Lajme nga vendi
SHMS “BESA” ORGANIZOI MARSHIN TRADICIONAL “ÇELLOPEKU 2026”
Mbi 350 bjeshkatarë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova e Lugina e Preshevës, morën pjesë në marshin tradicional “Çellopeku 2026” që u organizua nga Shoqata Malore Sportive “Besa” e Çellopekut.
Shoqata Malore Sportive “BESA” nga Çellopeku, të dielën, realizoi Marshin Tradicional me moton “Çellopeku 2025” ku morën pjesë mbi 350 bjeshkatarë nga 22 shoqata Anëtare të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare dhe bjeshkatarë nga Kosova e Lugina e Preshevës.
Para nisjes së marshit në stadiumin “Besa Arena” u mbajt një ceremoni ku Kryetari Bejtulla Hasani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe tha se ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë ide, për të përforcuar bashkëpunimin dhe për të krijuar ura të reja komunikimi.
“Kështu që ky organizim është në kuadër të unionit të shoqatave i cili kalendarin vjetor e ka të caktuar nga viti i ri për tërë vitin, ne u pozicionuam në këtë datë që ishte e lirë, kështu që kalendari ishte i ngjeshur me aktivitete të të gjitha shoqatave, gati se çdo të diel jemi të angazhuar “ deklaroi kryetari Bejtulla Hasani
Në mesin e bjeshkatarëve në Marshin tradicional Çellopeku 2026 të pranishëm ishin edhe persona të profileve të ndryshme.
“Të marrësh pjesë në bjeshkatari është një kënaqësi e veçantë si në aspektin fizik ashtu edhe në aspektin social. Është një ndjenjë e veçantë sepse në bjeshkatari nuk ka politikë, ka vetëm aktivitete, shijon natyrën, shijon shoqërinë, flasim për bukuritë natyrore. “ deklaroi bjeshkatari Enver Pajayiti
“Është kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e këtyre manifestimeve që organizohen dhe më vjen shumë mirë se në trojet shqiptare ka marrë një hov të jashtëzakonshëm ku ne si Shoqatë Besa jemi rregullisht pjesëmarrës. Uroj të gjithë organizatorët që kontribuuan dhe u morën me organizimin e këtij eventi “ deklaroi Nexhbedin Sinani bjeshkatar.
Marshi u realizua përgjatë një shtegu në rrethinën e fshatit Çellopek, në rajonin e malit të thatë, në një gjatësi prej 12 km dhe disnivel prej 500 metrave.
Pasi bjeshkatarët përfunduan ecjen malore, organizatori për të gjithë pjesëmarrësit shtroi një drekë tradicionale dhe një program të pasur me këngë dhe valle.
Organizatori për të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin dhe afirmimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për Çellopekun, ndau edhe mirënjohje.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

