Dy fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe pesë fitore të ekipeve mysafire me 28 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e Dytë të futbollit vendor. Katër ekipet e para vazhdojnë rrugëtimin e sukseseve. Shkëndija e Haraçinës kthehet me tre pikë të rëndësishme nga Gjevgjelia.
Në ndeshjet e javës së 26-të në Ligën e Dytë të Futbollit nuk pati befasi pasi të katër ekipet pretendente për tre vendet e para Bregallnica, Ohri, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës regjistruan fitore.
Bregallnica mposhti bindshëm ekipin Slloga të Vinicës 4:1, Ohri mundi Teteksin në Tetovë 2-1 , Skopje u kthye me tre pikë nga Resnja pasi mundi ekipin e Prespës 2-0.
Me tre pikë nga transferta në Gjevgjeli u kthye edhe Shkëndija e Haraçinës me fitoren shumë të rëndësishme kundër Kozhufit 1-0 me një gol të artë të Fikret Livorekës në minutat e fundit të ndeshjes.
Rezultatet e javës së 26-të: Bregallnica – Slloga Vinicë 4:1, Kamenica Sasa – Golemo Konjari 1:0, Kozufi – Shkëndija e Haraçinës 0:1, Novaci – Detonit Plaçkovica 1:1, Pobeda – Osogovo 1:8, Prespa – Skopje 0:2, Teteks – Ohri 1:2 dhe Vardari Negotinë – Bellasica 1:4
Tabelën e kryeson Bregallnica me 61 pikë, e ndjekur nga Ohri, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës me nga 59 pikë …
Në javën e 27-të më 2 maj me fillim në ora 16:00, takohen: Pobeda – Teteksi, Osogova – Kozhufi, Shkëndija Haraçinë – Vardari Negotinë, Bellasica – Bregallnica, Slloga – Novaci, Detonit Plaçkovica – Kamenica Sasa dhe Golemo Konjare – Prespa dhe Skopje – Ohri
Sport
LIGA KOMUNALE TETOVË: KF CETINSKA KRYESON E VETMUAR ME 45 PIKË
Kampionati 2025/2026 në Ligën Komunale të Tetovës ka vazhduar gjatë fundjavës që e lamë pas me ndeshjet e javës së 17-të ku pati ndeshje shumë interesante dhe efikasitet të kënaqshëm
Klubi i futbollit Jehona e Përshevcës fitoi derbin ndaj Sharrit të Glogjës me rezultat 2-1, ku shkëlqeu veterani Izair Emini i cili ishte edhe autor i dy golave për ekipin e tij . Me këtë tre pikë të fituara kundër Sharr-it , ekipi i Jehonës vazhdon të mbetet në garë për kreun e tabelës
Festival golash janë shënuar në ndeshjen Cetinska-Besa e Çellopekut, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 4-4.
Liria e Zhelinës dhe Vëllazërimi i Sllatinës shënuan fitore identike prej 3-0 ndaj Tearcës gjegjësisht KF Dardanisë.
Fitore në udhëtim mori edhe Pallatica që me rezultat 1-2 e mposhti Hajdukun në Vratnicë.
Pas ndeshjeve të javës së 17-të tabelën e kryeson KF Cetinska me 45 pikë e ndjekur nga KF Sharri me 38 dhe KF Jehona me 37 pikë
Rezultatet, javës së 17-të:
Liria – Tearca 3-0
Vëllazërimi -Dardania 99 3:0
Cetinska – Besa 4:4
Hajduku –Pallatica 1:2
Sharri – Jehona 1:2
SHABAN SINANI – TV KOHA
-
Lajme nga bota1 month ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni1 month agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport1 month agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

