Connect with us

Lajme nga vendi

Vitin e kaluar në vend u regjistruan 132 aksidente në punë, 31 prej tyre me pasoja fatale

Published

on

Gjithsej 132 aksidente në punë janë evidentuar gjatë vitit të kaluar sipas raportit të publikuar nga Shoqata Maqedonase për Mbrojtje në Punë me rastin e 28 prillit, Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ku theksohet se 31 nga këto raste kanë përfunduar me vdekje.

Shumica e viktimave ishin burra, gjithsej 26 persona, ndërsa pesë ishin gra, ku sipas strukturës moshore numri më i madh i vdekjeve u shënua te personat e moshës mes 25 dhe 34 vjeç.

Sa i përket të lënduarve, për 23 punëtorë nuk ka të dhëna për moshën, ndërsa 20 të lënduar i përkasin grupmoshës 35-44 vjeç, të ndjekur nga grupmoshat 45-54 dhe 55-64 vjeç me respektivisht 19 dhe 18 të lënduar. Industria përpunuese mbetet sektori me numrin më të lartë të aksidenteve me 33 raste, e ndjekur nga ndërtimtaria me 15 raste, administrata publike dhe mbrojtja me 12 raste, si dhe veprimtaritë e shtëpive si punëdhënës me 11 raste.

​Shoqata ka bërë një pasqyrim të veçant të ngjarjeve tragjike që shënuan vitin, duke përfshirë zjarrin në kabarenë “Puls” në Koçan, duke vënë në dukje se ky rast theksoi rëndësinë e respektimit të rregulloreve të sigurisë, menaxhimit të rreziqeve dhe mbikëqyrjes efektive inspektuese. Sipas tyre, analiza e lëndimeve duhet të përdoret si mjet për të mësuar dhe jo për të kritikuar, pasi besojnë se çdo aksident mund të parandalohet me planifikim të duhur, trajnim adekuat dhe vigjilencë të vazhdueshme. Ata porosisin se siguria dhe shëndeti në punë nuk janë zgjedhje por obligim, sepse çdo punëtor ka të drejtë të kthehet në shtëpi i sigurt dhe çdo punëdhënës ka detyrën ta garantojë këtë mjedis të sigurt.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat