Connect with us

Lajme nga vendi

Parashutisti rrezikon këmbësorët në Ohër, për pak godet nënën me fëmijën

Published

on

Një aksident i madh u shmang për pak në shtegun e ecjes Studençishta në Ohër, kur një parashutist që po kryente fluturime komerciale me turistë pothuajse plagosi një nënë me fëmijën e tij që po ecnin përgjatë shtegut.

Sipas videos së publikuar nga Ohrid1 , parashutisti po fluturonte rrezikshëm ulët mbi zonën e këmbësorëve dhe për pak i ka shpëtuar nënës dhe fëmijës, pas së cilës ai goditi një shtyllë ndriçimi rrugor, duke e dëmtuar atë plotësisht.

Në regjistrim dëgjohet qartë britma e nënës së frikësuar, e cila arrin të shmangë tragjedinë në momentin e fundit.

 

Lajme nga vendi

Mickoski mbështet idenë e Presidentes që shtetësia e dyfishtë të ndalohet edhe për pushtetin ekzekutiv

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se e mbështet idenë e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, që përveç për deputetët, shtetësia e dyfishtë të ndalohet edhe për pushtetin ekzekutiv, respektivisht për ministrat, por edhe për presidentin.

Mickoski tha se ai personalisht ka vetëm shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

“Nëse ekspertët juridikë, ekspertët kushtetues juridikë thonë se nuk ka asnjë problem, atëherë absolutisht e mbështes.

Unë nuk kam shtetësi të dyfishtë, as nuk kam për qëllim të kem shtetësi të dyfishtë. Shtetësia ime është maqedonase, dhe po le të zgjerohet nëse e lejon ligji dhe Kushtetut”, tha Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Janevska: së bashku me partnerët vazhdojmë të avancojmë arsimin profesional dhe të lidhim atë me komunitetin e biznesit

Published

on

Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë sot u mbajt ngjarja e katërt kombëtare për ndarjen e granteve nga Fondi Rajonal për Sfida, që ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit të arsimit profesional dhe lidhjen me sektorin e biznesit.

Këtë herë u nda grant në vlerë prej 500 mijë euro për realizimin e projektit “Trajnim i mençur në përpunimin e produkteve të qumështit dhe mishit” Fakultetit të Bujqësisë pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe Shkollës së Mesme Komunale “Koço Racin” nga Sveti Nikolla, së bashku me gjashtëkompani. Me këtomjete do tëndërtohetdhepajisetQendramodernetrajnimipërpërpunimin e qumështitdhe mishit, do tëpërgatitetprogramimësimordhematerialetmësimore me ç’rast do tëmbështetendykualifikime: PërpunuesiqumështitdhePërpunuesi mishit dheproduktevetë mishit.

Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, e cila shprehu kënaqësinë që arsimi dhe komuniteti i biznesit vazhdojnë të krijojnë mundësi për të rinjtë dhe të ndërtojnë kapital njerëzor konkurrues.

“Në Maqedoni, me krenari flasim për suksesin e modelit të arsimit dual, në kuadër të arsimit të mesëm profesional. Në këtë grant njihen të gjitha praktikat e tij të mira – mundësia e partneritetit midis shkollave të mesme dhe fakulteteve, roli aktiv i kompanive, përfshirja e odave ekonomike, trajnimi praktik i nxënësve me mentorë, si dhe bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë.Qëllimi i përbashkët është zgjidhja e drejtpërdrejtë e sfidave strukturore të tregut të punës, si papunësia e të rinjve dhe mungesa e aftësive, si dhe rritja e konkurrueshmërisë së kompanive lokale,” theksoi Janevska.

Gjithashtu theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i zbaton me intensitet reformat në arsim.KonformAgjendës së Reformave, deri në dhjetor të vitit 2026 shteti ka obligim të arrijë numrin prej 700 kompani të përfshira në arsimin dual. Tashmë kjo shifër është tejkaluar dhe mbi 800 kompani janë të përfshira në përvetësimin e njohurive praktike të nxënësve drejtpërdrejt te punëdhënësi. Ndërsa siç tha Janevska, kjo shifër do të vazhdojë të rritet, sepse kompanitë e shohin përfitimin nga pjesëmarrja në arsimin cilësor të kuadrove sipas nevojave të tyre.

Advertisement

“Nxënësit gjithashtu e njohin përparësinë për të hyrë në tregun e punës ose në arsimin e lartë të përgatitur jo vetëm me njohuri teorike, por edhe me njohuri praktike nga vende konkrete pune, dhe për këtë arsye edhe numri i nxënësve në paralelet duale në shkollat e mesme profesionale është gjithnjë e më i madh nga viti në vit. Në arsimin profesional janë të regjistruar 66% e nxënësve të shkollave të mesme. Prej tyre, rreth 30% janë të regjistruar në arsimin dual,” informoi ministrja.

Duke u shprehurmirënjohjepartnerëvendërkombëtarë në arsimin profesional për investimet e vazhdueshme në përmirësimin e tij, theksoi se me Ligjin e ri përArsimin e Lartë, icilisë shpejti do të jetë para deputetëve, arsimi dual ngrihet në nivelin e arsimittëlartë. Jepetmundësiaqëmësimipraktiknëlëndët e detyrueshme, përfushatkukjoështë e zbatueshme, tëzhvillohetsiarsim dual nënmentorimin e ekspertëvengasektori real dhetënjëmentoringaprogramipërkatësistudimevenëuniversitet.

FondiRajonalpërSfidaështëinstitucionfinanciarqëkapërqëllimrritjen e konkurrueshmërisësëndërmarrjevenëBallkaninPerëndimor 6, përmesfinancimittëinvestimevenëpajisjedheinfrastrukturëpërprojektetëarsimit dual dheprofesional, tëhartuaranëpartneritet midis institucionevetëarsimitprofesionaldhendërmarrjeve. Grantetndahenpërmesnjësfidekonkurrueserajonale.

Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i ndau 73,4 milionë euro për RCF, ndërsa qeveria zvicerane, e përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, bashkëfinancoi edhe 10 milionë euro shtesë. Mjetet iu ndanë Bankës Gjermane për Zhvillim, ndërsa realizuar nga Forumi i Investimeve i Odave të Tregtisë së Ballkanit Perëndimor 6, si iniciativë e përbashkët e odave ekonomike të rajonit. Fondi zbatohet nga konsorciume konsulence.

 

Advertisement

Pas katërthirrjevetëhapura, FondiRajonalpërSfidaështëzotuartëmbështesëgjithsej 17 projekte me 91 ndërmarrjepartnerenëMaqedoni, nëvlerëprej 7,63 milionë euro. Nëthirrjen e katërtpërpropozimeprojektesh, arritën 187 shprehjeinteresingavendet e BallkanitPerëndimor, prejtëcilave 14 ishinngaMaqedonia. KomisionipërpërzgjedhjevendositëfinancojënjëprojektmëtësuksesshëmngaMaqedonia me njëshumëtotaleprej 495,350 euro.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rast tmerrues i dhunës mes nxënëseve në Shkup: E djegin me cigare dhe e detyrojnë të hajë jashtëqitje qeni

Published

on

Prindërit nga komuna e Gjorçe Petrovit kanë denoncuar për “Veçer Pres” një rast tmerrues të dhunës mes nxënëseve. Një vajzë e klasës së gjashtë ka përfunduar te mjeku dhe psikiatri pasi është djegur me cigare dhe është poshtëruar nga bashkëmoshataret e saj në parkun pranë komunës.

​Vajza ishte detyruar të hante jashtëqitje qeni, ndërsa i gjithë akti është regjistruar me telefon celular.

​”Është denoncuar se një vajzë e mitur, në dy raste, është sulmuar fizikisht nga disa të mitura të të njëjtës shkollë. Janë kryer biseda zyrtare në prani të prindërve, janë siguruar dëshmi materiale, përfshirë edhe video-incizime, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informuan nga MPB-ja për median.

Continue Reading

Më të lexuarat